Kujt rrethi i përket Mokra?

anazapta

I nderuar lexues! Mokra është zonë gjeografike malore e krahinës etnografike në rrethin e Pogradecit dhe të Korçës që kufizohet në veri me Qukësin e Bërzeshtën, në jug me Gorën, në perëndim me Gurin e Zi dhe Gurin e Topit dhe në lindje me malin e Gurit të Kuq. Shtrihet nga lartësitë 420 m në 1789 m (Shkëmbi i Llëngës). Relievi është tepër i copëtuar nga rrjedhja e sipërme e Shkumbinit dhe degët e tij të shumta, që kanë formuar lugina të thella dhe të ngushta. Kurrizet dhe luginat kanë drejtime të ndryshme, duke i dhënë Mokrës pamjen e një malësie me reliev tepër të thyer e me kontraste të mëdha.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *