Mijëra emigrantë kanë kaluar kufirin ditën e djeshme, për të festuar të dielën e Pashkëve në Shqipëri. Fluksi më i madh është shënuar në Portin e Durrësit dhe në dy pikat e kalimit kufitar, në Kapshticë dhe Kakavijë. Festa e Pashkëve ka shtuar fluksin, ku vetëm dje u numëruan të paktën 20 mijë persona të kthyer në të gjitha pikat kufitare. Mbi 1 mijë pasagjerë si dhe 700 automjete mbërritën me tragete të linjës Bari-Durrës. Mbi 5 mijë u kthyen në Kapshticë dhe rreth 7 mijë në Kakavijë.
