“Kujdes se ta merr tjetra bukën nga goja”

entela

Një ngjarje gati e pabesueshme ka ndodhur në Venecia.

Një pulëbardhë i ka rrëmbyer nga dora sanduiçin një turisteje.

Turistja amerikane, e cila po shijonte ushqimin e ulur në stolat e sheshit San Marco, “u sulmua” nga shpendi i bardhë.

Me sqepin e saj të madh, pulëbardha i mori sanduiçin nga dora gruas pa e prekur fare atë, pastaj u arratis.

Eh, uria çfarë nuk bën!  Vjen tjetra fluturimthi, ta merr bukën nga goja dhe nuk ke se si mbrohesh, të mbetet vetëm ta shohësh teksa zhduket drejt qiellit me ushqimin tënd…

Momenti është fotografuar dhe pamjet janë spektakolare. e.r/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *