OBSH, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar të hënën se numri i rasteve me koronavirus në të gjithë globin është në nivelet më të larta, që nga fillimi i pandemisë.
Adhanom Ghebreyesus, drejtuesi i organizatës, duke folur në konferencën për shtyp të mbajtur të hënën nga Gjeneva, tha se në katër ditët e fundit kemi regjistruar numrin më të lartë të rasteve të raportuara deri më tani.
Ai shtoi më tej se në të gjithë botën, ne tani po shohim një rritje të numrit të rasteve të raportuara me COVID-19, veçanërisht në Evropë dhe Amerikë. Tedros paralajmëroi gjithashtu kundër idesë së imunitetit të tufës.
“Imuniteti i tufës kundër fruthit kërkon që rreth 95% e popullatës të vaksinohen. 5% i mbetur do të mbrohet nga fakti që fruthi nuk do të përhapet në mesin e atyre që janë vaksinuar. Me fjalë të tjera, imuniteti arrihet duke mbrojtur njerëzit nga virusi, jo duke i ekspozuar ata ndaj tij. Imuniteti i tufës nuk është përdorur kurrë si një strategji për t’iu përgjigjur një epidemie, aq më pak një pandemie. Është shkencërisht dhe etikisht problematik.” –shtoi Kreu i OBSH.
h.b/dita
