Kujt i vlen baltosja e një atdhetari?

anazapta

Letër e nënshkruar

Përparim Shullazi, Krujë

Opinioni shqiptar i kudondodhur, në trevat etnike apo diasporë, natyrshëm, nuk mund të ndihet mirë e qetë kur mëson e dëgjon “sherre” të TË MËDHENJVE, tashmë jo vetëm politikanëve, por edhe… AKADEMIKËVE! Mesa duket, është një realitet i hidhur do të thoja unë, thënia që i atribuohet shkrimtarit Faik Konica për shqiptarët se “e keqja e tyre është vetvetja”.

Ç’mund të thuash kur njihesh me shkrimin e z.Hivzi Islami ndaj profesorit të nderuar Rexhep Qosja!? Me fotografinë e akademikut të shquar në duar e të ngritur lart, mbi kokat e tyre, studentët shqiptarë në Tiranë e në Prishtinë kanë manifestuar, kërkuar e fituar të drejtat e tyre, lirinë, atdhetarinë, mëvetësinë, prosperitetin e demokracinë. Emri i profesorit Rexhep Qosja është simboli i shqiptarizmit, i dijetarit, gjuhëtarit, mendimtarit të urtë. Veprat madhore studimore monografike për poetët Naim Frashëri e Asdreni, studimet e artikujt kritik e vlerësues për veprat e Ismail Kadaresë, Ali Podrimjes, Jakov Xoxes, Kolë Jakovës, Azem Shkrelit, Din Mehmetit e shumë të tjerëve. Këto janë vlera letrare e kombëtare shqiptare. E për ta mbyllur po përmend edhe veprën  studimore “Panteoni i rralluar”, botim i shtëpisë botuese “Naim Frashëri, që na bën krenarë të gjthëve pa dallim.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *