“Kudo ku vete, çadrën me vete”, mos u gënjeni nga dielli

Leda Hysa

 

Moti mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të vendit, por vranësira të shpeshta dhe shira të dobët do të ketë juglindja.

Pas mesditës sërish vranësirat fuqizohen duke sjellë shira të përkohshëm në perëndim por rrebeshe të shkurtër në zonat lindore ndërsa bregdeti jugperëndimor vijon pa shira, thotë Meteoalb.

Temperaturat nuk kanë ndryshuar mëngjesin e të premtes por rritje të lehtë sjell mesdita duke shënuar 27°C; nesër mbeten konstante temperaturat në Veri por rritje të lehtë sjell mëngjesi dhe mesdita në Qendër – Jug.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *