Kufjet e së ardhmes

Dita

Kufjet do të zëvendësohen së shpejti nga një lekoplast inteligjent që do të riprodhojë e regjistrojë tinguj e zëra në sinjale elektrike, duke zëvendësuar kështu autoparlantët dhe mikrofonët.

Revista shkencore “Science Advances” ka përshkruar ndërtimin e tyre, që do të jetë nga nanomembrana transparente dhe fleksibël, e krijuar aktualisht në laboratorët e Institutit Kombëtar të Shkencës dhe Teknologjisë në Ulsan të Koresë së Jugut.

Membrana high-tech do të jetë më e hollë se një tatuazh i përkohshëm dhe në brendësi do të ketë fije argjendi dhe polimere, të aftë për të përçuar sinjale akustike.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *