Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi u ka bërë apel bashkive që brenda muajit prill të kenë përcaktuar zonat dhe fashat e orarit ku do të lejohet dhe ku nuk do të lejohet muzika. Sipas tij asnjë biznes që shkakton ndotje akustike nuk do të tolerohet.
Gjatë forumit me kryetarë bashkish dhe përfaqësues të pushtetit lokal mbajtur në Panairin Mesdhetar të Turizmit në Tiranë, Klosi theksoi se do të fillojë inspektimet nga bashkitë me sezon më të ngarkuar turistik me qëllim verifikimin e situatës në vend.
“I bëj thirrje të gjithë kryetarëve të bashkive, në mënyrë transparente, ta komunikojnë këtë gjatë gjithë muajit prill dhe maj me çdonjërin biznes që të orientojë dhe të mendojë planbiznesin e tij që ky do të jetë një rregull i cili nuk do të tolerohet që të shkelet”, tha ministri.

Të njëjtën masë, ministri e kërkoi nga kryebashkiakët edhe për mjetet lundruese në det, ku theksoi përcaktimin e qartë të zonave ku mund të lejohen mjetet e shpejtësisë.
Klosi kërkoi gjithashtu nga bashkitë që të marrin masat për sigurinë në plazhe ku bizneset duhet të kenë patjetër një person të licencuar për të dhënë ndihmën e parë.
Hedhja e mbeturinave dhe higjiena është gjithashtu një shqetësim për të cilin kreu i Turizmit dhe Mjedisit u kërkoi të gjitha inspektoriateve dhe institucioneve të tjera përgjegjëse që të marrin masa dhe të mos tolerojnë asnjë veprim kundër ligjit.
Në fakt, në prag të çdo sezoni veror diskutohen këto tema dhe në fund të sezonit, vërehet se pavarësisht “kërcënimeve”, zhurma dhe ndotja ka qenë aty. A do të ndryshoi diçka këtë vit? Na mbetet vetëm ta shohim. e.r.dita

keni 20 vjet qe po ethoni kete gje.
Ka ndotje me te madhe Akustike o Bled djali ,
se i bohet Shqiperise,
nga altoparrlantet e Djallit maje minareve ,
5 her ne Dite , pellasin kafshet terroristet
duke mallkuar Shqiperine nji gjuhe gjarpinjesh
dhe vec ksaj dhe per cudi , asnjerit prej jushe
si shko mendja mi shkul nga minarete ,
qe i krijojn iden cdo te huaji se Shqiptaret jane
nji rrace me arabet !
Vec ndotjes akustike te tyre ,maje minareve
eshte edhe si me then ,abuzim ,kunder te drejtes njerezore ,te gjysmes tjeter te qytetarise Krishtere ose jo myslimane , qe nuk do ta degjoje ,sepse i dhembin veshet dhe kjo eshte nji padrejtesi .
Cdo te thote nji arrogance e tille ?
Ne baze te kujt ligji jane vendos ato Altoparrlante
qe te shurdhojn qytetaret 5 her ne dite ,e ne nji far menyre i behet shplarje Truri gjithe te tjerve automatikishte .Kjo eshte skandaloze ,nqs ne Shqiperi njifen te Drejtat e Njeriut !
Eshte e pabesushme se cfar politikash ndiqen ne ate vend . Por cilado te jen ato ,asnji nuk eshte ne interes te popullit shqiptare dhe si duhet te Jet ne te vertete .
Ndotjen me te madhe akustike e bejne rilindjotet qe nuk ka ore te dites e te nates qe te mos shfaqen mediave duke shurdhuar e merzitur njerezit me propaganden e tyre. Duke mos qene te zotet te bejne ndonje pune merren vec me reklamat e punes.