Kukan i përgjigjet të vesë së Aleks Nikës

Saimir Lleshi

E veja e Aleks Nikës, një nga të vrarët në ngjarjen tragjike të 21 janarit 2011, i dërgonte një letër eurodeputetit Eduart Kukan dhe Knut Fleckenstein.

Kukan i ka kthyer përgjigje Rajmonda Nikës, duke theksuar se nuk duhet të humbte shpresat për të gjetur drejtësinë.

Kukan thekson se ka bërë gjithmonë thirrje për zbardhjen e ngjarjes së rëndë. “Unë me të vërtetë besoj se drejtësia do të triumfojë në këtë çështje”, shkruan europarlamentari. /Dita/

Share This Article
3 Comments
  • E nderuar Rajmonda.
    Une si qytetare shqiptare ,qe isha ne demostraten e 21 janarit 2011 dhe e kam pare me syte e mi pushkatimin e demostruesve do te ndiqja nje rruge tjeter,nga e juaja,,,do t’i zija zyren kryeprokurorit “uji me kos” dhe nuk do te shqitesha prej aty derisa ai te bente detyren e tij kushtetuese,,DREJTESINE,per Burrin tuaj,per Ziverin Hekuranin,Faikun,te plagosurit qe desh fati nuk vdiqen dhe te masakruarit neper komisariate,,,,,pra per Republiken e pushkatuar ne Bulevardin “Deshmoret e Kombit”.
    Nese llalla do te refuzonte te bente detyren do t’a merrja me shqelma nga zyra drejt e ne bulevard,mu aty ku u pushkatuan djemte e Shqiperise..
    Para Kukan-it ,qe nuk paguhet nga taksat e shqiptareve,eshte I detyruar llalla te beje detyren dhe vetem detyren e tij kushtetuese,,,ose te pirdhet perfundimisht.

  • Po tregoj nje episod te vitit 1985 : Kisha vjerrin semure dhe me duheshin disa medikamente mjekesore, qe ne ate kohe nuk ndodheshin ne spitale. Mjeku qe dha receten kishte thene, qe mund te gjenden edhe ne Greqi. I lutem nje te njohuri te me ndihmonte, i cili me prezanton me nje shofer te parkut te eksportit. Ne ate kohe (per ata qe nuk e dine) transporti i mallrave eksport import kryhej me anije dhe me kamiona “TIR”.
    Pra, komunikoj me shoferin dhe i jap parate e porosine dhe prisja diten kur do te kthehej. Shoferi me tha paraprakisht se do te kthehej afersisht mbas pese ditesh.
    Kaluan pese dite e nuk po vinte. Vjerri po keqesohej. Te mos e zgjas, kaluan tetembedhjete dite nga nisja dhe shoferi arriti. E falenderova per porosine qe me kishte plotesuar.
    I njohuri im, qe me kishte prezantuar e pyeti se pse ishte vonuar. Shoferi u pergjegj se kishin greve greket. Po cfare pune kishit ju me greven e grekeve, i thote. Une dhe kolegu im shofer biseduam me ta dhe kaluam edhe disa dhjetra metra, por me tej nuk mund te kalonim se rruga ishte e bllokuar. U grindem me grevistet aq sa na drejtuan manivelin e traktorit per te na qelluar. Se shtypi mund te na konsideronte ne si greve thyes dhe ju prishnim pune grevisteve.
    Po si ja bete per te ngrene kaq dite, i tha i njohuri im. Nja pese – gjashte dite kaluam me ushqimet qe kishim marre me vehte. Me tej ngelem keq dhe u afruam te nje shtepi jo shume afer vendit ku ishim bllokuar. Pame nje burre te vjeter qe po merrej me lidhjen e disa degeve te pemeve. U pershendetem dhe i kerkum pak uje. Me te filloj biseda. E kuptoj nga “perfeksioni” i greqishtes sone dhe na pyeti se nga ishim. I thame nga Shqiperia. I treguam se kemi nje jave qe jemi te bllokuar nga greva qe po behet pak me tej ku kane bllokuar rrugen, tentuam te ikim beme disa dhjetra metra por na bllokuan dhe na kercenuan se do te na qellonim po te tentonim te ecnim me perpara.
    Burri i vjeter na shikoi nje moment dhe tha: keni shpetuar qe nuk ju kane vrare. Ata ju kane klasifikuar si greve thyes dhe ne qoftese ju do te kalonit do ti prishnit greven, nuk do te fitonin te drejtat qe kerkojne. Degjoni mor djem: ketu kur ka nje greve, kur kerkohet nje e drejte, behen te gjithe bashke dhe e arrijne, kurse tek ju prandaj nuk keni bere shtet se nuk beheni ne nje mendje….

  • Nuk behet shtet derisa edhe sot kemi nje kryekriminel gjoja deputet i thjeshte trazon te gjithe shqiperine per interesat personale.Protestat tona duhet te jene :Large nga politoka dhe parlamenti kryekrimineli salehqenserbi.Dhe keshtu mbase lehtesohemi dhe mbandej pastrohemi nga kermat politike ,gllaberuese dhe vrasetare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *