Kujtesë z.Majko për ushtarakët

redaktor

Dërguar me sms

në numrin e redaksisë

Për deputetin Pandeli Majko. Të nderuar të gazetës DITA! Kam bërë disa artikuj dhe komente në gazetën tuaj dhe më janë botuar, për këtë ju falënderoj. Këtë herë po i drejtohem publikisht z.Pandeli Majko, pasi për këtë deputet kam pasur dhe kam respekt dy herë, si njeri që ka kontribuar shumë për PS-në dhe këtë vend, por edhe se është i biri i të ndjerit, Sotirit (ngushëllimet e mija), ushtarak shumë i përgatitur, me të cilin mbaruam akademinë ushtarake 1964-1966. Kur z.Majko ishte kryeministër nuk na e dha statusin e ushtarakut të miratuar nga Gjykata Kushtetuese e të anulluar padrejtësisht nga S.Berisha. E dëgjuam z.Majko të miratohet ky status në buxhetin e vitit që vjen. A do realizohet vallë ky premtim i dhënë si shumë të tjera? Nga Et’hem Lalaj.

 

Share This Article
6 Comments
  • Po nuk u c’fuqizua akti normativ i Sali qenit qe ka diskriminuar ushtaraket per 23 vjete,po qeveria e 23 qershorit pse nuk vepron se na tha qe e ka detyrim dhe jo premtim ceshtjen e ushtarakeve dhe anullimin e aktit normativ…!!??

  • As te mos na shkoje nderment se EDI RAMA me juristet e tij te PA AFTE DHE SERVILE,qe pi i vene ish ushtaraket,familjet e tyre dhe te afermit kunder PARTISE QE E KANE VOTUAR per 24 vjet!!!
    Ne VKM-ne nr.456,date 9.7.2014,Edi Rama ka zyrtarizuar hapur LIGJIN FAMEKEQ E ANTI NJEREZOR nr,10142,date 15.5.2009,kur e permend ,qe perfitojne rritje 2% te pensionit edhe,
    -e) pensioneve të caktuara dhe të rillogaritura me ligjin
    nr. 10142, datë 15.5.2009, “Për
    sigurimin shoqëror
    suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura …”!!!
    Me anen e ketij ligji,Sali Berisha na uli 50% pensionin tone dhe me pass na nxorri edhe DEBITOR,duke na mbajtur cdo muaj edhe nga 20% ,te pensionit te pleqerise!!!
    Edi Rama me kete VKM tregon se jo vetem nuk ka ndermend ta shfuqizoje,por na e PERMEND si ligj ku po bazohet edhe ai!!!
    TRADHETISHT NA PUNOI Fatos Nano ne 2004,po TRADHETISHT po na e ben edhe EDI RAMA pas 23 qershorit!!!
    Kujdesuni per ish te perndjekurit dhe Romet,se nga ata e keni pushtetin sot e ne te ardhmen,o Edi Rama!!!
    Ne kete DYNJA LAHEN MEKATET!!

  • Drejt e ke z. Et’hem por nuk kini marë parasysh që Majko vuan nga amnezia , . PS nga mosmirënjohja dhe ushtarakët nga mungesa e një shoqate dinjitoze,luftarake dhe me integritet si i vetmi person juridik për prezantimin e kërkesave të ushtarakëve? A ju keni kërkuar ndonjëherë llogari drejtuesve të përjetshëm të saj dhe a e kini shtruar pyetjen se kush i vendos dhe kush i komandon ata??? Mendojeni mirë këtë pyetje dhe përgjigjen e saj ??? Nderime!

  • FM Z.ROBERTO & ALEKO GJOKA qe me mbeshtetet ne SMS-ne e derguar gazetes DITA,te cilen e falinderoj,drejtuar deputetit MAJKO per statusin e ushtarakut qe na eshte mohuar,jo vetem nga SB,por & nga NANO,MAJKO & mesaduket edhe nga RAMA.Besoj se statusin do e perfitojme PAS VDEKJES,si puna e gradave te ZULALIT qe pas vdekjes do na shtohej nga nje YLL??,ET’HEM.

  • Zoti Majko ka treguar dhe tregon gjithmon interes te vecante per ushtaraket dhe ushtaraket ne lirim dhe ne pension.Eshte per tu evidentuar se kur ishte minister Mbrojtje Pandeli Majko dhe per te qene i drejte dhe kur ishte ne detyre i ndjeri Perikli Teta u bene permiresime te dukshme ne trajtimin e ushtarakeve aktive, dhe te liruar.Mbas ardhjes ne pushtet te SB,por jo vetem per faje te tij ,por dhe te gjithe atyre qe drejtuan Ministrin e Mbrojtjes,financat etj ,jo vetem qe nuk u zbatuan aktet,por perkundrazi. Me shembullin e Majkos, Perikli Tetes dhe shembuj te tjere edhe nga deputetet e tjere te djathtes si Neritan Alibali,Sali Shehu etj duhet te dalim ne konkluzion se vetem duke krijuar lobing me ata deputet qe kane lidhje shirterore me ushtrine ne mund te arrim te fitojme trajtimin dinjitoze qe na takon,pra jo dhurate. Ministria e mbrojtjes nuk duhet te vere ne drejtim te Drejtorise se Perkujdesjes njerez qe nuk kane asnje lidheje me ushtrine,atje duhet te jene ish ushtarake qe njohin procesin dhe kane deshire dhe pasionin qe te bejne me te miren , dhe me te mundshmen per te integruar ushtaraket qe largohen nga FA ,ne shoqerine civile.Te nderuar kolege ushtarak te liruar, nuk duhet te kerkojme veten pagesen,ajo eshte njera ane,thelbi i broblemit qendron tek rikualifikimi dhe trajnimi per te punuar ne sektore te tjere nga ajo qe kemi bere deri tani ne FA. Vetem keshtu ne do te mundesojme qe te ulim faturen.dhe do te bejme te mundur qe koleget tane qe nuk kane mundesi punesimi ,shendeti dhe moshe te paguhen me dinjitet.ushtaraket qe jane te rinje dhe qe kane aftesi per pune( sigurishte pune dinjitoze) duhet te behen perpjekje qe te punesohen.Realizimi i ketij projekti ,qe nuk eshte utopi ,por realitet eshte plotesisht i mundur,ai eshte realizuar ne shume nga vendet e reja te pranuara ne NATO. Fatkeqesisht nga ata qe e kane per detyre ne MM,pak ose aspak eshte realizuar.Arsyeja,ata qe punojne me keto projekte largohen nga Ministria, dhe zvendesohen me njerez te pa afte,por me e keqja dhe shpirtngushte. Pra, duhet te mendojme me shume se nje pagese, mbasi fatura qe ka mbi kurrise shoqeria eshte e madhe,por per integrimin, se parei ne FA,Ministrin e Brendshme,emergjencat civile dhe ne sektorin privat.por jo privatishte ,por nga Drejtoria e Perkujdesjes.Respekte per mundin e ushtarakeve

  • Zoti moderator!
    Pse i censuron komentet e mija,qe kritikoj qeverine qe e kam votuar familjarisht per VAZHDIMIN E HESHTJES juridike ndaj ne ish ushtarakeve per VJEDHJEN e???
    Ne se edhe keto ju prishin pune lidhur me interesat tuaja me qeverine,eshte tjeter pune!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *