Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Greta e do burrin demokrat! U befasova nga ato çka tha këngëtarja Greta Koçi në emisionin “Zonë e Lirë” në TV Klan. Pyetjes së moderatorit A. Çani se a do ta pranonte partnerin me bindje të majta, Greta iu përgjigj prerazi: “jo”! Kështu duhet të mendoheni mirë, që nëse guxoni t’i afroheni kësaj këngëtareje, doemos duhet t’i tregoni teserën e PD-së. Ndryshe jeni jo vetëm të refuzuar, por edhe më të urryerit e Gretës.
Fundja kjo është një e drejtë e kujtdo, qoftë të admirojë dhe të aderojë në atë forcë politike që e mendon si më të përshtatshmen. Mirëpo më surprizoi kjo çupë kur shfaqi hapur mbështetjen për Berishën dhe thirrjen për armatosjen e popullatës. Greta nuk nguroi të bëjë një rezonancë personale ku tha se ndjehet e pasigurt këtu në atdheun e saj dhe tonin. Ndaj mbështeti fuqishëm deklaratën e “strategut” Berisha, d.m.th të armatosemi ne qytetarët që të mbrohemi nga qeveritarët. Greta dhe Saliu qenkan të kërcënuar! P. Pjetri
