Kujdes! Kujdes me ato që fusni brenda trurit për seksin!

editor

Organi i parë seksual është truri. Prej aty niset impulsi, dëshira apo instikti seksual.

Është pra, sistemi nervor qendror që “merr vendimin” – shpesh pa dijeninë tonë – si dhe me kë të shkojmë në shtrat. Në të mirë dhe në të keq.

Po flasim për intuitën e parë psiqike me karakter seksual që kishte lokalizuar Frojdi në veprën “Eros dhe Thanatos” në fillim të viteve ‘900.

Ka raste kur truri prodhon seksofobi (frikëra nga seksi) të cilat të bëjnë ta jetosh seksualitetin shumë keq, duke e rrethuar atë me ankthe dhe pritshmëri të ekzagjeruara.

Edhe në këtë rast është psiqika jonë që kthehet në një gjenerator potent të fantazmave që na bëjnë të humbim bukurinë e seksit.

Seksualiteti ka një autostimë të vetën që njihet si “vetëvlerësimi erotik” dhe që i referohet aftësisë për ta përjetuar seksin pozitivisht.

Sa më e lartë të jetë kjo autostimë, aq më e lartë është kënaqësia (jo vetëm fizike) që merret nga një raport seksual.

Gjithçka nis nga perceptimi që kemi për veten dhe për trupin tonë që nuk duhet të jetë domosdoshmërisht perfekt për të joshur seksin tjetër. Nuk është përsosmëria në vetvete, por mënyra si e perceptojmë ne veten, ajo që bën realisht diferencën.

Dhe në fakt autostima erotike mund të kultivohet.

Është e rëndësishme ta mendojmë veten si një person të aftë për të joshur, për të prodhuar emocione, për të qenë i dashuruar dhe i dashurueshëm. Në këtë vrull të të menduarit të vetes si “person erotik”, me kalimin e kohës bëhemi vërtet të tillë.

Të njohësh veten, të njohësh të tjerët, të informohesh mbi seksologjinë dhe aspektet e saj fizike dhe psiqike… Të gjitha këto ushqejnë vetëdijen mbi potencialin tënd erotik, që në praktikë përkthehet si mundësi për të jetuar eksperienca seksuale emocionalisht të shëndetshme.

Në të kundërt, kush ka një austimë erotike të ulët, do shkojë drejt eksperiencave seksuale vetë-zhvlerësuese dhe jodinjitoze.

Në rastin e femrave mund të shkojë në shtrat me persona që nuk i pëlqen realisht 100 përqind, apo më keq akoma do përfundojë e keqtrajtuar.

Gjithçka që duam të themi është: Kujdes me ato që fusni brenda trurit për seksin!

b.m. / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *