Kuçovë, një grua 40 vjeçare kërcënon të hidhet nga TEC-i

Leda Hysa

Një grua nga Kuçova kërcënon se do hidhet nga maja e lartë e oxhakut në qytet.

Ajo ka hipur në majë të oxhakut të TEC-it dhe kërcënon se do të hidhet prej andej.

Gruaja në fjalë është identifikuar si Elona Bregu, 40 vjeç dhe arsyeja e këtij akti është pasi atë e kanë pushuar nga puna.

Mësohet se 10 vite më parë, edhe bashkëshorti i 40 vjeçares ka hipur në këtë oxhak duke kërcënuar se do hidhej.

Bashkëshorti i Elonës u shpreh se: “Bashkia e Kuçovës është e korruptuar. Nuk ka shtet këtu. Nuk është hera e parë që ndodh ky problem. Unë jam invalid dhe familja me 2 fëmijë të vegjël mbahet nga pensioni i invaliditetit me 100 mijë lekë. Unë dua ta fusin gruan në punë ku të jetë mundësia më e mirë. Ata e bëjnë për korrupsion dhe punë lekësh këtë. Këtë ma bënë edhe mua para disa vitesh”.

Ndersa nje përfaqësues i Bashkisë së Kucovës u shpreh se nuk behet fjale per largim nga puna, por vetem ristrukturim brenda institucionit. “Zonjës nuk i ka thënë njeri që do ikë nga puna. Do bëhen vetëm disa lëvizje. Ajo duhet të fillonte punë që sot. Nuk ka asnjë pengesë. Ishte vetëm një orgranizim i brendshëm, asgjë më shumë”, tha përfaqësuesi i Bashkisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *