Kujdes ku hidhni plehrat, gjoba tani e tutje

Dita

Bashkia e Tiranës ka ngritur një Task-Forcë me punonjës të Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorëve dhe Ndërmarrjes Nr. 1, e cila ka nisur një aksion në përgjigje edhe të ankesave apo denoncimeve të ndryshme të qytetarëve lidhur kryesisht me papastërtitë dhe ndotjen e mjedisit të përbashkët.

Aksioni ka konstatuar disa raste shkeljesh nga qytetarë dhe biznese të ndryshme, të cilët ishin bërë shkak për ndotjen e ambientit.

I tillë është edhe rasti i dy bizneseve në rrugën e “Elbasanit”, njëri supermarket dhe tjetri thertore mishi, të cilët hidhnin mbetjet e aktivitetit të tyre jashtë kontejnerëve ose në rrugë.

Pasi ka marrë shqetësimet e ardhura nga qytetarët, Task-Forca ka bërë verifikimin në terren ku ka konstatuar se këto dy biznese në mënyrë të përsëritur hidhnin mbetjet jo në vendin e përcaktuar.

Për pasojë, Task-Forca ka mbajtur aktin e konstatimit ku dhe i ka lënë një afat për të marrë masat për mospërsëritjen e kësaj shkelje. Në rast se pas këtij afati bizneset që janë kapur në shkelje do të vazhdojnë sërish të hedhin mbeturinat në rrugë apo jashtë kontejnerëve, atëherë do të përballen dhe me gjobat.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *