Një telefon iPhone 5C u tejnxeh në xhepin e pantallonave të një burri, duke i shkaktuar djegie të shkallës së tretë në këmbë, informon ‘The Independent’.
Incidenti ndodhi në Nju Jork kur Erik Johnson, 29 vjeç, ishte duke ecur në rrugë dhe i ranë nga dora çelësat. Në momentin e përkuljes ndjeu një shpërthim në këmbën e tij dhe menjëherë hoqi pantallonat për të shmangur që flakët t’i përfshinin gjithë trupin.
Kompania Apple nga ana e saj tha se po heton shkaqet e këtij incidenti.
