Lajmi kryesor sot në Shekulli online, së paku për një copë herë, ishte se z. Ramush Haradinaj kish marrë titullin “Nderi i Qarkut të Beratit.”
Duke pasur në mendje çfarë ndodhi javën që shkoi me një titull të ngjashëm që u tha se e kish marrë z. Kreshnik Spahiu i AKZ-së, po lejohemi të kemi rezerva edhe këtë herë.
Ose ndoshta jo – z. Haradinaj është vërtet, që nga dita e sotme, “Nderi i Qarkut të Beratit.”
Por ka diçka që nuk shkon me këta tituj që jepen poshtë e lart, pa sens mase dhe ndonjëherë pa kuptim; dhe që janë të shumtë kushedi sepse nuk kushtojnë asgjë, pa çka se, pikërisht ngaqë nuk kushtojnë gjë, nuk mund të jepen kështu ad libitum.
Ca javë më parë, dëgjuam edhe që prof. Rexhep Qoses i ishte refuzuar titulli “qytetar nderi” i Tropojës.
Kjo edhe pse, sipas një logjike elementare, duhet të jesh së paku një farë qyteti, para se të shpërndash qytetari të Nderit; ndërsa refuzimin në fjalë e kish shpallur botërisht Komuna e Tropojës.
Kjo do të përbënte arsye, besoj, që komunave të mos u lejohet, me protokoll, tash e tutje, të shpërndajnë qytetarí nderi.
Vetëm para pak ditësh dëgjuam edhe për kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, që mori titullin Doctor Honoris Causa nga universiteti Sun Moon në Seul të Koresë së Jugut. Më parë Thaçi e ka marrë këtë titull edhe nga Shkolla e Gjenevës për Diplomaci.
Së paku nuk do të na e mohojnë dot, ne shqiptarëve, se u hapim intelektualëve dyert e pushtetit.
Gjithsesi, kur ia refuzuan në Tropojë Rexhep Qoses titullin “Qytetar nderi” (ende më qeshet, kur e shkruaj këtë fjali), e bënë me një motivacion që meriton të citohet:
Për marrjen e një titulli të tillë duhet që personi i propozuar të ketë dhënë një kontribut ku të ketë përfituar komuniteti i kësaj komune.
Dhe këtë nuk ke si ta kundërshtosh – edhe pse Komuna e Tropojës, që ka ndërmarrë arsyetime të tilla juridike, mund edhe të kish shkuar më tej, dhe të kish zbuluar se një autoritet administrativ lokal, i cili nuk ka tagër t’i japë kujt titullin e zakonshëm të qytetarit, nuk mund të japë dot as qytetarí nderi.
Qytetarit të zakonshëm, në Shqipëri, i njihet ky titull nga Kuvendi Popullor, ose Kushtetuta – jo nga entet lokale.
Së paku, Universiteti Sun Moon (më qeshet edhe me këtë emër universiteti), u jep tituj doktori studentëve të vet, prandaj mund t’ia japë edhe z. Thaçi, ose kujtdo zyrtari tjetër të lartë kosovar që i bie rruga andejza.
Tek e fundit, vëmendja për Kosovën dhe politikën kosovare në Universitetin Sun Moon të Seulit ka qenë gjithnjë maksimale.
Të kthehemi tani te z. Haradinaj. Sipas kriterit (precedentit) të vendosur dhe të interpretuar nga Komuna e Tropojës, ky nuk ka arsye pse të përfitojë titullin “Nderi i Beratit”, sepse – së paku me sa di unë – nuk ka dhënë ndonjë kontribut të veçantë për Beratin.
Por të paktën atij ia kursyen një honoris causa nga Universiteti i Beratit, edhe pse dinjitari nga Kosova e vizitoi atë institucion dhe mori pjesë në një ceremoni ku e mbuluan me vlerësime jo vetëm për rolin e tij si komandant të UÇK-së gjatë “Çlirimit të Kosovës”; por edhe “përballjen me Tribunalin e Hagës” – a thua se paskësh qenë fjala për qëndresën burrërore të Georgi Dimitrovit, në gjyqin e Leipzig-ut.
E megjithatë, kushedi në Berat ashtu duan të bëjnë, siç e kanë edhe të drejtën, që nuk mund t’ua vërë askush në dyshim.
Dhe ndoshta Universiteti i Beratit përnjëmend ka dashur t’ia japë doktoratën honoris causa udhëheqësit kosovar, por pastaj e ka parë të udhës të mos i bëjë karshillëk universitetit Sun Moon (dhe z. Thaçi). Në situata të tilla delikate, veç prudenca të nxjerr faqebardhë!
Jurisprudencë në Tropojë, prudencë në Berat, tha.
Gjëra pa zarar – do të më përgjigjen; të paktën popullin ta lëmë të shprehë entuziazmin e vet e të festojë, si në rastet e ngjashme të z. Spahiu dhe të z. Thaçi (por jo të prof. Qoses, i cili nuk i përmbushte kriteret, për qytetarinë e nderit në Tropojë).
Të gjitha këto lejohen, me kusht që ne të tjerëve, lexuesve të shtypit, të mos na përplasen fytyrës si lajme; sepse veç lajme nuk janë, por më tepër ngjarje të sendërtuara, për t’u dhënë një dorë varak rutinave protokollare.
haradini ka mare dhe disa tituj te tjere nderi i lushnjes,fierit,vlores e te tjere
ne ceremonite haradini thote qe do jem kryeminister dhe thaqi president
Ne turqisht kesaj pune, per ata qe nderohen po edhe per ata qe nderojne dike i thone: hallall!
Per Rexhep Qosen mendoj se ne Tropoje kane patur te drejte, sepse Rexhep WQosja duhej te kishte shpure atje keto gjera: miell (ndoshta me mire te gatuem buke), voj, zarzavate, geshtenja etj. Nuk ka perfituar komuniteti i zones nga keto gjera, atehere i propozuari nuk duhet te pretendoje: qarte dhe hapur. Por, Zoti Vehbiu, ju jeni kunder qe te na jepet mundesia te qeshim nganjehere? Se, moti per ibret-gri, ekonomia po s’do shpjegime- e zeze, politika po, per te qare; krimi, sic e degjon perdite dhe sic e tregojne varret e freskketa, ku ne si per cdo gje zeme vend te pare ne bote. Iu lutem, mos i perqeshni ata qe na bejne per te qeshur!
Eshte politkzuar me QOSJEN.Ai eshte “Nderi i Kombit”,nderimi me i larte qe jepet ne Shqiperi,ndaj litulli “qytetar nderi’ i nje komune fshati,qe per mendimin tone edhe emertesa eshte gabim,nuk ka dhe aq vlera,pasi ata tituj jane dhene dhe po jepen “me lopate” sot ne Shqiperi.
Edhe Ramushi,sipas mendjes time po mbivlersohet,po hiperbolizohet dhe po i japin publicitet teper,duke ia humbur vlerat,ndonese ata qe e dekorojne kujtojne se po ia rrsiin vlerat e tij.keto dekorime,medalje apo urdhera e tituj,jane metoda q
Eshte politkzuar me QOSJEN.Ai eshte “Nderi i Kombit”,nderimi me i larte qe jepet ne Shqiperi,ndaj litulli “qytetar nderi’ i nje komune fshati,qe per mendimin tone edhe emertesa eshte gabim,nuk ka dhe aq vlera,pasi ata tituj jane dhene dhe po jepen “me lopate” sot ne Shqiperi.
Edhe Ramushi,sipas mendjes time po mbivlersohet,po hiperbolizohet dhe po i japin publicitet teper,duke ia humbur vlerat,ndonese ata qe e dekorojne kujtojne se po ia rrsiin vlerat e tij.keto dekorime,medalje apo urdhera e tituj,jane metoda qe na i ka lene sistemi i kaluar.Pra s’jane asgje me shume.,vecse stimuj moral.
Na mbyten titujt dhe dekoratat fallco!
Po ku hyne Ramush Haradinaj qytetar nderi ne cdo qytet?
C’fare ka ba ky njeri?asgja ma teper se luftetaret tjere te U.C.K,sote na hiqet si nji politikan i moderuar,do postin e kryeministrit sapo erdhi nga Haga!c’do te thote kjo?
Politikan,karjeriste,apo asnjenes!thjeshte nji budifore i diskove te Zvicres………per fatin e keqe nuke te shprehe dy fjale si nji politikan i rendomet.
Rrofshin titujt dhe dekoratat,te gjitha nji demagogji politike.
Pse heshtet perpara Qoses?ketu ka nji prapavije politike te Sali Berishes,kjo dihet publike.
Qose eshte krenaria e kombit Shqiptare po nuke pretendone per tituj dhe grada politike,koha e ka dekuruar me medaljen e dijes dhe te personaltetit te shquar,ai eshte qytetar nderi i kombit Shqiptar.Kjo eshte e verteta…