Pranvera Kola – DITA
Një ndër shqetësimet e shpeshta që raportohet tek të gjitha grupmoshat është edhe dhimbja e kyçit të këmbës, kjo veçanërisht tek personat që merren me ushtrimin e sporteve dhe aktiviteteve të ndryshme fizike.
Mjekja Ilda Xhelili ndalet në detajimin e shkaktarëve dhe simptomave që çojnë në shfaqjen e këtyre dhimbjeve, si dhe masave që mund të merren për lehtësimin e tyre, duke filluar nga këshillat e thjeshta praktike gjatë përditshmërisë, si dhe përdorimi i medikamenteve, apo edhe ndërhyrjeve kirurgjikale.
Mjekja shpjegon se kyçi i madh i këmbës është një nyje e aftë për të lëvizur këmbën në dy drejtime kryesore: lartë-poshtë, si dhe majtas-djathtas, teksa luan rol të rëndësishëm edhe në mbajtjen e ekuilibrit të trupit. Sipas saj, nga pikëpamja anatomike, kyçi i këmbës formohet nga tre kocka: fundi i kockës së jashtme të kërcirit (fibula) dhe fundi i kockës së brendshme të kërcirit (tibia), të cilat bashkohen me një kockë të madhe të quajtur talus.
“Kështu, të tria së bashku formojnë kyçin e këmbës, i cili jo rrallë vuan nga dhimbje të ndryshme, të forta, ose të buta dhe që mund të prekin si anën e brendshme, ashtu edhe anën e jashtme. Nga secila anë e kyçit kemi elementë të fortë lidhës (ligamentet), të cilët sigurojnë qëndrueshmërinë e tij.
Po ashtu, kyçi i madh i këmbës është i rrethuar nga një kapsulë e fortë fibroze, por edhe nga tendina të fuqishme (pjesa e fundit e muskujve) që realizojnë lidhjet e fuqishme me kyçin e madh të këmbës. Tendini më i madh quhet ai i Akilit, i cili e mbështjell nga prapa kyçin e këmbës.
Muskujt e fuqishëm janë të vendosur në pjesën e pasme dhe të përparme të këmbës. Pikërisht këta muskuj kontraktohen dhe relaksohen në mënyrë të vazhdueshme gjatë ecjes. Dhimbjet e ndryshme të këmbës mund të prekin direkt, si: kyçin e këmbës, ashtu edhe tendinat e ndryshme që mbështjellin atë”, thekon mjekja Xhelili.
Cilët janë shkaktarët më të shpeshtë të këtyre dhimbjeve?
Shkaktarët më të shpeshtë janë dëmtimet e ndryshme gjatë aktiviteteve sportive dhe traumat. Po ashtu ndikojnë edhe sëmundje të ndryshme, siç është artriti reumatoid, apo dhe probleme të tilla që lidhen me mungesën e kripërave duke shkaktuar dhimbje muskulare dhe kockore.
Dëmtimet kryesore janë ato të ligamenteve, të cilat përbëjnë edhe dëmtimet kryesore të aparatit muskulo-skeletik. Këto lëndime mund të vijnë si rezultat i shtrirjes së papritur të këmbës, gjatë hedhjeve nga lartësia, apo rrëzimeve të ndryshme që shoqërohen me përdredhje nga jashtë, ose nga brenda të këmbës.
Me çfarë simptomash shoqërohen këto dëmtime?
Këto dëmtime shoqërohen me ënjtje (edema), skuqje dhe pastaj nxirje të zonës përreth kyçit, kjo si rezultat i dëmtimit dhe çarjes së enëve të gjakut dhe rrjedhjes së gjakut në brendësi të indeve lokale. Edhe vetë ekzaminimi i zonës së dëmtuar mund të shkaktojë dhimbje të forta gjatë lëvizjes së kyçit të këmbës.
Si diagnostikohen?
Shkalla e dhimbjes nuk mund të tregojë domosdoshmërisht shkallën e dëmtimit të ligamenteve, prandaj përveç ekzaminimit fizik nevojiten edhe ekzaminime të ndryshme radiologjike. Ekzaminimi me rreze X mund të vlerësojë mundësinë e thyerjeve kockore (frakturave), të cilat mund të ndodhin edhe pa praninë e dhimbjeve.
Çfarë duhet bërë për lehtësimin e këtyre dhimbjeve?
Këto lloj frakturash ndodhin zakonisht te njerëzit me kocka të dobëta, si për shembull ata që vuajnë nga osteoporoza. Ndonjëherë këto janë thyerje shumë të vogla dhe kalojnë me dhimbje të buta, ose pa u dalluar fare.
Në këto raste nëse nuk konsiderohet e nevojshme ndërhyrja kirurgjikale, apo imobilizimi me gips, rekomandohen fillimisht kompresa me akull, pushim dhe kufizim të ecjes për të zvogëluar peshën mbi kyçin e dëmtuar. Këmbët gjithashtu mund të ngrihen lart me jastëkë, mbi nivelin e shtratit për të zvogëluar edemat. Paketat e akullit lehtësojnë dhembjet.
Paketat e akullit duhen mbështjelle me një napë pambuku dhe vendosen për 10 minuta mbi kyçin e dëmtuar me interval 10-15 minuta, pra nuk duhen mbajtur pa ndërprerje. Për lëndime më të rënda vendoset imobilizimi me fashitura, ose material gibsi.
Kur janë të nevojshme ndërhyrjet kirurgjikale?
Ndërhyrjet kirurgjikale janë veçanërisht të domosdoshme për personat që ushtrojnë aktivitete sportive, në mënyrë të veçantë atletikë. Gjithashtu, pjesë e rëndësishme e programit të rehabilitimit është edhe fizioterapia, e në mënyrë të veçantë ushtrimet që forcojnë muskujt e këmbës.
Medikamentet kundër dhimbjes dhe inflamacionit (infeksionit) merren gjithmonë me përshkrimin e mjekut. Në rastin e aksidenteve të rënda, lind nevoja e ndërhyrjeve të menjëhershme kirurgjikale.
Sa e rëndon kyçin e këmbës infeksioni i tendinit?
Dhimbje të forta të kyçit të këmbës mund të shkaktojë edhe tendinitis që do të thotë inflamacion (infeksion) i tendinit. Tendinitis i kyçit të këmbës rezulton më shpesh nga trauma, por edhe sëmundje të tilla inflamatore, si: artriti reaktiv, artriti reumatoid, apo spondiniti ankilozant.
Të gjitha format e tendinitit shkaktojnë dhimbje, ënjtje dhe butësi në zonën e tendinit të përfshirë. Fillimi mund të jetë i menjëhershëm si në rastin e një dëmtimi atletik.
Si duhet trajtuar ky rast?
Trajtimi i menjëhershëm i tendinitit përfshin imobilizimin e zonës dhe ngritjen e këmbës për kufizimin e peshës, si edhe përdorimin e barnave antiinflamatore (ibuprofen, ketoprofen), apo edhe të antibiotikëve, gjithmonë sipas porosisë së mjekut.
Problemet më të mëdha paraqiten veçanërisht gjatë dëmtimit të tendinit të Akilit. Ai kërkon një vlerësim mjaft të kujdesshëm të situatës. Infeksionet e mirëfillta të kyçit të këmbës janë të rralla.
Cilat kategori rrezikojnë më tepër nga këto infektime të tendinit?
Ato zakonisht ndodhin si rezultat i baktereve që futen në kyçin e këmbës përmes plagëve, ose traumave të shpimit. Pacientët me dëmtim të sistemit imunitar, si përshembull ata me SIDA, ose sëmundje të tjera imune, janë të predispozuar më tepër ndaj infeksioneve.
Po ashtu edhe pacientët diabetikë janë të predispozuar, si edhe ata që përdorin preparate kortizonike për periudha të gjata. Mund të përmendim gjithashtu si shkaktar të dhimbjeve të kyçit të këmbës edhe sindromin e tunelit tarsal. Kjo vjen si rezultat i një shtypjeje nervore në kyçin e këmbës, të brezit nervor që kalon në këtë zonë.
Cila është ecuria e këtyre dhimbjeve në kyçin e këmbës?
Gjithçka varet nga dëmtimi specifik, si edhe shkalla e dëmtimit. Ndonjëherë, dëmtimi i ligamenteve shoqërohet me lëshim të tepruar (relaksim) të tyre, duke shkaktuar kështu lëvizjen e tepruar të nyjeve dhe si përfundim edhe dhimbje të vazhdueshme (kronike). Nëse një sëmundje themelore është shkaktar i këtyre dhimbjeve, atëherë ecuria do të varet sigurisht nga trajtimi i problemit themelor.
A është e mundur ta parandalojmë?
Sigurisht që për këto raste, problemi kryesor mbeten aktivitetet specifike sportive. Prandaj shmangia e dëmtimit nga sportet me anë të udhëzimeve të duhura dhe stërvitjes së rregullt fizike mund të minimizojë rrezikun e zhvillimit të dhimbjeve të kyçeve të këmbës.
Po ashtu ndikon pozitivisht edhe trajtimi në kohë i patologjive të ndryshme inflamatore dhe forcimi i sistemit imunitar. Pjesë e kujdesit duhet të jetë edhe ushqyerja e shëndetshme, përdorimi me kujdes dhe sipas rekomandimeve të barnave, si dhe ndjekja e udhëzimeve të specialistëve në format e të ushtruarit të aktiviteteve fizike.
Trajtimi i dhimbjes në gishtin e madh të këmbës
Një ankesë mjaft e shpeshtë është dhimbja në gishtin e madh të këmbës dhe artikulcionin pranë tij. Fillimi i papritur i dhimbjes me ënjtje dhe skuqje është një shembull klasik i krampeve muskulare të atë zonë (përdhesi). Shkaktarë të tjerë mund të jenë gjithashtu osteoartritet, infeksioni i kockave të vogla që formojnë gishtin e madh, si edhe podagra që ka të bëjë me grumbullimin e kripërave të acidit urik në këtë artikulacion.
Jo rrallë gishtat e këmbëve përfshihen nga spazma të menjëhershme duke shkaktuar kërrusje, përthyerjen e menjëhershme të tyre. Shkaku kryesor janë prishja e balancave të elektroliteve në qarkullimin e gjakut (kalium, kalcium, ose vitamina D).
Po ashtu nivelet e hormoneve gjatë shtatzënisë, apo sëmundjeve të tiroideve mund të jenë shkaku i shpeshtë i shqetësimeve në këmbë. Në këto raste rekomandohet ruajtja e hidratimit të organizmit, përdorimi i këpucëve të duhura veçanërisht gjatë aktiviteteve sportive, si edhe forcimi i muskulaturës së brendshme të këmbëve duke ecur zbathur në sipërfaqe natyrore (rëra, bari).
Infeksionet mykotike të thonjve
Në praktikën e përditshme mjaft të shpeshta janë edhe infeksionet mykotike të thonjve, të cilat shkaktojnë trashje dhe zverdhje të thonjve, si edhe shkëputje të tyre nga indi. Por, ky fenomen vihet re edhe në sëmundje të tilla, si: edema limfatike, artriti, sëmundje të mushkërive apo dëmtimet e shpeshta nga shtrëngimi i këpucëve. Shumë persona ankohen për thonj të bardhë.
Një nga arsyet kryesore të kësaj pamjeje është sëmundja e psoriasis, e cila ndikon në pamjen dhe cilësinë e thonjve. Po ato mund të jenë gjithashtu pasqyrë edhe e problemeve të brendshme të organizmit të njeriut. Është mjeku specialist ai që përcakton trajtimin që duhet të ndiqni në këto raste.
Dhimbjet e thembrave
Jo të rralla janë edhe dhimbjet e thembrave që shkaktohen nga shumë faktorë, si për shembull dëmtimi i tendinit të Akili, tumoret e
kockave, infeksionet, dëmtime të nervave, artriti, bursitis. Mjafton një grafi e thjeshtë e këmbës për të përjashtuar shumë nga këta faktorë.
Nëse gishtat e këmbëve marrin ngjyra të ndryshme (të bardhë,blu, të kuqe) kemi të bëjmë më spazma (ngushtime) të shpeshta të enëve të gjakut në ato zona. Kjo mund të ndodhë gjatë ekspozimit në të ftohtë, pas stresit të fortë emocional si edhe tek duhanpirësit.

Pershendetje kam 3 jav qe me rri shputa e kembes e enjtur kam dhimbje kam mbajtur akull ne kembe po prap me eshte enjtur
Znj.Mjeke pershendetje!
Jam ne moshen 50 vjec kam rreth nje muaj qe kam prbleme me kycin e kembes se majte ne piesen e brendshme dhe ballore ka enjtje dhe dhimbje te forta, kjo me shkakton dhimbje edhe ne rrezen e kofshes qe ne gjuhen popullore i themi lunge ose gjendra.Keto shqetsime kane hadhur pa e goditur apo gacmime nga sporti etj. Ju faleminderit.
Znj.Mjeke pershendetje!
Jam ne moshen 50 vjec kam rreth nje muaj qe kam prbleme me kycin e kembes se majte ne piesen e brendshme (tibia)dhe ballore ka enjtje dhe dhimbje te forta, kjo me shkakton dhimbje edhe ne rrezen e kofshes qe ne gjuhen popullore i themi lunge ose gjendra.Keto shqetsime kane hadhur pa e goditur apo gacmime nga sporti etj. Ju faleminderit.
kam dhimbje te kaviljes dhe frytje te saj gjithmon mbas pune. e kam ndrydhur njwhere para 9 vjetesh shume keq sa me plasi gjaku nga nmbrenda kwmbes dhe e mbajta nje muaj me allci kurse tani e ndrydha duke lozur top. jo shume por e ndrydhe ka nje muaj dhe qe prej asaj dite me fryhet vazhdimisht mbas eches ose lodhjes nga puna. e keqja eshte se jam dhe tip qe nuk eci drejt normal eci pak keq. kam ecje te keq mr pak fjale. Dhe sa here cohem ne mwngjes me dhembe kemba ne mest poshte aty tek 10 min pastaj sme dhemb me cme keshilloni ju lutem
Prsh kam nxjer kemben tek kyci kembes po kam demtur dhe ligamentet u ben rreth dy muji qe akoma mezi po eci se kam dhimbje .cme keshilloni te bej ju Flm
Kam nje dhimbje ne kycimn e kembes se majte sikur te futet nje shtize, pune sekondash. Ka filluar qysh para 4-5 muajsh. Fillimisht ishte cdo dy jave. Gjate muajve korrik gusht nuk e ndjeva dhe tani ka filluar prap po perseritet pothuajse cdo dite ka rasdte dhe dy here ne dite. Nga se shkaktohet dhe c’mund te me rekomandoni.
Kam dhimbje ne kycin e kembes se majte ka dy dite sot nuk e ve dot ne toke nuk e kam te enjtur mezi eci duke u mbajtur kam shume dhimbje nuk di pse me ka ndodhur.cme keshillpni te kush dr te vizitohem te ortopedi, reumatologu?
Mirdita zonja doktoreshe mia sot me filloj nje dhimbje kyces te kembes te majte dhe tendina nga mbrapa kembes nuk merem me sport dhe me peshen nuk jam shume 70—71kg Jo me shume jam60vjec cfar duhet te bejme ndihmoni ju lutem me ktheni pergjigje
Mirdita une sot jam rrezuar nga shkallet dhe kemben e kam zen keq dhe tani nuk e Di se care te bej. Dhimbja eshte te gishti I vogel me poshte dhe me dhambe kur e nshoj kemben ne toke. Me keshilloni se qfare te bej ndonje ushtrim
Ca bot si kalut jam një djal 15 vjec sapo I kam mbushur dhe ushtroj aktivitet fizik por ka disa dit qe m dhembin kembet jo kur rri ose eci por vetëm kur luaj