4 janari shënon 90-vjetorin e lindjes së gjigantit të skenës shqiptare, Kadri Roshi. Figura e njohur shqiptare u nda nga jeta më 6 shkurt të vitit 2007.
Roshi është cilësuar si një nga aktorët më të talentuar të skenës shqiptare. Kjo kryesisht për shkak të zërit të tij dhe lëvizjeve në skenë.
Në karrierën e tij të gjatë që fillon nga viti 1945, numërohen rreth 170 role, prej të cilave 130 janë role kryesore, që do të bënin të ndihej krenar këdo prej aktorëve të skenës dhe ekranit shqiptar.
Në 1961-n, Kadri Roshi u nderua me titullin “Artist i Merituar” dhe në vitin 1969, me çmimin e madh “Artist i Popullit”, ndërsa në vitin 1995, në festivalin e 10-të të Filmit Shqiptar, mori çmimin e “Karrierës”. Nga Presidenti i Republikës në vitin 1998 iu akordua titulli “Nderi i Kombit”.

I Madhi Kadri Roshi, ishte epoke e artit realist, arrtit te nadh,Kjo epoke dhe artistet e tipit te te Madhit Kadri Roshi, nuk arrihet leht e shpesh,Tash nuk kemi artsit te skenave dhe filmit te kalibrit te Kadi Roshit dhe gjenerates se Tij, apo Bekim Fehmiut dhe grupit te artsteve shqiptr kendej Drini.
Poezi homazh nga Bujar Kardashi
Si Vjosa nga Berati i ish shtuar shtati
Në Spille jetojë dallgë deti prodhojë
N’atrt ish Sizifi në maja na çojë
Në maj artin ngjiti kur desh vet e zbriti
Dhe loti i ndriti nga djersa që qiti
I ka hyrë nerëzve në shtëpi e zemër
Kudo ku kalonte për vete la emër
Ka kohë ka shkuar, kush se ka kaluar
Se vetë natyra e kish bër me duar
E lëvdoj vërtetë, se të gjitha i kish
I madh si artist por dhe burrë ish
Ezopi i artit ti ke qën vërtetë
Arrin t’përmëndesh dhe në atë jetë
Ti ke pasur fat, një her vjen në jetë
Ke qwnw i rrethuar me artist t’vërtetë
Por ti ishe i fisëm kishe dinjitet
Ndaj dhe ky vend të quan nderi vet
Emri Kadri Roshi në altar ka mbet.