Ritenderimi / Kujt i humbën 5.5 milionë eurot e DH Albania-s?

DITA Online

Nga Klodian Tomorri*

Përsëritja e tenderit në lotin e parë të Unazës së Re në Tiranë dhe atij të linjes 220 kilovolt Burrel-Peshkopi e ka ulur faturën për taksapaguesit me 5.5 milionë euro.

Askush nuk e beson se kompanitë që kanë ofruar çmime më të ulëta në tenderat e dytë kanë hyrë në tendera me fitim zero. Fitimi i kompanive është aty. Atëherë çfarë janë 5.5 milione eurot që dolën më pak?

Për “rastësi” të habitshme në të dy tenderat e përsëritur, çmimet e ofruara kanë qenë saktësisht 20 për qind më të ulëta se sa tenderat e parë të fituar nga DH Albania. Për ironi, në Shqipëri shifra e 20 për qindëshit është shoqëruar shpesh me fjalën ryshfet nga pas.

Edhe në publik ka pasur shumë akuza me shifrën 20 për qind brenda, madje deri në majën më të lartë të piramidës shtetërore. Jetojmë në epokën e 20 për qindëshit.

Problemi është se shteti shqiptar prokuron mesatarisht 870 milionë euro në vit mallra dhe punë publike. Nëse i përplas të gjitha me 20 për qind, vlera që përfitohet është rreth 180 milionë euro në vit.

Pyetja është, kujt i humbën këto 5.5 milionë eurot e DH Albanias dhe ku shkojnë ato 174.5 milionë të tjerat.

Aritmetikë e çmendur.

*Gazetar

 

v.l/ Dita

Share This Article
12 Comments
  • Ajo dihet gazetar.Kush ishte interesuar per tenderat.As me shume e as me pak se opozita.Rama ja ngriu letrat ne dore.Prandaj ngaqe u deshtoi tenderi hyn ne parlament.Duhet ndrshoje ligji qe te mos nderhyje opozita ne tender.

    • Ti Mentor nuk paske bere nje ampule vaksine rilindjeje, paske bere kutine komplet.
      Po edhe ketu o gjytyrym e paska patur fajin Saliu?
      Atehere Gjiknuri dhe drejtori i ARRSH qenkan shkarkuar kot.
      Shkruaji Platformes kete mendimin tend gjenial.

    • hahaha, tani qe Ramutit ju kapen tenderat ne dore, justifikimi eshte se po I shqyrtonte letrat qe ja nxori bojen VOA..

  • O INJORANT,SA HERË TË BËSH PREVENTIVA PUNIMESH AQ HERË SHIFRAT NDRYSHOJNË.LERE POLITIKËN ME KËTO GJËRA SE NE JEMI EKONOMISTË 50 VJEÇARË.

    • Po po, keto preventivat pune e madhe. Beje preventive me 5 milion leke ndryshim, dhe mund ta haje burgun, por me 5.5 milion euro eshte pak ndryshe. Diferencen llogarite pak me arithmetike te thjeshte, Apo je nga ekipi I Guruse dhe mesuesit te anglishtes, qe llogarite I bejne ndryshe nga te tjeret. Triada e shenjte: Piktor, Guru, Anglishte, I ka llogarite ne rregull. Kajmani I nderuar rilindas, ai I I mbulon te gjitha

  • Natyrisht Edi Rames, ky eshte edhe motivi qe beri menjehere ndryshime ne qeveri;
    1. per te hequr vemendjen nga skandali dhe per ta drejtuar tek, “pse e hoqi Bushqtin qe ishte me i suksesshmi”?
    2. Per te hequr menjehere Gjiknurin te cilin nuk do ta shohe me me sy, mbasi ai e kishte siguruar qe gjithshka do te ishte realizuar pa asnje lloj elementi kompromentues, ndersa rezultoj e kunderta.

  • Kur u prishen mardheniet me BRSS u nderpre dhe ndihma ushqimore per ushtrine.Si rrjedhoje norma e ushqimit per Skenderbegasit u ul shume.Me shqetesimin e vet gjeneral Petrit Dume shkon dhe i pyet:
    Ju mjafton ushqimi?
    Na mjafton -ju pergjigjen njezeri.
    ju tepron?
    Na tepron -u pergjigj salla
    Ku e coni ate qe ju tepron?
    E hame-ju pergjigjen ne kor
    Edhe nga tenderat taksapaguesit nuk peritojne asgje se E ha perseri mafia politike

  • RESPEKTE GAZETÈS DITA , që po DENONCON gjithçka të DYSHIMTË dhe po ja u Vështirëson VJEDHJET dhe PLAÇKITJEN e SHTETIT , HAJDUTÈVE PROSTITUTA të kètyre 28 Viteve ShkèrLLatoKraci dhe Maskarallik ! ! FALEMINDERIT DITA dhe mos u ndalni .

  • 20-25% SHI EKZISTON DHE ESHTE ME SE I VERTETE …PROVONI TE BENI NJE PROJEKT ME ZYRAT E SHTETIT DHE DO TA SHIKONI VETE SE CFARE TE THONE …TE MERE FRIKA DHE TE IKESH ME VRAP DHE JO TE BESHE NJE INVESTIM NE SHQIPERI PASI TE KERKOJNE NEN E BAB…..?!

  • Ore ketu vidhet dhe behet edhe ndonje km rruge me 20 miljon Euro,por tek AY TENDERI I VILMA NUSHIT cfare behet me 120 miljon euro badiava?

  • Eshte e qarte qe parate i merr RAMA. Te vjedhi dikush 5-6 apo me shume miliona euro dhe Rama mos ta dije…Kjo do te ishte maksimumi i poshterimit te inteligjences se ketij njeriu. Ai vete e ka thene qe nuk mund ta beje askush “budalla” Ketu ka te drejte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *