Kujdes, të mos bëhemi si lopa që i fut shqelmin kusisë

Dita

Rrjetet sociale kanë shpërthyer nga gëzimi, pas vendimit të CAS për t’i dhë- në tre pikët Shqipërisë. Pothuajse të gjithë kanë shprehur euforinë e tyre për këtë vendim, me mënyra të ndryshme.

Ka pasur nga ata madje, që shkruajnë se kjo ditë duhet të shpallet edhe Festë Kombëtare. Ndërkohë, nuk kanë munguar as momentet e ndryshme për të bërë humor me këtë vendim.

Edhe pse FSHF e mori atë që priste, tani duhet punë vigane që ndeshja në Shkodër të shkojë pa asnjë incident, për të mos u bërë si lopa që i fut shqelmin kusisë së mbushur.

Kujdes nga provokimet, se tani humbja është e hidhur 10-fish.

Share This Article
3 Comments
  • ndeshja me serbinë nuk duhet luajtuar në shqipëri.

    mjafton njëri në 15000 veta që të bëj një budallikë dhe të iki qualifikim.

    • E di qe se ke keq ti…ata vetem per hakmarrje u punon mendja tashi…nuk e di po autoritetet tona duhet te llogarisin mire masat e sigurise dhe cdo kontingjence te mundshme…nga kta pret gjithcka…jane komb i semure…

  • Trimat e Skenderbeut c`eshte kjo fitore?Rruga eshte e gjate dhe kundershtaret quhen futbollista.Duhet fituar me Danimarken ne Danimarke,me Armenine ne Armeni,me Serbine ne Shqiperi,me Portugaline gjithashtu.Kundershtaret nuk jane amatore kalceto!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *