Bardhyl Hazizaj
Në Shqipëri nga përvoja që e njohim të gjithë, kam krijuar bindjen se të gjithë ministrat e mbrojtjes, të Punëve të Brendshme, Drejtorët e Zbulimit e të Inteligjencës janë në shënjestër të armiqve të jashtëm e të shërbimeve analoge, fatkeqësisht janë kthyer në tabelë qitje edhe të politikës. Jam i bindur plotësisht dhe të gjithë e shprehin se nuk ka asnjë siguri. Të gjithë janë eliminuar në mënyrë misterioze ose janë harruar qëllimisht nga armiku, por edhe nga shoku e miku! Le të kujtojmë Koçi Xoxen, Mehmet Shehun, Kadri Hazbiun… deri tek Saimir Tahiri. A do të ketë të njëjtin fat edhe Fatmir Xhafa? Detyra e tyre ishte -Të jepnin informacione shtetit për vend- dislokimin e forcave, aftësinë luftarake të tyre, kapacitetin e industrisë, rrjetin hekurudhor, rrugor, detar, ajror, mbi gjendjen politike te terrenit, bashkëpunimin me kundërshtarët e regjimit, të organizonin rrjetin e informatorëve, bashkëpunëtorëve. Ministria e Brendshme është në sfidë për spiunazhin e huaj… Prandaj shënjestra e armiqve janë këto dy ministri e dy shërbime!
Në Kohën e Greqisë vjetër dhe të Romës së vjetër spiunazhi mbështetej në porositë e perëndive dhe të shpirtrave të shenjtë. Paratë dhe gratë e bukura shkatërruan Dinasti dhe Perandori. Penelopa, Semiramida e Babilonisë dhe Helena e Trojës, janë personifikim i tradhtisë bashkëshortore. Kohët evoluan dhe zbulimi, spiunazhi mbështete vetëm tek njeriu pra tek shoku,miku dhe armiku! Duhen studiuar financat, dhe anekdotat që qarkullojnë në çdo shtet, shfaqjet e reja nëpër teatro, raportet në mbledhjet e partisë, në Parlament, në tryezat e bizneseve të mëdhenj dhe në bordet drejtuese të këtyre bizneseve.
Sot shikojmë se si njerëzit karrieristë, politikanë shiten shumë shpejtë dhe kalojnë sa nga njëri krah i politikës në krahun tjetër dhe as skuqen e as zverdhen pasi për ata paraja dhe bukuria janë gjithçka. Sot deputeti nuk përfaqëson elektoratin por veten. Faktikisht deputeti shet edhe Partinë për interesat e familjes se tij.
Ndryshimi i shpeshtë i qeverive dhe i nëpunësve ka bërë që sot shtetit tone i mungon eksperienca analitike. Specialistet më të mirë janë kthyer në administratorë. MPB është trullosur nga rastet e të infiltruarve, bashkëpunëtorëve me mafien si dhe Vetingu që po i detyron të largohen, me dorëheqje masive. Presioni i administratës shtetërore ndaj Ministrave të punëve të brendshme, shërbimit SHISH,SHIU është i madh. Në radhët e këtyre ministrive ka përçarje, mosbesim, frikësim, shantazh, servilizëm.
Edhe Ministri i sotëm i Punëve të Brendshme i vënë në shënjestër, pavarësisht se është një nga njerëzit më të aftë më me integritet, por kam frikë se nuk do të bëjë përjashtim nga ky rregull si paraardhësit e vet! Ai po sillet ndershmërisht, pasi dihet se kur drejton një Ministri si ajo e Brendshme vetëm të zezat dalin në media, gabimet, gafat, budallallëqet…
Goditja që i dha të keqes Ministri Fatmir Xhafa e vuri në qendër të kritikave .Sot të jesh Ministër i Brëndshëm nuk është e lehtë. Sukseset rrisin xhelozinë, nuk përshëndeten, ndërsa dështimet trumbetohen me të gjitha mjetet. Kur nuk të kupton politika lart nuk mundet të bësh rolin e shurdhit e të qorrit . Në këto kushte e rrethana as nuk duhet të vëmë kujen e as mos të trembemi.
Në historinë e familjes shqiptare ka plot raste ku tradhtarë të pacipë kanë dalë prej familjeve të shquara atdhetare! Një shembull kuptimplotë është Hamza Kastrioti , Moisi Golemi, Esat Toptani, Ahmet Zogu e deri tek tradhtarët e shekullit 21. Bashkia e Tiranës më 17 Nëntor 2012 ditën e çlirimit të Tiranës i ngritën bustin Tradhtisë, Ahmet Zogut tek stacioni i trenit . Më 5 Maj 2018 kur komunistë shkuan për të nderuar dëshmorët e kombit u dhunuan me shkopinj nga bijtë e armiqve të Shqipërisë si falangat nazistëve… Ku vemi kështu?
