Kujdes nga pleshtat politikë

redaktor

Viti që shkoi ishte shumë i rëndësishëm për Shqipërinë. U realizua një rotacion aq i shumëpritur .nga shumica e shqiptarëve. Ashtu si shumëkush, edhe unë e ndjej klimën e një koncepti tjetër qeverisës, krejt të kundërt me atë të shkuarin.Edhe pse jemi pak të kënaqur me shpejtësinë e reformave, një gjë është e padiskutueshme: Kemi hyrë në një rrugë të re zhvillimesh pozitive që shpresojmë se do të jenë të suksesshëm.

Si çdo rrugë, edhe kjo ka pengesat e veta. Por më e keqja është kur këto pengesa shkaktohen nga individë brenda llojit. Këta, “brenda llojit” punojnë fort për të krijuar domenet e tyre, parcelat moçalishte. Dhe vjen një moment…Vjen një moment kur ndihen pashallarë, humbasin kontrollin dhe iu çahet korraca e moçalishtes duke qelbur gjithë dynjanë. Është pikërisht kjo specie brenda llojit, e cila si një simbiozë, si një këpushë, i është ngjitur dhe nuk i shqitet shoqërisë shqiptare për dekada të tëra.

Ajo është e kudondodhur, është si një vemje në të gjtha qelizat e shoqërisë shqiptare; gjithmonë në gadishmëri si një ushtri pleshtash politikë që kërcejnë nga një parim tek tjetri, nga një parti tek tjetra; hipokritë që e luajnë rolin e tyre plot passion, me kurajo të pabesueshme për t’i trajtuar njerëzit si mjet argëtimi apo si plaçkë lufte. Këta njerëz janë gjithmonë në rol, pa mundur që të jenë qoftë dhe një çast të vetëm të sinqertë kur komunikojnë me publikun. Unë mendoj se ka ardhur koha të luftojmë kundër këtyre që na trajtojmë sikur te jemi me tru gomari.

Zoti Kryeministër! Po të ve në dijeni se një të tillë e ke në Koorporatën e naftës dhe në krye të saj. Ky, i paudhi, e quan veten mbret dhe i trajton naftëtarët fisnikë si të ishin trutharë. Shumë inxhinerë, teknikë, juristë, ekonomistë dhe punonjës të tjerë, pranuan VKM-n dhe daljen nga puna sipas këtij vendimi. U futën në skemë, filluan të merrnin asistencën dhe një ditë të bukur, asistenca u ndërpre. Shkaku: Punonjësit e kishin hedhur në gjyq pas gënjeshtrës së madhe të dhënies së rrogave shtesë të firmosura nga të dyja palët. “Çuditërisht” gjykata e Fierit i dha të drejtë naftëtarëve. Gjej rastin të falenderojë grup-gjyqëtarët që vunë në vend drejtësinë, pa shkelur ligjin. Ogur i mirë ky. Diçka po lëviz. Bravo. Por ndodhi ajo që pritej. Të paudhit të Albpetrolit nuk i erdhi mirë, iu prish terezia, doli nga maska dhe me fjalorin e tij të pistë e prej rrugaçi, e dini çfarë tha? “S’kanë për të marrë asnjë kacidhe, ko..t e mia do të marrin.”!!! I gjori, kujton se i ka me vlerë ato të shkreta. Mbetet ta marrin këtë kec-pupagjel, ta shtrojnë në një dyshek, t’i bienë me një dybek dhe të shohim ç’do të nxjerrë, flori apo kakardhi…Të hidhet përpjetë ky pelivan politik se naftëtarët fisnik do t’i marrin lekët që i takojnë. Veçse natyrshëm lind pyetja: Nga do të dalin lekët që do paguhen për gjyqet, nga xhepi i pupagjelit, apo nga buxheti fukara i shtetit?

Le të vazhdojmë me hynere të tjera të këtij pleshti politik. Ndër vendet e lira të punës në Albpetrol, m’u dha edhe mua fjala për punësim, si një ish-naftëtare e vjetër. Më pritën, më dëgjuan, por vonë arrita të kuptoj që asnjëherë nuk e hoqën maskën e hipokrizisë, dhe duke njohur bekgraundin tim familiar nuk më thoshin dot troç se “sot, një dhe një nuk bëjnë dy si dikur, por dhjetë, prandaj hap rrugën se s’je për ne”. Por unë përsëri kisha besim.. Një ditë prej ditësh kur premtimet ishin bërë me pashë, unë mendova për një dhuratë simbolike për këtë specie që ato ditë ishte bërë baba, të shoqëruar me një mbishkrim hyjnor: “Erdhi në jetë një engjëll! Dhe Zoti tha: – Rrethojeni me dhurata që të ndjejë mirësinë (Bibla)”. Po kujt ia kisha dorëzuar këtë? Ia kisha dorëzuar një të paudhi. Them një të paudhi se që nga ajo ditë, qëndrimi ndaj meje ndryshoi krejtësisht. Pra, nga ai moment unë isha për ta, një person pa vlerë. Them, për ta, sepse prapa tij fshihet deputeti i shumëpërfolur, K.Kokëdhima. Dhurata ime ishte e vogël. Nuk ishte si ajo e drejtoreshës së arsimit përshembull (gjej rastin të falenderoj Ministren e Arsimit zonjën Lindita që e largoi nga stafi atë; e përsëris, diçka po lëviz. Përgëzime Lindita, kurajo edhe për ministrat e tjerë).

Shpresa ime për punë zgjati 8 muaj. Për një moment m’u duk vetja e mbërthyer nga kompleksi i Stokholmit dhe më keq akoma, se mos në Shqipërinë tonë po instalohej fenomeni i “pulës së rrjepur” të Stalinit. Ngrita kokën lart dhe iu drejtova Zotit: “O Zot, si ka mundësi?!”. Mu kthye përgjigja: “E pra si ka mundësi?” Tani më shumë se kur, më lind e drejta të pyes:- Ku e gjejnë mbështetjen këta drejtorucë, këta liliputë, sekretarucë, rrugeçër ordinerë? Kush fshihet pas tyre? Tashmë kjo ka dalë qartë. Prapa tyre fshihen deputetë, të cilët padrejtësisht, kanë marrë atributin e të qenit të plotfuqishëm; kanë marrë atributet e shtetit duke zëvendësuar zyrat e punës.

Kujdes zoti Kryeministër! Rreth e rrotull po të krijohen moçale të një lloji të veçantë. Mbartin ca mushkonja ato, që kur të pickojnë të dhëmb deri në lëndim. Mos i ler të të lëndojnë; ka ardhur koha të hedhësh hapin tënd të rëndë dhe t’i shtypësh. Unë që mora guximin të shkruaj dhe shumë të tjerë, besojmë tek fjala e dhënë se ju do të hyni në histori për një Shqipëri ndryshe.

 

 

Share This Article
5 Comments
  • Eshte nje koment teper i mire,i paster e pa dredhime te gjuhes.Flet shkoqur per hallin e saj por qe eshte ose mund te behet halli e problemi i shume shqiptareve.Falenderoj gazeten “Dita” per botimin e shkrimeve te tilla nga populli i thjeshte.Keto qe lexova sot tek “Dita” i shkruan naftetarja shqiptare,puntorja e flakur ne humneren e madhe te papunesise.I ka vuajtur mbi kurriz e varfra edhe diktatin e pronarit arrogant me lidhje te forta ,edhe mungesen e drejtesise dhe i drejtohet tani me zemer ne dore kryeministrit shqiptar,duke i kerkuar mbajtjen sa me pare te premtimeve elektorale,pa i kursyer edhe vleresimet e saj modeste per hapat e para,per arritjet e para drejt ndryshimit te vertete,drejt drejtesise se vertete.
    Duke mos pasur asnje mundesi tjeter per ta ndihmuar kete bashkeatdhetare ne hallet e saj te perditshme e te familjes se saj shpreh solidarizimin tim te plote me kauzen e saj dhe mbeshtes plotesisht thirrjen e saj.Nje thirrje kam edhe une,populli punetor por edhe intelektualet t’i bashkohen zerit te saj,veprimit te saj,thirrjes “Duam drejtesi dhe e duam tani!”

    • “diktatin e pronarit arrogant”

      Z.Bashkim, pronari i Albetrolit eshte shteti ndersa arrogantet drejtues jane vetem gangsteret e radhes qe sillen sikur ta kishin prone private.
      Verej nga artikujt qe publikohen se ka nje perplasje midis Koco Kokedhimes dhe mediave si Tema e Dita, sepse eshte e qarte qe kjo nuk behet per te mbrojtur interesin dhe te miren e qytetareve.

  • nje miku im i hequr nga puna paasnje arsye me thote.kujtoja se nuk me deshte njerka tani e kuptova qe nuk me do NENA.

  • Zonja Leta, e dini ju qe te ofrosh dhurata ne kembim te nje vendi pune perben nxitje ne krim? Kur dhurata juaj nuk u pranua ky drejtues u be i lig. Nese do e kish pranuar ju “si eshte e modes tani’ do kishit kaluar ne planin B dhe do e kishit regjistruar momentin si korruptiv.
    Sa me shume te kemi drejtues te tille qe te mos joshen nga dhurata e lavde me shpejt do e ndihmojme meritokracine te sundoj ne kete vend

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *