“Kujdesuni për veten”/ Braktisi samitin pas kontaktit me një të infektuar, del përgjigjja e testit të COVID-19 për Ursula von der Leyen

time
07.02.2019, Niedersachsen, Lemwerder: Verteidigungsministerin Ursula von der Leyen (CDU) spricht auf der Lürssen-Werft bei einer Veranstaltung zum Baustart für eine K130-Korvette. Der Auftrag hat ein Gesamtvolumen von rund zwei Milliarden Euro. Die ersten Schiffe sollen sukzessive ab 2022 von der «Arbeitsgemeinschaft K130» geliefert werden. Foto: Carmen Jaspersen/dpa +++ dpa-Bildfunk +++

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nuk është prekur nga COVID-19 pasi ajo ka rezultuar sërish negative.

Këtë rezultat të testit Presidentja e KE e ka komunikuar nëpërmjet një statusi në rrjetin e saj social në “Twitter”.

Sakaq, dje komisioneri Eric Mammer tha se Ursula von der Leyen ishte në Gjermani por nuk cilësoi se kur do të kthehej në Bruksel. Presidentja e Komisionit Europian u largua nga samiti të enjten e kaluar për t’u vetëizoluar, pas konfirmimit se një anëtar ishte diagnostikuar me koronavirus.

“Jam e lumtur t’ju njoftoj se rezultati i testit tim të fundit për koronavirus është negativ. Dje e bëra…Faleminderit për mbështetjen tuaj. Kujdesuni për veten!”- u shpreh presidentja e KE.

Kjo është hera e dytë brenda muajit tetor që Von der Leyen i nënshtrohet testit të Covid-19, pas kontakteve me persona të infektuar.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *