Kujtesë qeverisë për Bandën Frymore

anazapta

Ju kujtohet “Banda Frymore Kombëtare”? Ky formacion artistik, kombëtar e ushtarak, së bashku me Truprojen e Nderit duhet vlerësuar e trajtuar posaçërisht me resurset e nevojshme ligjore, morale e monetare. Nga qeveria e re të cilën e presim më të ndjeshme ndaj problemeve, sugjeroj të rishikohen probleme që kanë të bëjnë me statusin e kësaj trupe, kompletimin më të mirë të saj me pajisje, veshjen me uniformë e simbole dinjitoze përfaqësuese si në aspektin kombëtar, ceremonial e ushtarak, uniformë të posaçme për aktivitete kombëtare, për ceremoni shtetërore, ceremoni ushtarake për çdo kohë e stinë. Nisur nga misioni dhe detyrat që kryen kjo trupë, mund të thuhet se ajo ështëmë shumë se “kartvizitë” e shtetit shqiptar. Mbështetja e ceremonialit shtetëror, atij ushtarak dhe shumë veprimtarive të tjera, për interesa të enteve të ndryshme, e kanë kthyer atë në strukturë tëmirëfilltë, ku performanca e saj rrezaton ndikim dhe respekt të veçantë. Perspektivat tona integruese në gjirin e shoqërive të zhvilluara, e rëndësia që ata i kushtojnë protokollit zyrtar, e qas nevojën për funksionimin në parametrat që duhen e një trupe të tillë ceremoniali, ndërkohë pikërisht për këtë fakt vëmendja ndaj saj ka pse fiton terren. Duhet pranuar dhe vlerësuar se në nivel kombëtar kjo trupë është e do të mbetet pjesë mbështetëse e zhvillimeve mbresëlënëse në jetën tonë kombëtare, po kaq përçuese e emocioneve të fuqishme që dhurojnë evenimente të tilla si vizita të personaliteteve shtetërore, manifestime ushtarake, manifestime kulturore e sportive ku Hymni i Flamurit tonë kombëtar këndohet me shpirt e zemër.

 

Letër e nënshkruar: Azem Parllaku

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *