Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Kuçovë, dhëndri vret vjehrrin e vjehrrën, plagos rëndë të shoqen
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Kuçovë, dhëndri vret vjehrrin e vjehrrën, plagos rëndë të shoqen
AktualitetKronikeLajm i fundit cicerrLajmi i fundit

Kuçovë, dhëndri vret vjehrrin e vjehrrën, plagos rëndë të shoqen

anazapta
Published February 16, 2013
Share
SHARE

Meshkujt shqiptarë vazhdojnë të mos e pranojnë dot ndarjen, kur atë e kërkon bashkëshortja. Një tjetër vrasje që ka në origjinë ndarjen e çiftit është shënuar sot në Kuçovë. Fatkeqësisht, tragjedia e sotme ka qenë e dyfishtë, pasi autori i krimit, Riza Latifi, ka vrarë dy prindërit e bashkëshortes dhe ka plagosur rëndë këtë të fundit.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotme në banesën e Rexhep Muços, në lagjen “1 Maji” të Kuçovës. Dhëndri ka vrarë me armë zjarri  vjehrrin, Rexhep Muço, dhe ka plagosur vjehrrën dhe bashkëshorten e tij. Pak kohë pas ngjarjes, ka ndërruar jetë në spital edhe Vasilika Muço, bashkëshortja e viktimës.

Autori i krimit është larguar nga vendi i ngjarjes. Burimet bëjnë të ditur se edhe gruaja e autorit të krimit, Engjëllushe Latifi, ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ndërkohë, policia është vënë në ndjekje të autorit të krimit, ndërsa paralelisht po punohet edhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes tragjike. Mësohet se Engjëllushe Latifi kishte kërkuar divorcin nga i shoqi dhe ishte kthyer në shtëpinë e prindërve.

Një ditë më parë, në Dibër u zbulua një tjetër krim brenda familjes. Xhemile Suka, 30 vjeçe, kishte vrarë katër ditë më parë vjehrrën e saj, të cilën e kishte varrosur në kasollen e lopës, në bashkëpunim me kunatën.

 

anazapta February 16, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?