SMS në DITA
Në 0689073730
Ndotja. Të pastrosh ambientin ku punon e jeton, nuk mund të mbetet fakultativ. Së pari, është detyrim ligjor. Së dyti, duhen masa të forta organizative. Nuk ka ndodhur asnjëra. Me aksione nuk bëhet. Atë e bënte dikush që sot e ironizojnë, emrin e kishte Enver. Në qytetin tim nuk gjenden koshat e mbetjeve përgjatë rrugës. Në zonën e fshatit nuk ka pikë të hedhjes së mbetjeve. Ato hidhen kanaleve e përfundojnë ne dete. Ndotja akustike kërkon ndërhyrje të shpejtë. Të ndalohet përdorimi i borive të mjeteve në qytete e qendra të banuara. Po ashtu të veprohet me orkestrat, me diskotekat etj.
