“Luftën që prish njerëzin s’do ta desha kurrë/ po në shkelshin kufirin do të luftoja si burrë”.
A.Z.Çajupi
Bajram Bala*
Pas çlirimit të vendit më 29 Nëntor 1944 dhe të fitores së Revolucionit popullor u hodhën themelet e Shtetit të ri. Në këtë kuadër një rëndësi të veçantë iu dha krijimit të Forcave të Armatosura të Republikës Popullore të Shqipërisë me një detyrë sublime, që të realizonin mbrojtjen e fitoreve të revolucionit popullor, lirinë e pavarësinë e Republikës Popullore të Shqipërisë.
Këto forca u përbënë nga: Ushtria Popullore, vazhduesja e drejtpërdrejtë e UNÇSH. Më dt 10.07.1945 u quajt Ushtria Kombëtare Shqiptare kurse në vitin 1949 mori emrin Ushtria Popullore e përbërë nga forcat e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe nga Forcat Vullnetare të Vetëmbrojtjes Popullore.
***
Forcat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, pjesë përbërëse e F.A. të R.P Shqipërisë, u përbënë nga Arma e Sigurimit të Shtetit, që u krijua me 20.03.1943 si shërbim Informativ me forcat partizane.
Mbi bazën e përvojës së grumbulluar gjatë Luftës ANÇ nga shërbimi informative pas çlirimit u ndërtua A.S. të Shqipërisë me organet e veta të specializuara.
Forcat e Kufirit, pjesë përbërëse e Forcave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, u krijuan më 25.04.1945 . Ato kishin për detyrë ruajtjen e kufirit në rast agresioni si dhe mbrojtjen e banorëve kufitar dhe të pasurisë së tyre nga çdo veprimtari armiqësore e keqbërëse.
Në vitin 1945-1948 forcat e kufirit përballuan me trimëri provokacionet dhe veprimtarinë tjetër armiqësore të zhvilluar nëpërmjet kufijve shtetëror.
Vetëm në vitet 1949-1954 forcat e kufirit përballuan 2334 provokacione të armiqve të ndryshëm. Në provokacionet e gushtit 1949 forcat e kufirit zhvilluan luftime të ashpra me forcat e armikut dhe bënë të dështojnë qëllimet e tij.
Edhe në vitet e mëvonshme forcat e kufirit janë ndeshur e kanë përballuar me sukses një veprimtari të gjerë e të egër armiqësore të zhvilluar nëpërmjet kufijve shtetëror
Në realizimin e detyrës së tyre të shenjtë për mbrojtjen e kufijve, forcat e kufirit u mbështeten fuqimisht nga populli i zonës kufitare.
Gjatësia e përgjithshme e kufirit shtetëror 1094 km, nga të cilat
- 627 km , kufij tokësor
- 316 km, kufi detar
- 73 km, kufi liqenor
- 78 km, kufi lumor
Ajo që mbante nën tension të strukturave dhe kuadrove të kufirit ishte dinamika e një veprimtarie të dendur. Sinjali i klonit binte në postë dhe në rastet kur prekej nga ndonjë kafshë e egër, që kalonte sa andej–këtej. Në brezin e butë gjendeshin gjurmë, që duheshin verifikuar në çdo rast.
Patrullat kufitare sinjalizonin për çdo gjë të dyshimtë deri tek ndonjë hije e padëshirueshme, që mund të fanitej si në ëndërr. Raportimi kalonte hallkë pas hallke, ndërsa kur ngjarja përbënte një problem të vërtetë zilja e telefonit binte për drejtuesit e lartë të kufirit, por edhe për vetë titullarët e Ministrisë së Brendshme.
Ruajtja e kufirit ishte një detyrë specifike.
Rëndësi kishte përballjet dhe sakrificat e një përvoje në ruajtjen e mbrojtjen e gjithë vijës kufirit.
Kur u realizua ligji themelor për kufirin?
Me daljen e dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor në Shtator 1952 “Mbi përcaktimin dhe ruajtjen e kufirit të RPSH “.
Komandat dhe shtabet kishin në dorë një akt normativ mbi bazën e të cilit do të mbështeteshin për të kryer detyrën e ruajtjes së kufirit shtetëror. Dalja me pas e instruksioneve dhe rregulloreve mbi mënyrën e organizimit dhe drejtimit të shërbimit nga posta batalioni e brigada kufitare la mbrapa frymën e partizanllëkut në bërjen e punëve, praktikat e ngushta apo tolerimet e paligjshme.
Në praktikat e përditshme të ruajtjes së kufirit si në variantet normale apo në varësi të situatës shërbimi kryhej i përforcuar (dendësim njësitesh dhe zgjatje të orareve të shërbimit, apo në rastet e operacioneve kufitare, që në esencë përfshinin kundërveprime komplekse dhe të bashkërenduara të Forcave të Kufirit krahas sukseseve ndodhte të mos realizoheshin plotësisht.
Ç`ndodhte në këto raste?
Analizat me objektivitet shpesh dilnin se ishin të domosdoshme nxjerrja e akteve nën-ligjore,etj.
Për këtë qëllim doli instruksioni i Ministrisë së Punëve të Brendshme në maj 1956 mbi “Shërbimin e pikave të kontrollit, kalimit të kufirit “, që ishte dokument shumë i rëndësishëm i kohës.
Bashkëpunimi/Ngritja e komisioneve dy-palëshe Shqipëri-Jugosllavi si dhe Greqi.
Në vitet 70 incidentet në kufi ishin minimizuar, por gjithsesi probleme kishte.
Ndërkohë dy anët e kufirit mbroheshin me fanatizëm nga palët.
Ushtarakëve shqiptarë nuk u lejohej të komunikonin me palën përtej kufirit.
Në ligj përcaktohej qartë se me ushtaraket e huaj flitej vetëm në raste të veçanta kur kërkohej ndihmë. Me qëllim që vija e kufirit të ishte e lexueshme dhe piramidat të mirëmbaheshin, u krijuan komisione të përbashkëta midis vendeve fillimisht me Jugosllavinë.
Komisionet ishin dypalëshe merreshin me pretendimin e palëve si dhe incidenteve, që ndodhnin në vijën kufitare e në afërsi të saj.
Këto komisione ishin dypalëshe dhe mblidheshin një herë në vit, një herë në Tiranë dhe një herë në Beograd.
Përveç komisionit të madh kishte dhe komisione të vogla “lokale”, që mblidheshin sa herë kishte ngjarje.
Pala Greke fillimisht ra dakord vetëm me një pikë të aktit të marrëveshjes, që kishte të bënte me mirëmbajtjen e piramidave.
U desh të vinte viti 1985, që pala greke të binte dakord për ngritjen e komisionit të përbashkët, pra shumë vonë.
Në rast lufte forcat e kufirit inkuadroheshin në drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes duke u vendosur në skalionin e parë të luftimit.
Forcat e kufirit me ndërgjegjësimin e tyre për detyrën e shenjtë dhanë kontribut të madh për mbrojtjen e Atdheut. Ata me trimëri dhe heroizëm realizonin qëllimin, që kufiri të ishte i pakalueshëm.
Armiku nuk mundi të shkelte lehtë asnjë pëllëmbë toke pasi forcat kufitare si dhe populli i zonave kufitare ishte gjithmonë vigjilent duke ruajtur ditë e natë me besnikëri ndaj atdheut dhe popullit.
Për forcat e kufirit populli kishte një admirim të madh.
Dita e 25 Prillit, dita e krijimit të armës e kufirit bënte pjesë në ditët e festave të rëndësishme. Në këto festime, që organizoheshin për këtë ditë merrnin pjesë jo vetëm forcat ushtarake dhe popullsia e zonave kufitare, por edhe punonjës nga ndërmarrjet dhe shkolla të qyteteve. Në këtë festë të gjithë së bashku kujtonin atë ditën formimit të forcave të kufirit duke uruar për forcimin e fuqisë mbrojtëse të vendit.
*Ish oficer në armën e kufirit
Lavdi Heronjve dhe deshmoireve te mbrojtejsse kufijve te paprekshem te Republikes Popullore te Shqiperise!
Psikologjia kriminale komuniste edhe sot mbizoteron ne Shqiperi ndaj ky vend nuk behet.Po supozojme per nje moment se ruajtia e kufirit nga armiqt e jashtem ishte normale, po vrasia , burgimi, si dhe internimi i farefisit, te atyre qe tentonin per aratisie, cfare llogjike njerezore kishte
Gjalle qenke o Barjam ?! Te kam njohur vite e vite me pare dhe ruaj respekt per ty . Perderi sa ia thua penes (per te shkrojtur) eshte koha per te kontribuar me mundesite qe te lejon mosha , se na mbyten idjotet e injorantet !
Nuk ke faj mor Barom,per ate qe je:
Per cfare mbrojtje kufiri,flet a derezi?
Vec armatimeve qe na kushtonin nje djalle e gjysem,ne popullit bark-thare dhe tru -thare,duhet te paguanim dhe rrogen dhe veshjen tuaj,me paranojat e hoxhes dhe shehut,qe jo greku,do na sulmoje ketu ,serbi atje,pa le,pa le social-imperialistet,qe na kishin´´hale ne sy´´.
Dhe realiteti:
Ne bythgrisurit dhe me agjerim tere jeten,ne vitet 90 sulmuam ne sulm te gjere Perendimin,duke i vajtur grekut,italianit,Gjermanit etj,pa le imperializmit amerikan deri ne zemer te kryeqyteteve te tyre,ku pa le pa le kemi ngritur dhe flamurin tone.
Jo vetem,qe nuk na sulmuan ´´armiqte´´,por ne bythjashtet,pa shkrepur asnje pushke,duke valevitur flamurin tone,vazhdojme te jetojme te lire andej,nga ku shqiptaret ndjejne qe atdheu i tyre vazhdon te mbetet i roberuar,nga tere ai lloj soj sorollopesh te degraduar pa kthim.
Dhe me tej cudia e cudia mor Barom,eshte qe shokeve te tu,sigurimsa,qe torturonin qytetarin shqiptar dhe mender diplomate,qe mbeten pa gurmaz duke share imperializmin,ky kodosh imperializem,po u jep dhe pension!!!
Eshte dhe ceshtje xhinsi mor,barom;kush na e leron deri ne shperfytyrim te races,ne ate vazhdojme ta quajme Babe.
Megjithse,nuk e kemi me dushmanin otoman neper kembe,perseri atij vazhdojme ti degjojme zerin qe ne pese te sabahut dhe ti ngrejme bythet,bashke me shallvare-kryevezirin ne krye,ne sheshin e kryeheroit tone Gjergj Kastrioti.
O TEMPORA O MORES!
Ju e keni mbrojtur kufirin nga populli shqiptar.
Ju e keni ruajtur kufirin nga shqiptaret fatkeqe,qe tentonin te arratiseshin ne boten e Lire per te shpetuar nga Junta gjakatare e enver dobicit.
Ju e keni mbrojtur kufirin nga ata kosovare naive,qe besonin se Junta gjakatare e enver hoxhes ishte qeveri shqiptare.
Ne fakt junta gjakatare e enver hoxhes u krijua nga shovuinizmi serbo malazes me Dushan Mugoshen Myladinin dhe ishin krahu i antishqiptarit me te rrezikshem serb,Alexander Rankovic,te cilin enver hoxha e dekoroi personalisht per masakren e Tivarit.
Kosovaret e arratisur binin nga shiu ne bresher.Ose perfundonin ne kampet dhe burgjet e enver hoxhes,ose riktheheshin ne dore te UDB,me te cilet Sigurimi shqiptar kishte marreveshje te fshehte.
Forcat e kufirit kane qene forcat me antishqiptare,sepse i sherbyen grekeve dhe sidomos serbeve qe shqiptaret ne te dy anet e kufirit mos bashkepunonin,por ta shihnin njeri tjetrin si armiq.
Hypokrizia qe shesin sot ficorret e Juntes antishqiptare,qe na shiten si letrare,poete,amatore te letersise etj,,eshte nje Malinjitet i xhelateve te Deges se Brendeshme Serbo-greke dhe i them kosovareve te mos i afrojne kelyshet e Rankovicit,,kelyshet e Zerves,se keta i kane sherbyer shovinizmit serbo grek,per te lidhur shqiptaret fatkeqe.
Kur Kalimi i kufirit per ne Boten e Lire u be KALIM I PALIGJSHEM I KUFIRIT,keta plera filluan te vrasin shqiptaret fatkeqe dhe te perdhunojne femrat shqiptare qe arratiseshin,,Kur vershimi i shqiptareve nuk mund te ndalej ,,..Keta oficere tradhetare te kombit shqiptare,,Braktisen detyren dhe Ftuan Andartet greke te Vorioepiroteve te Hyjne thelle ne token shqiptare dhe te masakrojne rekrutet dhe ushtaraket shqiptare ne Peshkepi.
Sepse Sigurimi Shqiptar nuk ka qene shqiptar,ka qene grek,serb,ne sherbim te serbianit enver hoxha,jo ne sherbim te Atdheut.