Një ngarkesë me 108 kg marijuanë u sekuestrua mëngjesin e djeshëm në kufirin greko-shqiptar në Karteri të Igumenicës. Droga u kap në mjetin e një shqiptari 36-vjeçar që u arrestua në flagrancë, por emri i tij nuk u publikua. Policia greke bën me dije se sasia e lëndës narkotike ishte shpërndarë në 100 pako dhe ishte fshehur me kujdes në bagazh. Nga hetimet paraprake dyshohet se lënda narkotike kishte destinacion Athinën dhe kishte hyrë nga kufiri shqiptar në zonën e Sarandës, ku dyshohet se veprojnë grupe kriminale.
