Kuçovë, protestë kundër kompanisë së naftës për ndotjen

redaktor

Ndotja e shkaktuar në ajër nga përpunimi i nënprodukteve të naftës nga një kompani private, ka ngritur për të disatën herë në protestë banorët e Kuçovës. Ata thonë se nga ndotja kanë probleme me shëndetin, por nga ana tjetër firma private deklaron se përdoren filtra pastrues dhe monitorohet ndotja. Shqetësimit të banorëve u janë bashkuar edhe anëtarët e Këshillit Bashkiak. Banorët thonë se ndotja e madhe u ka krijuar probleme shëndetësore që vijojnë prej 4 muajsh. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e firmës thonë se gjatë punës përdoren filtra mbrojtës kundër ndotjes.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *