Kuçovë, 300 tregtarë në protesta: Bashkia na rriti taksat

redaktor

Rreth 300 tregtarët e të vetmit treg të fruta-perimeve dhe atij industrial në qytetin e Kuçovës, kanë protestuar dje përpara bashkisë, kundër taksave të larta që u janë vendosur nga ky institucion ditët e fundit. Sipas tregtarëve, bashkia ka 5-fishuar taksat, duke i klasifikuar ata nga tregtar ambulant në biznese të vegjël. Kjo ka bërë që tregtarët të mbyllim dyqanet dhe t’i drejtohen bashkisë për gjetjen e një zgjidhjeje sa më shpejtë dhe përfundimtare. Vetë tregtarët pohojnë se rritja e taksave do të thotë për ta “falimentim”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *