Dërguar me SMS
në numrin e redaksisë
“Nuk ka miqësi midis shteteve, ka vetëm interesa!” (Charles de Gaulle). Me dy fjalë ka thënë shkurt dhe prerë një të vërtetë të madhe. Për miqësi me ne flasin edhe fqinjët tanë jugorë e veriorë, por askush nuk mund të thotë që ata janë shëruar nga sëmundja patologjike e shovinizmit ndaj nesh, për të cilën ndjehen në mëkat po nuk e deklaruan herë pas herë. Gjithë problemi është se si luhet loja e interesave, të cilët janë të ndryshme në çdo miqësi shtetesh. Ndryshe nga të gjithë vendet tjera, interesat turke (në miqësitë me ne) janë interesa ideologjike, ndërsa “harxhet” do i paguajmë më vonë, madje me një kamatë shumë të hidhur.
