Letër e nëshkruar,
Gafurr Adili
Paralajmërimet e të huajve se, Gjykata Speciale punën e saj do ta fillojë në janar të vitit 2016, eksponentët e lartë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), si: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Xhavit Haliti, Azem Syla, Adem Grabovci, Agim Çeku, Rrustem Mustafa etj., i ka nxitur për të vepruar që Kosova të përfshihet nga anarkia totale. Dhe, që Kosova të përfshihet nga anarkia totale, përmes së cilës (të sipër cekurit) mendojnë t’i ikin Gjykatës Speciale, nuk është e interesuar vetëm PDK, por janë të interesuara edhe AAK dhe NISMA, sepse nga Gjykata Speciale janë të rrezikuar edhe Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj. Pastaj, gjithçka do të ndodhë nga kjo anarki, përgjegjësia moralo-politike dhe… do të bjerë mbi Lëvizjen Vetëvendosje s’i organizatore e protestave që do të shkaktojnë anarkinë totale. Pikërisht për këtë arsye, që të mos luajë vallen e eksponentëve të sipër cekur më lart, Lëvizja Vetëvendosje duhet të reflektojë thellë. Madje unë gjykoj që, Lëvizja Vetëvendosje do të duhet të përpiqet që ta parandalojë anarkinë totale, sepse anarkia totale do të shkaktonte shumë viktima të pafajshme në Kosovë, të llojit të 17-18 marsit të vitit 2004, kur na u vranë 18 shqiptarë të pafajshëm dhe, edhe sot e kësaj dite, edhe pas një dekade, ne nuk e dimë se çka ishin ata që u na u vranë më 17-18 mars 2004, ishin martirë apo ishin vetëm viktima të një anarkie totale, sepse askush në Kosovë, as edhe vetë Lëvizja Vetëvendosje, edhe pas shpalljes së Kosovës shtet të pavarur e sovran, nuk kërkoj që t’iu përcaktohej një status, statusi i martirëve të përshpejtimit të pavarësisë së Kosovës edhe “de jure” (juridikisht), apo qoftë edhe vetëm statusi i viktimave të një anarkie totale.
