Kufjet e reja që ju shtojnë adrenalinën

redaktor

Kufjet e reja që çlirojnë dopaminën një substancë kimike që ndodhet në tru dhe është përgjegjësese për gjendjen e kënaqësisë, do të dalin në treg në muajin mars. Ato janë prodhuar nga kompania Nervana dhe përveçse janë efikase për të dëgjuar muzikë, kanë edhe aftësinë për të rritur adrenalinën.

Me anë të tyre do keni mundesi të dëgjoni këngë normalisht ndërkohë që një pajisje e integruar dërgon sinjale elektrike përmes kanalit të veshit për të stimuluar nervat Vegus, që ndihmojnë në çlirimin e dopaminës, substancës që kontrollon qëndrat e kënaqësisë dhe ju bën të lumtur.

SONY DSC

Gazetarja Amanda Gutterman u shpreh se ajo ishte ndjerë shumë e lumtur kur i provoi këto kufje.

“Nuk ndaloja dot së qeshuri”. Për rreth 5 minuta niveli i lumturisë sime ishte shumë i lartë” – tregon ajo.

Kufjet do dalin në shitje për 299 dollarë dhe ato kanë karikuesin e tyre special që në formë gjeneratori u transmeton energji. Sipas themelueses së  kompanisë Nervana kufjet  e lumturisë nuk kanë efekte anësore dhe nuk përbëjnë  rrezik për dëmtime të trurit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *