E nderuar “Dita”! Duke ndjekur debatet për luftën, për lirinë, vetvetiu më vijnë në ndihmë vargjet lapidar të gdhendura në këngë: “Buzët te kënga/ Ballin te liria/ Lule Selam labi/ Selam salaria…”, apo akoma më drithëruese, interpretuar nga zëri brilant i të madhit Mentor Xhemali: “Një zë po del/ Nga grykë e Mezhgoranit…” . Këto këngë himn i kanë frymëzuar veteranët tanë të nderuar… Populli ynë, siç di të luftojë për liri, di t’ju këndojë heronjve të vetë, jo tradhtarëve. Me respekt, ing. Flamur Meta, Vlorë.
