Kuba zgjedh revolucionin e superluksit

anazapta

Duke ndërtuar hotele dhe fshtara turistikë me porte për jahte të “stilit Abramoviç”. Vështirë të imagjinohet diçka më pak komuniste dhe më shumë konsumiste se kjo

Revolucionin e popullit (La revolución del pueblo) të drejtuar nga Fidel Kastro bëni më mirë ta harroni. Harrojeni sepse Kuba e 2013-s po synon tani në revolucionin e superluksit. “Kuba tjetër” nuk është më ajo e Çe Gevarës dhe as ajo e partisë së vetme (e që megjithatë reziston ende). “Kuba tjetër” e këtyre ditëve është e përbërë gjithnjë e më shumë nga shërbëtorë dhe organizatorë, në shërbim njëzet e katër orë në njëzet e katër, në jahte “alla Abramoviç”, hotele madhështore, resorte turistike të stilit Kankun (Meksikë) dhe kampeve të golfit të denja për mjeshtrat e këtij sporti.

Për ta kuptuar, mjafton t’i hedhësh një sy 2 mega-investimeve të bëra nga Raul Kastro (vëllai i Fidelit), i cili sot drejton vendin. I pari quhet “Marina Gaviota” dhe është një thesar i vërtetë në sektorin e turizmit luksoz. Kjo strukturë, për të cilën deri më tani janë harxhuar rreth 1 miliard dollarë nga regjimi partner me investitorët e huaj, nuk është një koloni verore për popullin, por një fshat super ekskluziv me një port prej një mijë vendesh për barkat e të pasurve.

I vendosur në Varadero, gadishulli më i afërt me bregun e Floridas (SHBA) dhe që çdo vit e vizitojnë miliona turistë nga vende të ndryshme të botës, “Marina Gaviota” ofron që tani mikpritjen e një hoteli luksoz me 5 yje, ku çmimet sillen rrotull 200 eurove për natë, dhjetë herë më shumë se paga mesatare e një kubanezi. Së shpejti me punime të përfunduara, mund ‘të hapë portat’ për jahtet e turistëve më të pasur në botë, të gjatë deri në 150 metra dhe absolutisht jo për barkat e “pueblos” (popullit). Përkarshi tij po ndërtojnë një bllok me 200 apartamente ëndrrash, të rrethuara nga dhjetëra kilometra plazhesh parajsore.

Nga ana tjetër e ishullit, në provincën Pinar del Río, po ngrihet një tjetër pjesë e fortë e revolucionit të luksit aq shumë e dëshiruar nga Raul: “Punta Colorada Golf & Marina”. Do të jetë kompleksi më i madh turistik në Kubë, i vendosur mbi 4000 hektarë tokë, 16 kilometra plazh të mrekullueshëm, 20 mijë apartamente të pajisura me çdo lloj komoditeti, pesë hotele me 5 yje dhe shtatë kampe golfi që mund të ngjallin edhe zilinë e Tajger Uds (kampionit të botës). Dhe kjo e shqëruar me praninë e dy porteve të vegjël me një kapacitet prej 1.400 vendesh për barka.

Vështirë të imagjinohet diçka më pak komuniste dhe më shumë konsumiste se kjo. Aq më tepër që në gadishullin Punta Colorada, regjimi ka ndërmend të vendosë edhe anijet e kroçerave të cilat kalojnë nëpër Detin e Karaibeve./D.Gjuzi

4

3

1

Share This Article
4 Comments
  • SHQYPNIA PO LENGON KUR EDHE KUBA PO NDRYSHON!

    Rauli i Fidelit e ka kuptuar se me teorine e BABA Marksit ka mbjellur vetem mjerim dhe varferi ne ishullin e Lirise si “Shkemb Graniti” e komunisteve te mbare Botes, sic e quanin Kuben. Tani ka vendosur t’i drejtohet vlerave te Kapitalizmit Privat sepse jeta eshte e shkurter, por edhe nuk i dihet qe kubanezet mund te zgjodhen nga gjumi letargjik i mjerimit total ku i ka futur vellai i tij Fideli dhe mund ta flakin si leter bythe. Pse te mos behet edhe komunisti i perbetuar Raul Kastro si nje Kapitalist modern me miliarda USD asete ne bankat e huaja qe kur te vije koha t’i tregoje gishtin e mesit kubanezeve debile qe e kane votuar papushim vitet e fundit? Shembuj per kete veprim makiavelist ka shume. Mjafton te hedhi syte ne Shqypnine tone si “Shkemb Graniti” te Enver Hoxhes, por edhe te Sali Berishes se ka shume per te mesuar si mund te vjedhesh popullin dhe te behesh super miliarder kapitalist.

  • Dallimi me ne eshte se Rauli ne Kube po nderton revolucionin e Superlluksit, ndersa Saliu tek ne, ndertoi revolucionin e Supervjedhjes.

  • Rauli ka kuptuar qe nuk e mbane dot me pushtetin si deri tani dhe ka kuptuar te beje disa gjera te bukura por jo ne sherbim te popullates,qe nuk do te kete mundesite per ti shijuar ato.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *