Kujtimet e Malalës vlejnë 2.3 milionë euro

anazapta

Malala Yousufzai, 15-vjeçarja e angazhuar në mbrojtje të të drejtave të njeriut në Pakistan, e cila u plagos rëndë nga talebanët vitin e shkuar, do të shkruajë librin me kujtimet e saj. Historia e vërtetë e Malalës vlen jo më pak se 2.3 milionë euro. Titulli provizor është “Unë jam Malala” dhe libri pritet të dalë brenda këtij viti. Disa ditë më parë, vajza që i shpëtoi mrekullisht dhunës barbare talebane, u rikthye në shkollë në Britani, ku jeton aktualisht. Ajo është shëruar plotësisht dhe ndjek shkollën në Birmingam. Malala është kandidatja më e re e çmimit Nobel për paqen.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *