Kujtimet e Nexhmije Hoxhës: Nata e fundit e Mehmet Shehut

Ornela

Në shtator 1981, Mehmet Shehu bëri fejesën e djalit të tij, Skënderit, ngjarje kjo, që do të shkaktonte një krizë të re në marrëdhëniet midis Enverit dhe Mehmetit. Për këtë fejesë, ne mësuam nga djali ynë, Iliri, kur u kthyem nga Pogradeci. Ai na tha se atë dhe Teutën i kishin ftuar në shtëpinë e Mehmetit dhe ata kishin shkuar për urim. Iliri na tregoi se djali i Mehmetit qe fejuar me vajzën e një profesori të Universitetit të Tiranës.

Të nesërmen, Enveri dhe unë shkuam dhe uruam Mehmetin e Fiqretin, si edhe çiftin e ri. Më pas, dëgjuam se në Tiranë po ziente lajmi i kësaj fejese, se krushqia që kishte bërë familja Shehu ka habitur opinionin publik dhe është bërë objekt muhabeti e diskutimi, në takime në rrugë, në kafene etj. Shumëkush çuditej për këtë krushqi, pasi për këdo ishin të njohura qëndrimet e rrepta të Mehmetit në zhvillimin e luftës së klasave, aktet e tij luftarake kundër pushtuesve të vendit gjatë Luftës Nacionalçlirimtare, si dhe, më vonë, kundër armiqve të jashtëm. Kush nuk e njihte sloganin e tij: “Shqipëria në gojë të ujkut”. Prandaj të gjithë pyesnin: “Si është e mundur ta ketë bërë këtë fejesë Mehmet Shehu?!”.

Këto pyetje bëheshin, ngaqë vajza, nga ana e nënës, i përkiste familjes së Pipajve të Shkodrës, në mesin e së cilës kishte edhe kriminelë të luftës, të burgosur ose të arratisur. Ndër ta ishte edhe Arshi Pipa, i cili, nga SHBA, nuk pushoi së përdoruri penën e tij të helmatisur kundër pushtetit popullor dhe socializmit në Shqipëri. Të gjitha këto që dëgjoi, e shqetësuan shumë Enverin.

Herë pas here ai bënte pyetjen “Si e bëri këtë Mehmeti?! Si nuk pyeti njeri?!”. “As mua nuk më njoftoi drejtpërdrejt. Bëri sikur nuk e dinte rrethin familjar të vajzës dhe nuk më njoftoi. As kur erdhi vetë në Pogradec dhe na takoi, ai nuk na tha gjë, por na foli për një libër që po bënte mbi imperializmin”.

Enveri vazhdonte t’i bënte vetes pyetjen: “Pse e bëri këtë fejesë, kur ai kishte qenë për shumë vjet ministër i Brendshëm dhe duhej ta njihte mirë veprimtarinë armiqësore të Arshi Pipës dhe rrethit të tij?”.

Ky shqetësim krijohej vetëm dy muaj para Kongresit të 8-të të Partisë, kur Enveri kishte aq probleme, jo vetëm lidhur me përgatitjen e raporteve, që do të paraqiteshin në Kongres, por edhe lidhur me çështjet dhe me vështirësitë që na kishin dalë pas prishjes së marrëdhënieve me Kinën.

Duke menduar se çështja e fejesës duhej sqaruar dhe mbyllur sa më parë, Enveri dha porosi atë natë që Mehmeti të kthehej nga Korça, ku kishte shkuar për Konferencën e Partisë të rrethit, që të bisedonte me të. Të nesërmen, Mehmeti u kthye nga Korça dhe erdhi në takim, në shtëpinë tonë. U takua dhe bisedoi me Enverin tri-katër pasdite me radhë. Qenë takime të gjata dhe unë kam qenë e pranishme në to. Enveri, në fillim, u përpoq shumë ta ndihmonte Mehmetin që t’i thoshte Partisë se çfarë e çoi në këtë vendim, duke i theksuar se akti që ai kishte kryer nuk mund të shpjegohej me sentimentalizmin e një babai. Ai i kërkoi Mehmetit të shpjegonte sesi arriti ta merrte këtë vendim.

Në takimin e parë, Mehmeti pranoi, ndonëse me gjysmë zëri, se kishte bërë gabim të madh dhe iku mjaft i mërzitur dhe i shqetësuar. Më pas, ai premtoi se do ta prishë fejesën porsa të kthehej djali nga Stokholmi. Por ai vazhdonte me versionin e tij, duke insistuar se nuk pa tej babait të vajzës, Qazim Turdiut, që ishte pedagog në Universitetin e Tiranës (pavarësisht se edhe ky kishte qenë pranë Ballit Kombëtar – shën. im, N.H.) dhe se vajza e tij, njihej për sjellje të mira.

Mehmeti, pas çdo takimi me Enverin, ikte i mërzitur. Një herë, kur po e përcillja, duke zbritur shkallët, ai më tha: “Ja, edhe Ladi po më lë”. E kishte fjalën për djalin e madh, Vladimirin, i cili po meremetonte një apartament, diku afër të ashtuquajturit Bllok, pasi do të largohej nga shtëpia e re dhe e madhe e Mehmetit, vila 30, ngaqë gruaja e Ladit, vajza e gjeneral Shytit, donte që prindërit, të afërmit, shoqet e saj t’i vinin lirisht për vizita dhe jo vetëm me raste festash e ditëlindjesh.

Ia thashë këtë Enverit dhe ai, të nesërmen në mëngjes, thirri në zyrën e tij Vladimirin, e uli pranë vetes dhe i foli me butësi. Duke i kërkuar të mos largohej nga shtëpia, i tha: “Ti Ladi, si djali i madh i tij, qëndroi afër dhe ndihmoje, se Mehmeti po kalon çaste të vështira…”.

Gjendja e trazuar e Mehmetit u duk edhe në periudhën e përgatitjeve për Kongresin e 8-të të Partisë, ndërkohë që aparati i KQ dhe e gjithë Partia, si dhe institucionet shtetërore dhe shoqërore ishin në një aktivitet intensiv. Raporti kryesor llogaridhënës i Komitetit Qendror, që do të mbahej në Kongres, ishte përfunduar nga Enveri dhe i qe ndarë Byrosë Politike, por raporti tjetër, ai mbi direktivat e planit 5-vjeçar, që do të mbante Mehmet Shehu, u dorëzua me vonesë në aparatin e KQ për anëtarët e Sekretariatit  të KQ dhe të Byrosë Politike. Madje, u vu re se ky raport kishte shumë mangësi dhe pasaktësi të karakterit politik, që duheshin ndrequr. Enveri bisedoi me shokët kryesorë që këto plotësime dhe përmirësime të bëheshin nga shokët e Aparatit të KQ, me qëllim që të mos rëndohej edhe më tepër Mehmeti, që, sipas tij, nuk ishte në gjendje të mirë shpirtërore.

Po ashtu, për të mos e trazuar edhe më tej gjendjen e Mehmetit, Enveri kundërshtoi mendimin, që u dha nga disa shokë, që në Kongres të mos mbahej raport i dytë, që, tradicionalisht, mbahej nga Kryeministri. Ata që e hodhën këtë mendim niseshin nga fakti se politika ekonomike e Partisë dhe direktivat e planit të ri 5-vjeçar dilnin mirë në Raportin e Komitetit Qendror. Por Enver Hoxha, duke e parë më gjerë problemin, konkludoi se një masë e tillë nuk do të pritej mirë nga Mehmeti, do të ndikonte për keq tek ai dhe mund të keqinterpretohej si masë ndëshkimore ndaj tij. Prandaj Enveri vendosi të mos ndryshohej praktika e ndjekur në kongreset e mëparshme, duke u nisur nga qëllimi i mirë që në Kongres të vihej në pah edhe figura e Kryeministrit.

Në saje të këtij qëndrimi dashamirës të Enverit, Mehmet Shehu e mbajti raportin, madje, u zgjodh përsëri anëtar i Komitetit Qendror dhe i Byrosë Politike. Po ashtu, edhe Fiqreti u rizgjodh anëtare e KQ. Megjithatë, gjatë punimeve të Kongresit u duk qartë që Mehmeti ndenji shumë i vrarë në fytyrë, si për t’u thënë delegatëve dhe atyre që e ndiqnin në televizor se “me të diçka kishte ngjarë”.

Është e njohur që në Kongresin e 8-të të Partisë, as nuk u zu në gojë gabimi i Mehmet Shehut, lidhur me fejesën e të birit, dhe as u bë ndonjë ndryshim në funksionet që ai kishte. Ky ishte një sinjal i qartë se mbledhja e Byrosë Politike, që ishte lënë për t’u zhvilluar pas Kongresit për të diskutuar problemin e tij, nuk bëhej për të marrë masa përjashtimi a dënimi tjetër të rëndë ndaj Mehmetit, por vetëm me qëllimin që ai të korrigjonte gabimin dhe karakterin e tij.

Edhe në këtë rast, Enver Hoxha përdori metodën e tij të bashkëbisedimit me shokët. Ai e thirri në takim Mehmet Shehun dhe bisedoi me të, me qëllimin për ta ndihmuar që të kuptonte se gabimi që kishte bërë, nisur nga pozita e tij e lartë, ishte politik dhe i dëmshëm, ndaj duhej ndrequr. Fejesa në vetvete është një ngjarje e zakonshme në çdo familje, por fejesa e djalit të Mehmetit, në fakt, mori përmasa politike. Ajo u bë shkas i një krize të rëndë në marrëdhëniet mes Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut.

Me gjithë përpjekjet e Enverit për ta mbyllur mirë këtë çështje, megjithë dashamirësinë dhe qëllimin e mirë që tregoi ai dhe shokë të tjerë ndaj Mehmetit, për ta ndihmuar dhe për ta shpëtuar, kjo krizë që ndodhi në marrëdhëniet e Enverit me Mehmetin, në vitin 1981, pati një përfundim tragjik, krejt ndryshe nga krizat e mëparshme, si ato në vitin 1953 apo në 1974, që, gjithsesi, ishin mbyllur me një përfundim të mirë për Mehmetin.

***

Diskutimet që u bënë në mbledhjen e Byrosë Politike, më 17 dhjetor, në fakt, qenë me kritika të rënda, që këtë herë bëheshin aq haptas dhe nga të gjithë. Ata që e morën fjalën nuk u ndalën vetëm në gabimin e fejesës, por, si asnjëherë tjetër, pa druajtje, i kujtuan Mehmetit edhe gabimet që ai kishte bërë në të kaluarën, i vunë në dukje të metat në punë dhe në keqtrajtimin e kuadrove, në mosrespektimin e punonjësve etj., duke theksuar se të gjitha këto e kanë burimin në karakterin e tij të vrazhdë, në mendjemadhësinë e stimën e lartë që kishte ai për veten e tij etj.

Mund të thuhet se anëtarët e Byrosë kishin reflektuar në atë që kishte thënë Enveri në një mbledhje të mëparshme se, është në interes të Partisë dhe të vetë Mehmetit që Byroja Politike dhe Qeveria të punojnë si forume kolektive partie dhe jo si shtab ushtarak.

Sipas mendimit tim, kjo porosi flet për shqetësimin që kishte Enveri se ç’mund të ndodhte kur ai vetë nuk do të ishte më. Ai e kishte mirë parasysh se, kur i drejtonte vetë mbledhjet e Byrosë Politike, Partinë dhe, në përgjithësi,  punën për zbatimin e vijës dhe të strategjisë së saj, Mehmeti sillej korrekt ndaj shokëve, si në Byro dhe në çdo mbledhje ku ishte prezent Enveri. Po kur ky të mos ishte…?!

Është fakt që Enveri dhe të gjithë anëtarët e Byrosë në fund të mbledhjes së 17 dhjetorit propozuan për Mehmetin thjesht një masë disiplinore partie, shënim në kartën e regjistrimit, që, pas pak kohe, mund të shlyhej. Kjo flet për dashamirësinë e treguar gjer në fund nga Enveri ndaj Mehmetit. Këtë e dëshmon edhe ajo që ka shkruar Ramiz Alia në librin e fundit të tij, ku thotë se Enveri, rrugës duke u kthyer në shtëpi, në mbrëmjen e 17 dhjetorit, pas mbylljes së seancës së parë të Mbledhjes së Byrosë, i kishte thënë Ramizit: “Ja, nesër në mëngjes, do të flas dhe unë. Edhe unë jam për masën që propozuat ju të gjithë dhe ta mbyllim me kaq”.

Por, pavarësisht nga të gjitha këto përpjekje të Enverit, Mehmeti e mbylli vetë, me aktin ekstrem të vetëvrasjes.

 

ENVERI E PËRJETOI SHUMË RËNDË VETËVRASJEN E MEHMETIT

Siç thashë më sipër, megjithëse i tronditur nga lajmi që mori në mëngjes për aktin e kryer nga Mehmeti, Enver Hoxha vajti në mbledhjen e Byrosë Politike të datës 18 dhjetor dhe mbajti diskutimin e tij, që e kishte përgatitur me shkrim. Ai u përpoq të ishte i qetë dhe ta përmbante veten. Pas përfundimit të mbledhjes, ndonëse ndihej i lodhur, qëndroi me shokët e Byrosë dhe bisedoi me ta për aktin e vetëvrasjes së Mehmet Shehut dhe rreth letrës që ai i kishte lënë.

Pas një ditë pune tepër të ngarkuar, Enveri u kthye në shtëpi vonë, kur kishte kaluar koha e drekës. Unë po e prisja tërë merak. Pasi u ul të qetësohej, i mërzitur, më foli për përmbajtjen e letrës që i kishte lënë Mehmeti. Më tha se në fund të saj ai sugjeronte që vetëvrasja e tij mund të trajtohej siç u bë me Nako Spirun dhe se i linte amanet familjen, Fiqretin dhe djemtë.

Unë e dëgjoja e befasuar. Kështu u ndjeva tërë ditën. Në mbrëmje, pas darke, Enveri nxori nga çanta letrën e Mehmetit. Ishte nja 3-4 faqe me dorëshkrimin e tij, i cili për mua ishte shumë i njohur. Enveri nisi ta lexonte (kushedi për të satën herë atë ditë), herë për vete, herë me zë. Lexonte i përmbajtur dhe komentonte pjesë të saj, herë duke bërë pyetje mbi pyetje, herë duke shpërthyer pas ndonjë pasazhi të letrës, duke thënë: “hipokrit!”, “intrigant!” e ndonjë epitet tjetër.

Duke kapërcyer me indiferencë përbetimet e Mehmetit për miqësinë dhe për luftën e përbashkët, Enveri ndalej në ata paragrafë që dukeshin enigmatikë ose të shkruar në gjendje përçartjeje. Në një moment shpërtheu sikur pyeste veten: “Ç’do të thotë ky, kur shkruan: “Unë e bëra detyrën time me të vetmen mënyrë që m’u dha mundësia – vetëvrasja”?”. Më pas, komentonte me zë të lartë: “Ku është parë që vetëvrasja qenka detyrë partie…?! Dhe thotë se… po vdiska për Partinë, duke më lënë amanetin që “të ruaj Partinë dhe socializmin…”! Po pse ia hoqi vetes? Si bashkëluftëtar, ai duhej të rronte që “ta ruante Partinë dhe socializmin””.

Pasi bëri një pauzë të shkurtër, dëgjova të lexonte me zë: “Po e lë jetën për Partinë, se nuk më latë rrugë tjetër për ta mbrojtur…!”.

Dhe prapë Enveri komentonte: “Po cila ishte kjo rrugë tjetër? Si nuk i paskam krijuar kushte që të më thoshte të vërtetën? Po cilën të vërtetë, kur ne shiheshim ditë e natë? Çfarë lloj kushtesh duhej t’i krijoja?”.

Mendohej e mendohej dhe përsëri lexonte: “Po lë jetën për Partinë… që të mësosh të vërtetën…”(!) Shkëpuste sytë nga letra Enveri dhe pyeste veten: ”Si u mësoka e vërteta duke vdekur?!”…

Pastaj Enveri u ndal tek ajo pjesë e letrës ku Mehmeti, çuditërisht, disa çaste para vdekjes, para se të vriste veten, kujtohet se 21 vjet më parë, kur u prishëm me Moskën, R. Alia i paskësh thënë: “Pse, vetëm ne qenkemi të vetmit marksistë-leninistë?”, domethënë që Ramizi nuk ishte dakord që u ndamë me revizionistët hrushovianë. Dhe pas kësaj, Mehmeti shtonte duke u ankuar se Enveri nuk i paska krijuar kushtet t’i fliste se kush ishin, në të vërtetë, Ramiz Alia dhe Kadri Hazbiu dhe as për ‘komplotin’ që paskëshin përgatitur këta të dy(!).

Për ç’kushte e kishte fjalën Mehmeti? Kush e pengoi të fliste? Ai ishte anëtar i Byrosë Politike, i Plenumit të KQ, po e po. Aty i kishte të gjitha kushtet për të thënë gjithçka. Madje, po të ishin të vërteta, ai e kishte për detyrë t’ia thoshte Partisë.

Edhe sikur të donte ta bisedonte vetëm për vetëm me Enverin atë problem, ai e kishte me bollëk këtë mundësi. Të dy ishin shokë të ngushtë, Enveri e mbante vazhdimisht afër, rrinte me të, bisedonte, jo vetëm në punë dhe nëpër mbledhje, por edhe në kohën e lirë. Pse për fejesën e të birit erdhi me dëshirën e tij katër pas dite me radhë në takim me Enverin në shtëpinë tonë dhe foli lirisht me të?! Pra, ishte vetë Mehmeti që s’ka dashur ose nuk ia ka mbajtur të fliste për atë çështje që paskësh patur lidhur me Ramizin. Dhe tani, para ikjes, “ankohet” se nuk i paskëshin krijuar kushtet për të folur!

Dihet që mes Mehmetit dhe Ramizit ka pasur, herë pas here, ndonjë fërkim për çështje ideologjike. Të dy ishin të ndryshëm në formimin dhe në karakteret e tyre, sa ç’është sektarizmi nga liberalizmi. Kur në Plenumin IV të KQ (1973), ku raportin për shfaqjet e huaja e mbajti vetë Enver Hoxha, Ramiz Alia bëri autokritikë për gabimet që kishin ndodhur në fushën e artit e të kulturës, duke pranuar që kishte munguar kujdesi i duhur nga ana e tij, si Sekretar i KQ për Ideologjinë dhe Kulturën. Mehmeti gjeti rastin në këtë Plenum të sulmonte Ramizin, duke u përpjekur ta përfshijë atë në “grupin armiqësor” të Todi Lubonjës e Fadil Paçramit, por për çështjen në fjalë nuk tha gjë… Për ato që ai ngriti në Plenum për Ramizin, Enver Hoxha e kundërshtoi Mehmetin, sepse ato nuk qenë të asaj shkalle që të barazohej me të tjerët. Po ashtu, Enveri i kujtoi Mehmetit se këto gabime të Ramizit nuk ishin gjë, në krahasim me gabimet dhe me fajin politik që vetë Mehmeti bëri në vitin 1953, duke iu qarë ambasadorit sovjetik në Tiranë dhe duke i kërkuar ndihmën e tij e, megjithatë, nё atё rast, Enveri, jo vetëm nuk e dënoi Mehmetin, por, madje, e bëri Kryeministër.

Si duket, kjo mbrojtje që Enveri i bëri Ramizit në Plenumin IV të Partisë, nuk i pëlqeu fare Mehmetit. Duke kujtuar që akuzat e tij në rrafshin e ideologjisë e të artit nuk pinë ujë, Mehmeti ka menduar se, po të hidhte në tavolinë këtë akuzë të re ndaj Ramizit, për veprimtari armiqësore, Faximile e letrës së M. Shehut. Sipër shënimi i tij mbi zarf: “Ta hapi personalisht vetëm sh. Enver Hoxha e kurrkush tjetër” do të merrej si tradhti politike-kombëtare. Prandaj atëherë nuk foli, por e ruajti ta përplaste në një letër si kjo, në çastet e fundit.

Por, dua të theksoj, se Mehmeti heshti për këtë, ngaqë, në të vërtetë, akuzat e tij ndaj R.Alisë ishin trillime në hava, pa asnjë bazë. Gjatë 25 vjetëve pranë Enverit, Ramizit nuk i ka dalë asnjë fije lidhjeje me ndonjë nga grupet antiparti, as kur ishte në Rini, me Nako Spirun, as në Berat me jugosllavët, as si ato të tipit të Liri Belishovës, e cila u vu në mbështetje të Hrushovit, kundër vijës së Partisë etj. Përkundrazi, Enver Hoxha ka qenë i bindur se Ramizi është treguar i vendosur dhe i mprehtë gjatë gjithë bashkëpunimit të ngushtë me të në luftën kundër revizionizmit modern, titist e hrushovian. Nën drejtimin e R. Alisë u botuan 12 vëllime me artikuj kundër revizionizmit, të shkruar nga Enveri, nga Ramizi dhe nga grupi i punës i ngarkuar për këtë qëllim, ku bënin pjesë, në fillim, Sofo Lazri dhe Javer Malo, dhe, pastaj, me largimin e këtij të fundit si ambasador në Paris, u aktivizua Foto Çami. Po ashtu, Ramizi kishte treguar vendosmëri në zbatimin dhe në mbrojtjen e vijës së Partisë edhe nëpër mbledhje e konferenca ndërkombëtare, si në atë të Moskës, në mbledhjet e KNER-it etj.

Akuza e M.Shehut ndaj Ramiz Alisë ishte një fakt më shumë që tregon se Mehmeti, duke e përmendur atë në letrën që la para vetëvrasjes, tentoi të ngjallte tek Enveri dyshim dhe mosbesim për Ramizin dhe të krijonte përçarje në udhëheqjen e Partisë.

Të tillë e konsideroi Enveri. I zhytur në mendime, pas një pushimi, duke tundur kokën, ai tha: “Jo, jo, ky s’ka qenë në vete, kur i ka shkruar këto, ose i ka shkruar me qëllim të keq, për të krijuar turbullira në udhëheqje, për të krijuar dyshime në mendjen time, duke u hakmarrë me të gjithë, duke hedhur sfidën: “Aprés moi le deluge!”. Kështu e tha Enveri, në frëngjisht, atë që në shqip do të thotë: “Pas meje u bëftë kiameti”!

Atë natë, duke ndjekur në çdo çast dhe në çdo veprim Enverin, shihja se nga ato që lexonte, ai nervozohej. Këtë nervozizëm e shfaqi edhe në një moment, kur shpërtheu duke thënë:

“Ky njeri na këshillon edhe si ta trajtojmë pas vdekjes dhe që nderimet t’i bëhen si Nako Spirut(!) Por, kur u vetëvra Nako Spiru, Partia e dinte se shkak për këtë qenë akuzat e jugosllavëve, që e quajtën Nakon armik, agjent etj., kurse Mehmet Shehu nuk u akuzua për gjëra të tilla (tjetër gjë që “i dogji miza nën kësulë”)”.

Shfaqja e këtij nervozizmi tek Enveri, tregonte, përveç të tjerave, edhe se vetëvrasjen e Mehmetit, edhe letrën që i la, ai po i përjetonte shumë rëndë, me shumë emocion dhe me trishtim të thellë. Ai ndihej tepër i shqetësuar për ta zgjidhur enigmën e kësaj ngjarjeje. Kjo bëri që gjendja e tij shëndetësore të rëndohej përsëri, t’i rëndohej sëmundja e zemrës, aq sa ajo e vuri poshtë, i përsëritej shpesh derisa pas 3-4 vjetësh i shkaktoi goditjen fatale.

Enveri u ndie keq edhe sepse vetëvrasjen e Mehmetit e konsideroi dhe e përjetoi edhe si një tradhti që ai i bënte miqësisë dhe dashamirësisë që Enveri kishte treguar në dekada ndaj Mehmetit. Kjo e vrau shumë dhe, siç e kam përmendur, për këtë arsye Enveri ndjeu një zhgënjim tronditës.

Por, dua të them se akti i vetëvrasjes, që kreu Mehmet Shehu, përveç aspektit politik, qe i pafalshëm jo vetëm për Enverin, por edhe për mua, personalisht, për çka i shkaktoi familjes sime, sepse shpejtoi humbjen më të madhe dhe të pazëvendësueshme të njeriut tim më të shtrenjtë./ Përgatiti për botim: Xhevdet Shehu 

Share This Article
37 Comments
  • Po Enveri pse e zbuti luften e klasave me djalin e kriminelit te luftes Bahri Omarin?!
    E pafalshme për nje komunist te vendosur si ai!

    • O Filo,per Luan Omarin e ke fjalen? Po ai doli partizan me arme ne dore kunder pushtuesve naziste! Keshtu eshte kur nuk nje as historine dhe as personat per te cilet flet!

      • Edhe Mehmeti e te tjeret me rradhe (liste e gjate) me arme ne dorë kishin dale por perfunduan armiq. Me cfare mendove ti?! Me rrush në dorë?!

  • çfarë lemerije!!
    të shohësh për 30 vjet edhe anën tjetër të botës dhe të vazhdosh të shkruash sikur në 30 vitet e fundit truri nuk ka marrë asnjë lloj informacioni!??mungesë totale edhe të informacionit viziv!?
    është me të vërtetë për të qarë hallin!!
    për mendimin tim nuk është shumë nexhmija,por xhot gazetari!!një njeri tmerrësisht i indoktrinuar!!i mbetur në të shkuarën,i pa nxënë nga e sotmja!!
    një nga ata njerëz që njëherë në një shkrim të tij adrian vehbiu i quante “partizanët që janë më të këqinj se krijuesit e dogmës a ideollogjisë”!!pra fanatikët që bëjnë gjithçka për të mbuluar fanaitzin e tyre të egër!!
    ka shumë për të komentuar për këto kujtime të nexhit,por për momentin nuk ja vlen!!sidomos pas mbylljes egoiste,cinike sociopatike që i bën ajo këtij shkrimi:
    “Por, dua të them se akti i vetëvrasjes, që kreu Mehmet Shehu, përveç aspektit politik, qe i pafalshëm jo vetëm për Enverin, por edhe për mua, personalisht, për çka i shkaktoi familjes sime, sepse shpejtoi humbjen më të madhe dhe të pazëvendësueshme të njeriut tim më të shtrenjtë.”!
    nexhit asqë nuk i ka ngrënë palla,flas vetëm për atë që ndodhi par 17 dhjetorit 81,për komplet familjen dhe fisin e mehmetit,turdijt,familjet dhe fiset e azbiut,ziçishti,peçini,dhe të gjithë të tjerëve që u dënuan nga kjo valë!!dënime që kanë shkuar në qindra njerëz!akoma sot nexhit i ka mbetur peng që jeta”e pazëvendësueshme të njeriut tim më të shtrenjtë.”,që u shkurtua ndonjë muaj,a ndonjë vit,ka qënë më e rëdësishme se jetët,qindra, që u shkatërruan pa asnjë lloj faji,pa asnjë lloj arsyeje!!
    edhe në rasitn më të mirë për nexhin,duke quajtur “armiq”(njëlloj si i quan nexhi) të partisë dhe të shtetit mehmetin,kadriun e gjithë të tjetër,si koka!
    shikoni cinizmin,mungesën e brerjes së ndërgjegjes së kësaj gruaje!!në tërë kuptimin e fjalës një sociopate,një egoiste,një e sëmurë mendore!!një neri të tillë po ta rikthesh në pushtet!?
    do ti ripërsërisë të gjitha ato që ka bërë!!
    deri dje kemi thënë se janë bërë gabime,faje,por sot me këtë shkrim,unë them se kjo grua vetëm gabime nuk ka bërë!!ajo ka bërë vetëm faje!!

  • Mire moj Nexhi qe Mehmetin r e nxoret armik po familjen pse ja shkaterruat duke vrare Fiqireten , Vladimirin duke ja vrare Mehmetit edhe vellane, Arshiun , lere pastaj djemte me nuset e djemve dhe femijet .
    Po Kadri Hazbiut , Llambi Ziçishtit e te tjereve pse ua shkaterruat familjet sikur te ishin kriminele lufte ?!
    Rri Nexhi dhe jeto ditet qe te kane ngelur dhe mos e trazo plagen qe po mundohet te zere kore .

    • Sepse ashtu ishte vepruar me te gjithe te tjeret.
      Kjo ishte arsyeja qe Enver Hoxha nuk donte te tregohej i padrejte. Ligji nje per te gjithe.
      Kjo ndodhi dhe me Bahri Omarin. Po ta kishte falur si kunat, nuk do kishte te drejte morale te kerkonte denime per te tjeret.
      Ata qe thua ti vrane veten se nuk duronin dot internimin.
      E tmerrshme, por jo e padrejte ne konteksin e kohes.

      • Vetvrasja thua ti MIRAL , “e tmerrshme por jo e pa drejtë në konteksin e kohës ” ,gabim,miku im.
        Kurse unë them të Vritet faji jo njeriu !-ok ….

      • mirel ke komentuar me vullnetin e një fanatiku!!
        po aq fanatik sa nexhi!
        mirel 30 vite pas rrëzimit të diktaturës dhe të të mungojë reflektimi,mësimi nga gabimet fajet e bëra!?
        do të thotë se nuk je në gjëndje të mësosh!!ashtu si nuk ka mësuar kjo grua,që u morr me “fillozofi”monokulturë,ashtu si nuk mësuan sali berishë,nano e ky bastardi që kemi sot!ashtu si nuk ka mësuar edhe AI ndyrësira e radhës që do të vijë pas tij!!
        duam a s’duam,fjalët e konicës janë proverbiale”shqiptari është e keqja e vetvetes”!
        ti je një prototip shqiptari!!
        më vjen keq por kështu të shikoj,kështu të vlersoj nga ato që shkruan!!

  • Ujku plak!Nuk ka faj Nexhmia.Hyme ne kapitalizem dhe bisnesi eshte I lire.Nexhmia perpara se te vdese ka lene amanetin ,me lini nje cope litari jashte,si tersi I pojanit.Ajo ka paguar per reklamen e librit ,dhe media I pergjigjet.Shkruaj dhe ti kujtimet e tua,paguaj shtypin,dhe sa me shume para te derdhesh te del fytyra tende dhe e stergjysheve tend qe ti as I a u ke fotot.Media mer borxh foto,paguan qerane.Provo nje here,.

  • Po mire mo po ata qe kane 30 vjet qe po ju shkerdhejne òfar u mban pragu i shtepise serb Salija e Sllobodanka,Like Florija e Mona Rospija qe u vrane u vodhen dhe u8 shkerdhejne edhe te vdekur si ‘koke palare’ a e kuptoni qe nuk ini me njerez po o ‘Hajdare’ o Biberaj,o Beogradas, o Ballinju,O Bushate,Babale koq-vare???????????????

    • dhe kanë për të të shkërdher dhe më tepër,sepse ti shkërdhimin e ramës nuk e ndjen!!
      o të paktën kujton se je në ëndër!!
      sepse ti nuk mëson nga e kaluara,njëlloj si nexhi që po e mbush shekullin dhe tyryfyçkë si në kalamallëk!!

    • Ooo jetimi 21 Janarit…..te Edvin Rames dale nga mitra e piset e Nexhmije monstres….si perzierje sperme…sllavo-evgjit-Gjirokastre….ke ngelur kopili jetim qe tall gopin…kjo bushtra e shekullit.
      Pooo si or kopil jetimi te besojme ket bushtren plak ne qe tall gopin kur na tregon se debati per fejesen midis dy gangsterve komuniste nisi ne Shtator….Eee do perfundonte ne dhjetor….!?
      Monstra Evgjit- Enver-Hoxha….dhe bushtra e tij….mund te tallin hallatet me kopil-jetim si puna jote…pooo jo me tej…kellira fosile te diktatures….evgjito-enveriste-komuniste…

  • E lagu, s’e lagu. Ulkonja kerkon te vrase edhe nga strofulla e fundit. Se mos jan gjall deshmitaret e asaj ngjarje, dhe mund te deshmojne sot. Fiqretin e vrate pasi ia sajuat “rrefimet”. PTU!

  • Krim pa ndëshkim! Lexova (sh)krimin e mëposhtëm (kujtime, vegime, akuza e akte me pasoja të llahtarshme) dhe nuk mund te mos shpreh opinionin tim te lire ndaj qytetares Silva Turdiu dhe familjes se saj, sepse mendoj qe perben interes publik. Silva Turdiu qe e mirënjohur në Tiranë si vajza e profesorit të nderuar Qazim Turdiu. U dallua për rezultatet e shkëlqyera në Fakultetin Ekonomik të UT dhe si volejbolliste e ekipit ‘’Dinamo’’ edhe atij kombëtar. Mbi të gjitha konsiderohej qytetare e kulturuar dhe me edukim të shëndoshë moralo-politik. Si mund të justifikohet edhe tani, në sistemin demokratik, krimi që u bë ndaj kësaj vajze e familjes së saj! Ajo kishte të drejtë të fejohej e martohej me këdo që dëshironte, babai i saj qe pedagog i nderuar në universitet (pra konsiderohej intelektual i pastet nga ana politike), vajza qe sportiste shembullore në klubin e MPB, dilte edhe jashtë shtetit. Dhe gjithcka iu shemb në jetë për ‘’krimin e rëndë politik ’’ se u fejua me djalin e kryeministrit (apo anasjelltas)?! Prandaj iu rishikua e njollos biografia dhe iu internua familja duke u shkelur rendshem ligji i pergjegjesise individuale dhe ”morali komunist” i nderimit për kontributin e madh si sportiste ndaj atdheut?! Qellimi justifikoi mjetet! Iu shkaterrua fejesa e jeta, iu persekutua familja e farefisi, madje i shemben edhe shtepine private, sepse kryeministri përbënte rrezik për trashëgimtarin e paracaktuar të fronit dhe duhej eleminuar me cdo menyre. Mire kryeministrin e groposen me soj e sorollop, po me vajzen shembullore ç’paten vallë, në vend që t’i lypin nje ”Ndje Zot”, nuk e heqin nga shenjestra edhe pas kaq vitesh se ”ua demaskoi e groposi kryeministrin, poliagjent”, ”te dashurin armik” te udheheqesit te lavdishem?! Të nderuar historianë e gazetarë që interesoheni për këtë temë: 1. Përse nuk pyet njeri se kush është dhe ku gjendet ajo ”shërbyesja e çajit me kamomil” që fluturoi menjëhere në Zelandën e Re, pa u paraqitur tek hetuesia për ”vetvrasjen” e kryeministrit?! 2. Përse nuk bëhet ekspertiza e shkrimit të letrës origjinale të amaneteve, kur thuhet se ajo gjendet ne Arkivin e Shtetit?

  • “ Në 100 të ashtuquajtur komunistë , vetëm një është komunist , 39 janë banditë dhe 60 janë turmë që i kthen nga të duash . LENIN “

    Në partinë e shokut Enver dhe të shoqes Nexhi nuk gabon nëse e kërkon atë ,komunistin e vetëm ,në 200 apo 300 të ashtuquajtur , veçse këtu ,të gjithë banditët komunistë zaptuan udhëheqien e partisë , që në lindje të saj e deri sa vdiq – deri sa e vdiqën !

  • Kjo eshte drama e ideollogjise se cmendur. Kthehet dashuria ne tragjedi.
    Megjithate cunat e Mehmet Shehut ishin cunat e perkedhelur te Bllokut, dhe ata te benin si te donin vete.
    Populli ama kalonte neper kriza dhe me te keqia.
    Familje qe ishin ndare, dhe me femije, ose familje dhe me presione te vazhdueshme. Dhe me vuajtje dhe me te medha
    Mehmeti nuk duroi dot..

  • “Enveri nisi ta lexonte (kushedi për të satën herë atë ditë), herë për vete, herë me zë. Lexonte i përmbajtur dhe komentonte pjesë të saj, herë duke bërë pyetje mbi pyetje, herë duke shpërthyer pas ndonjë pasazhi të letrës, duke thënë: “hipokrit!”, “intrigant!” e ndonjë epitet tjetër.”
    Do të ndalem KËTU te epitetet e urrejtjes ENVERIT ndaj Mehmetit ,si LEXUES mu më lindin disa mendime e pikpamje të ndyshme ,shpesh herë dhe në kundërshtim të plotë njëra me tjetrën .

    Vetvrasja (Vdekja ) e Mehmet Shehut kryeministrit dhe bashkëluftëtarit më të shquar më jetëgjatë në histori të shtetit shqiptar padyshim ishte një humbje për PPSH,për Enver Hoxhën dhe gjithë popullin që e donte.Ishte humbje për Enverin edhe si shokë ideali dhe familjari më edhe me Fiqiretin ,një shoqe Lufte e pune të barabart me Nexhmien ,të dyja shoqe mike si motra.

    Pra dy familje me dashuri të pa kufishme ,vrejmë urrejtje shpirtrore të egër ,kundër njëra tjetrës ,duke përdor epitete URREJE kundër Mehmetit si “INTRIGANTI” etj..

    Por kurë ????? – ditën e morti !!… – dhe duhet theksuar nuk ishte si çdo mort me vdekje natyrale ,por u quajt vetvrasje .

    Tradita e zakoni i shqiptarit ditën e vdekjes nuk sha zhenazen të vdekurin kurr me epitete ,por thotë fjalë të mira . Enveri Mehmetin e kishte bashkëlutëtar si vëlla ,dhe vëllaj nuk shahet ditën e vdekjes tijë Z. Nexhmie ?!!!!
    ,Kjo më habit e dëshpron kaq shumë,kur thoni se Enveri e donte Mehmetin si vëlla ,kur të gjithë duhej të ishin të përlotur ju e urrenit , në vend të qante Enveri me lot në sy ,ai e shante .si ..-Intrigant.!…..Pra i bie që 40 vjet Enveri ka patur një intrigant afër tijë (mëngjez darkë) ,dhe me këtë ” intrigant” u çlirua shqipëria ,dhe u ndërtua si nuse ?….Atëher përse gjithë kjo urrejtje !?..

    Për vetvrasjen e Mehmetit ekzistojnë shumë hipoteza ,por kjo e urrejtjes në ditën e mortjes qënka shumë serjoze,rritet bishti ndriçues i zbardhjes së tragjedisë ,në bazë të plagës dhe gjurmve të gjakut ,dhe dokumentimit të sakët të ekspertve të skenës “vetvrasjes” dhe mjekoligjor.Me kalimin e kohës rritet temperatura kozmike dhe mundësitë e zbardhjes tragjedisë,pavarsisht nga ndryshimi i këtyre hipotazave të v/vrasjes të gjaneralit më të madhë që ka njohur populli ynë.Morali i lartë i asajë Partie nuk duhet të përdhoset,duhet të dalë e vërteta si drita e diellit..

  • E lexova pjesen e fundit te endrrave te Nexhmijes tek Panorama,javen qe shkoi.Mu kujtuan ato dite dhjetori 1981 kur shefi repartit na lexonte tabllone synoptike te Kom.Qendror per armikun Mehmet Shehu.
    -,ja keshtu hengshin kokat e njeri tjetrit-uroja atehere..
    Aaa malok,qen bir qeni,qe nuk na le te gezojme!
    I terbove rrugacet ku qene e ku s`qene,nga vrim e shpelles i nxorre,na vuadhe tokat dhe pronat.
    Po pse moj Nexhmije nuk e zbulove kte armik te rrezikshem te popullit dhe te partise,te kishim shpetuar nga maloku Vucidolit edhe ne bejleri-agallari,Armiqte e vjeter te Kllases! Po ne oxhak e pate mutin.
    Ah sikur ta kishe njohur,do na kishe shpetuar,po nuk e njohe ti.Nuk ta prezantuan Liljana me Sokolin.
    Hajt Nexhmije edhe 200 te tjera.
    Kur s`i dhimbset Xhevdet Shehut,Mehmeti,qe e pati nga fshati,do me dhimbset mua?

    • enveri e denoi “saliun” me pushkatim, ai “sali” ishte te Kadri Hazbiu. Gabimi ishte te qasja e personalizuar qe partia beri me kete rast i cili perfaqesonte simptome te sektarizmit ku po binte ppsh e tere.
      Enver Hoxha duhej te jepte alarmin anti-sektarizem ashtu si para 10 vitesh me 1973 pikasi dhe i ra alarmit anti-liberalizem. Kesaj radhe Enveri nuk e shquajti dot fenomenin e sektarizmes.
      Nga barku i ketij fenomeni u poll Saliu satana i destruktivitetit.

  • Shpetoi Shqiperia nga satrapi Mehmet Shehu atehere asnjeriu nuk i erdhi keq njerzit e Shehut neper rrethe silleshin si gangstera,kjo vrasje apo vetevrasje i hapi rrugen Shqiperise drejt perendimit,

  • I bashkohem fjaleve te anticensures me lart, kjo (Nexhmija) edhe tani pas 30 vjeteve ka mbetur me po ato mendime dhe qendrime si dikur! Fatkeqesi per nje njeri qe iken pa as edhe nje pendese, kur e di se sistemi i saj vrau me mijra dhe burgosi me dhjetra mijra. Mir keto, sepse ishin me ligj, po torturat e ndryshme qe jane bere, me cfar ligji i justifikonin!?
    Keto fjale te shoqes Nexhmije thone gjithshka: “Sipas mendimit tim, kjo porosi flet për shqetësimin që kishte Enveri se ç’mund të ndodhte kur ai vetë nuk do të ishte më. Ai e kishte mirë parasysh se, kur i drejtonte vetë mbledhjet e Byrosë Politike, Partinë dhe, në përgjithësi, punën për zbatimin e vijës dhe të strategjisë së saj, Mehmeti sillej korrekt ndaj shokëve, si në Byro dhe në çdo mbledhje ku ishte prezent Enveri. Po kur ky të mos ishte…?!”

    • Prape keta me formulen “vrau me mijera”. Ku jane ata mijerat e vrare?
      Thuaj cte duash, po ky ishte sistemi qe e gjeti Shqiperine nje feud me disa qindra mijera argate, dhe e ktheu ne shtet 4 milionesh.
      Mijerat u vrane ne lufte, dhe pas 90es
      Sistemi i Nexhmijes viktimizoi disa dhjetra, internoi dusa qindra, por i dha jete disa milioneve.
      Llogarite bejini vete nga peshon kandari.
      Mijerat jane fantazia juaj prej qaramani.
      Ishte nje sistem qe krijoi epojen e tij. E pruri Shqiperine nga gropa e mjerimit feudal ne komunitetin e shteteve te civilizuar.
      Sa e moren ne dore ata te ” nderuarit” e kombit e shkaterruan perseri.

      • mirel
        ma merr mëndja se duhet të jesh rreth të 60 tave!?
        nëse je!?
        atëherë do ta kesh jetuar atë kohë!!
        unë e kam jetuar,prandaj flas më shumë për të!flas për përvojën time!!
        të njëjtat raprezalje janë bërë gjatë gjithë kohës,por ato të pas vetvrasjes së mehmetit kanë qënë ato që i kemi jetuar!në moshë madhore!pra atëherë kur kuptonim gjërat deri diku!kur fillonim të mendonim si të rritur dhe jo si kalamaj!!
        e dimë fare mirë se pas vetvrasjes së mehmetit,arresitmit të fiqiretes,feçorrit,vëllezërve ziçishti,asbiut,dhe në fund pushkatimit të tyre,pamë një persekutim të tërë fiseve të tyre!kush më të vogël e kush më të madh,fiset e tyre shkonin në mijëra njerëz!!pushkatimet ishin pak por persekutimi ishte i pamasë!!e pamë fare mirë se si fluturonin nga shkollat,sesi fluturonin nga vëndet e punës,nga pallatet,nga lagjet njerzit që deri dje ishin shokët tanë,komshijt tanë!!
        mirel,thiri pak më shumë mëndjes e mos mu bëj fanatik badihava!!
        nuk ke fitim as nga e shkaura as nga e sotmia!!me fanatizmin tënd!?
        vetëm se humbet!!krijon,hap themelet e diktaturës së re!!deri më sot kemi pasur dy,sali berishë e edvin dobiç burgajeti!!dhe si duken bathët!?do të vazhdojmë gjatë!!
        fanatizmi,miopia,paaftësia për të mësuar nuk bëjnë tjetër veçse ripërsërisin shtypjen!!

  • Lexova vetëm paragrafin e parë. Të tjerat nuk më interesojnë. Ajo që dua të vë në dukje është: Familja Pipa, pra dhe Arshi Pipa, nuk ishin nga Shkodra, por nga Libohova. Aty i kishte çuar jeta. Libohovitë ka në Shkodër, ashtu si kudo në Shqipëri. Çudi sesi kjo vogëlsi i ka shpëtuar Zonjës së Zezë.

  • N.r-2 Deponimet e Nxhmies kur Enveri Lexoi letrën e fundit të lënë nga Mehmet Shehu, pas vdekjes.

    “Enveri nisi ta lexonte (kushedi për të satën herë atë ditë), herë për vete, herë me zë. Lexonte i përmbajtur dhe komentonte pjesë të saj, herë duke bërë pyetje mbi pyetje, herë duke shpërthyer pas ndonjë pasazhi të letrës, duke thënë: “hipokrit!”, “intrigant!” e ndonjë epitet tjetër.”
    Do të ndalem KËTU te epitetet e urrejtjes ENVERIT ndaj Mehmetit ,si LEXUES mu më lindin disa mendime e pikpamje të ndyshme ,shpesh herë dhe në kundërshtim të plotë njëra me tjetrën .

    Vetvrasja (Vdekja ) e Mehmet Shehut kryeministrit dhe bashkëluftëtarit më të shquar më jetëgjatë në histori të shtetit shqiptar padyshim ishte një humbje për PPSH,për Enver Hoxhën dhe gjithë popullin që e donte.Ishte një humbje e madhe për Enverin edhe si shokë ideali dhe prej familjari edhe me Fiqiretin ,një shoqe Lufte e pune të barabart me Nexhmien ,të dyja shoqe mike si motra.

    Pra dy familje me dashuri të pa kufishme ,vrejmë urrejtje shpirtrore të egër ,kundër njëra tjetrës ,duke përdor epitete URREJE kundër Mehmetit si “INTRIGANTI” etj..

    Por kurë ????? – ditën e morti !!… – dhe duhet theksuar nuk ishte si çdo mort me vdekje natyrale ,por u quajt vetvrasje ishte një tragjedi .

    Tradita e zakoni i shqiptarit ditën e vdekjes e ka zakon nuk sha xhenazen të vdekurin kurr me epitete ,por thotë fjalë të mira edhe sikur të mos i meritoi për së gjalli ,ai shko në parajsë.
    Enveri Mehmetin e kishte bashkëlutëtar dhe vëlla ,dhe vëllaj nuk shahet ditën e vdekjes tij,por zemra i pikon gjak Z. Nexhmie ?!!!!

    Kjo më habit e dëshpron kaq shumë,kur thoni se Enveri e donte Mehmetin si vëlla ,kur të gjithë duhej të ishin të përlotur, ju e urrenit , në vend të qante Enveri me lot në sy ,ai e shante .si ..-Intrigant.!…..Pra i bie që 40 vjet Enveri ka patur një intrigant afër tij (mëngjez darkë) ,dhe me këtë ” intrigant” u çlirua shqipëria ,dhe u ndërtua si nuse në ballkan ?….Atëher përse gjithë kjo urrejtje !?..

    Për vetvrasjen e Mehmetit ekzistojnë shumë hipoteza ,por kjo e urrejtjes në ditën e mortjes qënka shumë serjoze,rritet bishti ndriçues i zbardhjes së tragjedisë ,në bazë të plagës dhe gjurmve të gjakut ,dhe dokumentimit të sakët të ekspertve të skenës “vetvrasjes” dhe mjekoligjor.Me kalimin e kohës rritet temperatura kozmike dhe mundësitë e zbardhjes
    tragjedisë,qoftë dhe me ekspertizë ndërkombëtare të zbardhet e vërteta , pa frikë pavarsisht nga ndryshimi i këtyre hipotazave të v/vrasjes të gjaneralit më të madhë që ka njohur populli ynë.
    Morali i lartë i PPSH , nuk duhet të përdhoset,duhet të dalë e vërteta si drita e diellit,kjo e lartëson.

    -Enver Hoxha është mbret i strategjive politike e ushtarake të çlirimit e ndërtimit shqiprisë socialiste.

    Mehmet Shehu ishte arkitekt ralizimit të betejave dhe legjendë ushtarake e çlirimit dhe e ndërtimit,të shqipërisë si nuse.

    -Nexhmia thotë se Mehmeti tejkalonte kopetencat dhe ishte i ashpër në luftë ,po Z.Nexhmie ,por lufta nuk është balet ,ajo ka harxhet e saj ,si sofra që ka thërrime pas ngrënjes edhe lufta ka viktima ,kjo jo vetëm në shqipri ,por më të mëdha kan qënë në Angli Amerikë Rusi ,Francë dhe Greqi e Jugosllavi etj..

    Ramiz Alia në të vërtet ishte një delnxhi demagog politik ,si ka thënë kush puna er mbarë ,mashtrues ,frikacak .Nuk ka të krahasuar kurr me Mehmet Shehun ,jan si dita me natën .
    Ramizi një njeri i ftohtë,servil pa zemër ,përparoi me brryla në udhëheqje ,me intriga për antarët e byrosë .Ju dha munësia e udhëheqjes vendit dhe nuk pati zotësi drejtimi të vendit ,ai e katandisi shqipërinë te tufzat e arzat .

    .Për 6 vjet mbas vdekjes Enverit Ramizi e vrau Popullin shqiptar ,jo me plumba ,por me uri ,populli vuante veten për një kg mish e një kokërr vezë dhe një kg qumësht ,u zbraz tregu ,vuante fëmija ,vuante gjithë populli shqiptar .

    Kjo mënxyrë ,si ka munësi që ndodhi ?!…, a ‘ u ishin qorruar të dy sytë ? Kur kosova kishte të mbushur me tufat e bagëtive malet e fushat vendit ,Prishtina kishte mish e qumësht sa deti,Shqipëria merrte mish kanguri .

    Ramizi na shkatrroi ai la peshqesh një supërkriminel të UDB-së ,njeriu që ja bëri varrin shqipërisë për 25 vjet Sali Berisha si asnjë armik mbi tokë nuk do ta bënte më zi popullit e atdheut të vet…

  • Pate fat moj Ledi Makbeth ,qe mbas renies se murit te Berlinit late djemte e juaj per te “qeverisur ” shqiperine .Na i futet ne popullit .Mos e trazo mu. tin se vjen here me keq .Por si moj Ledi Makbeth fill mbas 24 oreve , na i ” bekuat ” Mehmet Shehun poliagjent ,spiun tradhetar , e dreqi me te birin ,Kush i ha keto moj shtrige . Si ka mundesi ? Pergjigju te lexojme gallatat e hipokrizite tuaja ??!!.Ja late shtetin ne dore Ramizes Alia dhelpres frikacake dhe te bindur tuain ,plus me kryshqine tuaj te bere ,e menduat gjate ,per te qene gjithmone te paret e ketij kopshti zoologjik qe gatuat ju,Dhe per ta vulosur perfundimisht friken tuaj , vrate dhe Min e Brendshem Kadri Azbiun ,Ficorin ,lllambin zicishtin e dreqi me te birin ,per tja lene te sigurte shqiperine ,e jo per ne popullin ,por per interesat e juaja personale .Ptu moj rrace e keqe . .

  • N.r-2 Deponimet e Nxhmies kur Enveri Lexoi letrën e fundit të lënë nga Mehmet Shehu, pas vdekjes.

    “Enveri nisi ta lexonte (kushedi për të satën herë atë ditë), herë për vete, herë me zë. Lexonte i përmbajtur dhe komentonte pjesë të saj, herë duke bërë pyetje mbi pyetje, herë duke shpërthyer pas ndonjë pasazhi të letrës, duke thënë: “hipokrit!”, “intrigant!” e ndonjë epitet tjetër.”
    Do të ndalem KËTU te epitetet e urrejtjes ENVERIT ndaj Mehmetit ,si LEXUES mu më lindin disa mendime e pikpamje të ndyshme ,shpesh herë dhe në kundërshtim të plotë njëra me tjetrën .

    Vetvrasja (Vdekja ) e Mehmet Shehut kryeministrit dhe bashkëluftëtarit më të shquar më jetëgjatë në histori të shtetit shqiptar padyshim ishte një humbje për PPSH,për Enver Hoxhën dhe gjithë popullin që e donte.Ishte një humbje e madhe për Enverin edhe si shokë ideali dhe prej familjari edhe me Fiqiretin ,një shoqe Lufte e pune të barabart me Nexhmien ,të dyja shoqe mike si motra.

    Pra dy familje me dashuri të pa kufishme ,vrejmë urrejtje shpirtrore të egër ,kundër njëra tjetrës ,duke përdor epitete URREJE kundër Mehmetit si “INTRIGANTI” etj..

    Por kurë ????? – ditën e morti !!… – dhe duhet theksuar nuk ishte si çdo mort me vdekje natyrale ,por u quajt vetvrasje ishte një tragjedi .

    Tradita e zakoni i shqiptarit ditën e vdekjes e ka zakon nuk sha xhenazen të vdekurin kurr me epitete ,por thotë fjalë të mira edhe sikur të mos i meritoi për së gjalli ,ai shko në parajsë.
    Enveri Mehmetin e kishte bashkëlutëtar dhe vëlla ,dhe vëllaj nuk shahet ditën e vdekjes tij,por zemra i pikon gjak Z. Nexhmie ?!!!!

    Kjo më habit e dëshpron kaq shumë,kur thoni se Enveri e donte Mehmetin si vëlla ,kur të gjithë duhej të ishin të përlotur, ju e urrenit , në vend të qante Enveri me lot në sy ,ai e shante .si ..-Intrigant.!…..Pra i bie që 40 vjet Enveri ka patur një intrigant afër tij (mëngjez darkë) ,dhe me këtë ” intrigant” u çlirua shqipëria ,dhe u ndërtua si nuse në ballkan ?….Atëher përse gjithë kjo urrejtje !?..

    Për vetvrasjen e Mehmetit ekzistojnë shumë hipoteza ,por kjo e urrejtjes në ditën e mortjes qënka shumë serjoze,rritet bishti ndriçues i zbardhjes së tragjedisë ,në bazë të plagës dhe gjurmve të gjakut ,dhe dokumentimit të sakët të ekspertve të skenës “vetvrasjes” dhe mjekoligjor.Me kalimin e kohës rritet temperatura kozmike dhe mundësitë e zbardhjes
    tragjedisë,qoftë dhe me ekspertizë ndërkombëtare të zbardhet e vërteta , pa frikë pavarsisht nga ndryshimi i këtyre hipotazave të v/vrasjes të gjaneralit më të madhë që ka njohur populli ynë.

    Morali i lartë i PPSH , nuk duhet të përdhoset,duhet të dalë e vërteta si drita e diellit,kjo e lartëson.

    -Enver Hoxha është mbret i strategjive politike e ushtarake të çlirimit e ndërtimit shqiprisë socialiste.

    Mehmet Shehu ishte arkitekt ralizimit të betejave dhe legjendë ushtarake e çlirimit dhe e ndërtimit,të shqipërisë si nuse.

    -Nexhmia thotë se Mehmeti tejkalonte kopetencat dhe ishte i ashpër në luftë ,po Z.Nexhmie ,por lufta nuk është balet ,ajo ka harxhet e saj ,si sofra që ka thërrime pas ngrënjes edhe lufta ka viktima ,kjo jo vetëm në shqipëri ,por më të mëdha kan qënë në Angli Amerikë Rusi ,Francë dhe Greqi e Jugosllavi etj..

    -Ramiz Alia në të vërtet ishte një delnxhi demagog politik ,si ka thënë kush puna er mbarë ,mashtrues ,frikacak .Nuk ka të krahasuar kurr me Mehmet Shehun ,jan si dita me natën .

    Ramizi ishte një njeri i ftohtë,servil pa zemër ,përparoi me brryla në udhëheqje ,me intriga për antarët e byrosë .Ju dha munësia e udhëheqjes vendit dhe nuk pati zotësi drejtimi të vendit ,ai e katandisi shqipërinë te tufzat e arzat .

    .Për 6 vjet mbas vdekjes Enverit Ramizi e vrau Popullin shqiptar ,jo me plumba ,por me uri ,populli vuante veten për një kg mish e një kokërr vezë dhe një kg qumësht ,u zbraz tregu ,vuante fëmija ,vuante gjithë populli shqiptar .

    Kjo mënxyrë ,si ka munësi që ndodhi ?!…, a ‘ u ishin qorruar të dy sytë ? Kur kosova kishte të mbushur me tufat e bagëtive malet e fushat vendit ,Prishtina kishte mish e qumësht sa deti,Shqipëria merrte mish kanguri .

    Ramizi na shkatrroi ai la peshqesh një supërkriminel të UDB-së ,njeriu që ja bëri varrin shqipërisë për 25 vjet Sali Berisha si asnjë armik mbi tokë nuk do ta bënte më zi popullit e atdheut të vet se ky …

  • Historia e Evropes eshte nje nga shembujt me klasije se si martesat kane qene llogaritje politike. Fundja dhe Skenderbeu na e ka lene nhe deshmi te tille.
    Me ane te martesave krijoheshinn aleanca dhe sulmoheshin mbreteri apo kundershtare politike, ose rivale te fronit, ose te pushtetit.
    Te thuash qe martesa e djalit te Mehmet Shehut te trajtohej si dicja romantike eshte gjykim sa naiv aq dhe i pavend. Diskutojme ende si sharlatane te demokracise, pa patur asnje koncept minimal mbi forcen e pushtetit.
    Falt eshte qe Shqiperine e mbajti shtet Enver Hixha. Fakt eshte qe e mbajti me dore te hekurt per ata qe donin ti vinin shkopinj nen kembe.
    Ama nje gje e kishte te qarte. U bere me grupin tjeter, je kunder meje.
    Per te arritur te pranimi i nje akti te tille, do duhej demokraci. Por per te arritur ne demokraci duhet seriozitet dhe kulture lirie. Kulture Ligji.
    Nuk mund te krijosh shtet pa kuptuar qe ka ca rregulla loja, qe duhen zbatuar.
    Edhe sot ne bote martesat e njerezve te pushtetshem behen per interesa te caktuara.
    Keni nje Harry qe doli nga kirniza, dhe cfare nuk po i punojne anglezet. Nuk kane ci bejne me shume se e kane gjak, pa Dianen e hoqen qafe.
    Martesa te njerezve te pushtetshem shpesh jane llogari dhe behen me llogjike e jo.me pasion.
    Nga ana sentimentale, po, na vjen keq.
    Por a ishte po aq sentimental Mehmet Shehu vete? Per djalin e tij mbase, po per te tjeret, jo dhe aq.

    • mirel
      ta shkruajta dhe më sipër,duhet ta kesh jetuar atë kohë!!nuk e di se ku por e ke jetuar!!
      tashti lexo,sill në mëndje faktet e asaj kohe!!
      po rrimë tek kjo që thua ti”Me ane te martesave krijoheshinn aleanca dhe sulmoheshin mbreteri apo kundershtare politike, ose rivale te fronit, ose te pushtetit.”,që është e drejtë!!
      për këtë arsye në BP nga vetë enveri ishte e ndaluar,kuptohet jo e shkruar por e vendosur,që të mos bëheshin martesa brënda përbrënda BP!!
      i vetmi rast ka qënë iliri i enverit me mbesën e ramizit!!mbesën dhe jo vajzën!!dhe aty është pak “larg”!!
      “Te thuash qe martesa e djalit te Mehmet Shehut te trajtohej si dicja romantike eshte gjykim sa naiv aq dhe i pavend.”mua më duket se e pavënd është thënja tënde!!
      sepse ti kap pjesën që të intereson ty dhe jo të tërën!!
      po të kapësh të tërën!?
      do të shohësh se në atë kohë shumica e “djemve” e “vajzave” të bllokut po zbatonin “detyrën e partisë”,në fakt ishin lënë të lirë nga prindërit që të zgjidhnin partneret a partnerët e tyre nga “gjiri i popullit”,me kushtin e vetëm që të ishin nga familje “të mira”!
      kështu ke liljanën e sokolit dhe atë tyryfyçkën e tyryfylit të mehmetit,bashkimit!!nuk më kujtohen të tjera,por aty shkonte!!pra ata kishin zgjedhur nga “klasa punëtore”!
      kështu dhe puna e fejesës së kënos,skënderit!!dhe ai gjeti një vajzë të thjeshtë,por nga famijle “jo të mirë”!!
      kështu që ajo puna tënde e se “nuk kishte të bënte me romanticizmin e djalit të K/M dhe një vajze nga më të bukurat në tiranë”!?por me një llogari të stërholluar të K/M agjent multiversial,poliagjent ishin për kohën,atëherë nuk egzistonte teoria e multiversium?!aman o mirel,mos e ul stekën!!
      ishte një gjë e zakonshme për të cilën e kritikuan mehmetin dhe ai e detyroi të birin ta prishte!!ashtu si e thonë të gjithë,si ata që mbetën gjallë dhe ata që kanë vdekur,mehmetin vetëm se e kanë kritikuar,ndoshta më rëndë se më parë,ndoshta kanë dashur dhe pak nga pak ta mënjanojnë,por asnjëhrë nuk kanë dashur ta elemonojnë si ia bëri ai vetvetes!!po të shohësh me vëmëndje biografinë e mehmetit,ai ka përmëndur vetë në 2 ose 3 raste,të vështira të tijat,situata si e fundit,ku ai ka thënë se “ka qënë gati të bënte vetvrasje”!mehmeti ka qënë i zgjuar dhe trim por në njerëz të tillë nxitimi në nxjerrje konkluzionesh është shpesh herë fatal!!
      mehmeti nuk kishe nevojë të bënte “një aleancë me kundërshtarin”e pafuqishëm për të hequr qafe enverin!!nëse ai kishte një jetë të tërë agjenturore!?nuk do të ishte aq budalla sa të qëndronte i vetëm,pa një rrjet të tërë mbështetjeje!!duke patur parasysh se ishte ai që i kishte të gjitha në dorë!!duke filluar nga ministër i brëndëshëm!!nuk po përmënd kohën kur kishte gjithçka në dorë,gjatë L2B!!
      “tablloja sinoptike” e enverit ishte aq e “ngrënëshme” në atë kohë,por e pamundur “të shtyhej pa qepë”!!
      sot?!
      as për të fshirë bythën nuk është!letra ka qënë shumë e trashë!!letër speciale për ti rrezistuar kohës!!veprat e enverit duhej ti rezistonin asaj!!

  • Duhet pranuar, se nganjehere, por vetem nganjehere, ti Mirel jep mendime te sakta! Ose kjo ka te beje me evolucionin.

    • Jam dakort z. Kulufi ,Mireli jo vetëm që ka mendime të sakta por dhe vizion ngjarjesh reale shtjellim evulicioni i pa anshëm në kohën dhe vendin e duhur.Respekte Mirel ,dhe sulm ballistve e lagalistve dhe bashkëpuntor të pushtuasit .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *