Një ndër prioritetet e Bashkisë së Tiranës këto tre vite ka qenë dhe ruajtja dhe përkujdesja për monumentet e kulturës së qytetit si simbole të rëndësishme që tregojnë vlerat materiale, shpirtërore dhe zhvillimin në shekuj.
Specialistët e Bashkisë së Tiranës kanë bërë të mundur riparimin e Monumentit të Pavarësisë që ndodhet në Parkun Rinia përgjatë Bulevardit kryesor.
Krahas përforcimit të bazamentit, kjo vepër është pastruar nga mbishkrimet e qytetarëve si dhe janë bërë riparimet e dëmeve të shkaktuara nga qytetarë të papërgjegjshëm.
Monumenti është 6.5 metra i lartë dhe 5.5 metra i gjerë, dhe peshon 15 tonë dhe është simbol i rezistencës shqiptare në kohë dhe luftëra të vështira.
Ka formën e një kulle të hapur dhe simbolizon hapjen e rrugës së Shqipërisë drejt pavarësisë.






o.j/dita

Monumenti duhet rrethuar me nje gardh te ulet e te bukur qe ndalon hyrjen dhe prekjen me dore nga vizitoret.
Kjo eshte halja qe beri esadisti dobic i Serbise per pavaresine. Perse nuk beni nje gje te bukur ashtu sic ju dini te beni z. Veliaj po merreni me kete hale publike. Pavaresia meriton me mire se kjo shurrtore publike.
Shumë mirë deri këtu. Por është turp për Bashkinë dhe Ministrinë e Kulturës, që piedestali i Ismail Qemalit, babait të Pavarësisë, në lulishten pranë Kuvendit është qysh nga viti 2012 në gjëndje skandaloze. Të vjen turp të shohësh grupe turistësh që ndalojnë aty dhe kur ciceroni u spjegon se kush është ata bëjnë edhe ndonjë fotografi. Kam shkuar qysh në shtator 2014 në Ministrinë e Kulturës dhe me gojë më premtuan se do ta ndjekin. Por më thanë se me të duhet të merret Bashkia. I bëra letër zyrtare me emër Erion Velisë, ku i shpreha shqetësimin (të thuash se këtë duhet t’ua bëja unë prezent) dhe i kërkoja që përgjigjia më e mirë do të ishte nëpërmjet rregullimit të piedestalit. Për fat të keq, asgjë nuk ja ndryshuar deri më sot. Epo, ngushëlloj veten, piedestali i Ismail Qemalit nuk sjell vota! Po serioziteti i shtetit ku është? Po deputetëve që e shohin përditë nuk u vjen turp? Eh, ç’them dhe unë! Po nga ta shikojnë baballarët e sotëm të kombit? Ata nuk lëvizin me këmbë dhe xhamat e makinave i kanë të zeza!!…Mbaj shpresë se në 2022, që përkon me 110 vjetorin e Pavarësisë të rregullohet, ose të hiqet fare që aty. Do të ishte më serioze.
Bureto,kerkon ndenje Atdhetare edhe seriozitetin e shtetit tek Kumbaro,qe nuk eshteshqiptare,e qe le gjithe trashegimine shqiptare me u shemb?
Qe te respektohen vlerat qe permend,duhet te kemi nje qeveri me shqiptare qe punojne per shqiptaret kurse ne kemi gjithe minoritetet e asnje shqiptar aty…