Kujtesë z.Lu

redaktor

Letër e nënshkruar,

Muharrem Muçaj

 

Përshëndetje! Jam Muharrem Muçaj nga Dhëmblani i Tepelenës, banoj në Vlorë. Kam qenë oficer i ushtrisë, sot pensionist. Ju kam dëgjuar disa herë që flisni për probleme të mprehta që shqetësojnë popullin shqiptar. Më datën 17 Nëntor ju prekët me shumë të drejtë problemin e korrupsionit dhe kriminalitetit duke theksuar: Si ka mundësi që kriminelët të shëtisin lirshëm nëpër rrugë… duke përmendur me emër M. Frokun dhe E. Shullazin. Ju zoti Ambasador flisni shqip dhe populli ju kupton drejtpërdrejt. Por unë mendoj se Ju z. Ambasador, duhet të flisni si i themi ne shqiptarët, vënçe, troç dhe hapur. Kur them kështu, e kam fjalën ta kapni problemin nga koka dhe jo nga bishti. Krimi dhe korrupsioni në Shqipëri ka një kokë dhe ai quhet Sali Berisha dhe i infektuari prej tij Lulzim Basha. E quaj të tepërt të sjell argumente sepse Ju duhet t’i dini më mirë se kushdo, por po i përmend disa: U rrafshua gjithçka kishte ndërtuar populli në dekada; mijëra punëtorë ngelën me gisht në gojë. A ka ndonjë vend tjetër në botë që të jenë vrarë kaq shumë njerëz sa tek ne kur ka qenë në pushtet Sali Berisha: Kleanthi Koçi, ish-kryetari i Gjykatës së Lartë; Azem Hajdari, ish-kundërshtar i Sali Berishës alibi e grushtit të shtetit; zhdukjen e Remzi Hoxhës dhe Ismet Kryeziut; vrasja e Kosta Trebickës; vrasja e Sokol Olldashit si rivali kryesor i Lulzim Bashës, si dhe vrasjet masive në Gërdec dhe ato në Bulevardin e Tiranës. A nuk përbëjnë këto raste krime politike?

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *