Çmenduri në Kuçovë, vritet brenda në shtëpi 22-vjeçarja, plagoset vëllai për një telefonatë të ndërprerë

Bledar Lumani

Një grindje për shkak të xhelozisë mes një çifti ka shkaktuar një të vdekur dhe një të plagosur në qytetin e Kuçovës, ndërkohë që autori i dyshuar është arrestuar më pas nga policia.

Ngjarja ndodhi mesnatën e mbrëmshme, në banesën e Kujtim Demajt.

Vajza e tij, Denisa, 22 vjeç, gjeti vdekjen, ndërsa vëllai i saj mbeti i plagosur rëndë dhe rrezikon jetën. Vëlla e motër u qëlluan me armë zjarri nga Klaus Sakolli, 29 vjeç, nga qyteti i Kuçovës.

Ky i fundit mësohet se kishte një lidhje me vajzën e cila punonte në një nga firmat e konfeksioneve në Berat.

Një grindje për motive xhelozie ka bërë që autori i dyshuar të shkojë në banesën e vajzës dhe në grindje e sipër të qëllojë me armë automatike ndaj saj, ndërkohë që në mbrojtje të vajzës ka ngelur i plagosur vëllai i saj, i cili u transportua drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë me helikopter.

Ngjarja ka ndodhur për shkak të një telefonate të mbyllur. Kështu ka deklaruar në polici, autori i krimit, Klaus Sakolli.

Ai ka thënë se Denisa i kishte mbyllur telefonin dhe kjo gjë e ka acaruar.

Unë e doja vajzën. Mirëpo ajo më mbylli telefonin dhe unë u acarova jashtë mase.

Mora të atin dhe ai me tha hajde sqarohemi nesër, por unë doja të sqarohesha sot. Pastaj shkova me armë, u hodha nga muri dhe ndodhi ajo që ndodhi”, ka thënë ai në polici.

Djali ka hyrë nga nga muri i banesës një katëshe dhe ka shqyer derën. Direkt ka qëlluar vajzën në kokë. I vëllai ka ndërhyrë për ti marrë armën dhe e ka zënë plumbi në bark. Më pas ka dalë nga muri dhe u largua”- ka dëshmuar Mynur Demaj, djali i xhaxhait të viktimës.

Share This Article
9 Comments
  • Kjo fryme antinjerzore qe po merre cdo dite jete e tyre eshte bere nje gangren per shqiptaret, Kjo eshte fatkeqesi mjafte e madhe per popullin tone. Dhq ku ta gjejme nje Enver qe i ndalonte keto vellavrasje.
    Nuk e dije se c`far fitojn keto me keto vrasje te till. Une mendoi qe mese nuk ka ligj me vdekje te merret nje mase tjet qe do ti pengoje para se te mendoj per te kryer vrasjet. Po cile. Konfiskimi i pasurise se lujtshme dhe te pa lujtshme deri ne shlyrjen e demite te jetes se tjeteri duke mbajtur femije ose prindrit e atyre qe i vrasin.Nje mase e tille do ti frenoj keto menxyra.!

  • Do ishte oportune qe lajmet te kompletohen te pakten me vendngjarjen, lagjen, fshatin apo qytetin, se Kuce( ky qytet i panjohur me 20 mije banore) eshte edhe rreth me vete.

  • Duhet te behet referendum te votohet denimi me vdekje cdo dite vrasje siguria per jeten eshte zero me keto ritme vrasjesh ku po shkojm zoti na ndimofte

  • Qe te minimizohen vrasjet per mendimin tim duhet rritur denimi per armembajte pa leje , denimi ne 30 vjet e prere e jo me letesira e kudi une cfare nxjerrin avokatet qe jane pale me ta.

  • O zoterinj pushtetare!

    Po krimi po ben kerdine more, dhe ju e kini mendjen vetem ke levdatat dhe gradat.
    Po po shuen jete njerezish per dite njerez sikur te ishin laraska dhe ju keni mendjen ke ballot, ne vend qe te merrni masa parandaluese dhe te shkarkoni urgjentisht te inkriminuarit dhe te paaftet.

    Ah dylber c’i paske bere ketij populli.

  • o njerez ngrihuni ne protesta ..kerkoni denimin me varje ….ore ekuptoni qe do trokas nje dite krimi ne deren tuaj ????? E cvlere kan lotet per femijen tend …kur ti me indiferentizmin ,ndaj femijve te botes .i ke hapur deren kriminelit …….mos u cirni per partite more mavrinj ,,,,se nje ngjyre kan ….,,O polici ,o gjykate e o shejtan ..vendosni denimin me vdekje …po keta pisat po bejne trimeri me vajzat ….

  • @kanina
    denimin me varje….
    Nuk i le Evropa zoteri , e keni humbur davane!
    Doni pashaporta e pra pranoni c’fare ju dikton evropa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *