Kujt i intereson shtyrja pafund e hetimeve për Sajmir Tahirin?

Ornela

Dihet që PD-ja,
është nënë e intrigës,
gjithnjë e rreshtuar,
nga anë e së ligës!

Dhe Spahua që dukej,
si një goxha burrë,
ja futi Katundit,
ditën e Mërkurë!

Logjika idiote,
vërtet të çudit,
se hetimet Sajos,
Rama ja zvarrit!

Po pse-more Spaho,
kokë rrumbullak,
dhe ti-si të tjerët,
bëhesh qesharak?!

Nga një anë Ramën,
kot e atakon,
dhe nga ana tjetër,
prapë hetim kërkon!

Kërkon përsëri,
hetim parlamentar,
mbasi dolët fiasko,
me herën e parë!

E shkreta PD-ë,
sit e mos gatuaj,
a s’zvarrit hetimet,
ky hetimi juaj?!

Hetimet i zgjat,
veç prokuroria,
se nuk ka përgjigje,
letër-porosia!

Letër porosia,
nga Mali i Zi,
se as mikroprovë,
s’kish në Itali!

Gardistët e Salës,
janë prokurorë,
dhe Sajua u mbeti,
dopio gjashtë në dorë!

E filluan sulmin,
me zhurmë e me bujë,
gjer tani kanë bërë,
një vrimë në ujë!

Në fund i pafajshëm,
Tahiri do jetë,
por kjo tek PD-ja,
shumë efekt do ketë!

Dihet se përse,
dhe jo veç prej meje,
duan ta përdorin,
si një kalë beteje!

Nga besnikë të SHQUPIT,
dhe jo nga I Gjati,
edhe pas Qershorit,
do shtyhet afati!

Dhe në këto zgjedhje,
kauzë e Lulashit,
do jetë përsëri,
kënga e hashashit!

SHQUPI kundra Sajos,
shumë fort ka punuar,
po reputacionin,
hiç s’ja ka cënuar!

Një greminë për SHQUPIN,
është pafajësia,
greminë ku do bjeri,
edhe LSI-ja!

Ndaj ja fut Katundit,
dhe ti Spaho qyqi,
gjersa nuk ka prova,
ju s’ju duhet gjyqi!

Dhe është fare kot,
i juaji hetim,
për ju s’ka Sajmiri,
asnjë detyrim!

Sajmiri ka ikur,
dhe jo me shaka,
e me Parlamentin,
asnjë lidhje s’ka!

E ka një hetim,
nga prokuroria,
e s’e heton dot,
PD-ë LSI-ja!

Juve mund të ngrini,
çdo lloj komisioni,
ama-votat tona,
kurrë s’do t’i fitoni!

A.DUKA

Share This Article
3 Comments
  • Saimir Tahiri eshte i pafajshem punoi me profesonializem ne dy ceshtje delikate duket se eshte njeriu i perendimit se shpejti do te jete ne Krye te PS mbas vettingut ne politike

  • Qe te gjithe jeni kelyshat e kuq kjo dihet edhe ky poeti qe per hir te vertetes ka talent por si njeri qenka o pse e them kte clidhje ka cthone pd apo lsi apo ps te gjithe dihen cfare mostrash jane e si kane ardh po ky saje qe i thoni ktij legeni qe mbushi gjih shqipen me kanabis a mendoni se nuk e dinte se 30 perqind qe merte policia qe e mbronte nuk ka dijeni apo ishte shefi i tyre edhe shefi i ndnte me kryeshefin race e keqe jeni vertet te zeze i thoni te bardhe e te bardhes ju thoni te zeze kjo ezhte tumori i kuq qe 95 e shqipes e ka brena ne tru hajde tung

    • Ti vetem shkodran nuk je.Injorancen dhe ligesine tende e kane maloket e shpellave te malesise se shkodres .Tahirit she poetit I ha ate we nuk thuhet.Ua mbylli Tahiri rrubinetin e droges dhe lehni si qente.Gjithe shqiperia e di se kush meresh me droge.Nuk ishte e veshtire ta kuptoje kur shikoje nji kryshtremet she injorante si ty me vila e me makina te shtrenjta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *