Ekspertiza mjeko-ligjore ka zbuluar se kufoma e gjetur në Dajt rastësisht nga një bari është vrarë me dy plumba.
Ngjarja duket e organizuar, pasi burri është qëlluar në kokë dhe në zemër, çka do të thotë se është ekzekutuar. Burri është i moshës nga 35 deri në 40 vjeç.
Hetimet po vijojnë tashmë për të zbardhur identitetin e viktimës, e cila besohet se është vrarë rreth 6 muaj më parë. Policia beson se i ndjeri është ekzekutuar dhe më pas është groposur aty.
Kufoma u zbulua gjatë paradites. /Dita/
