Kukan: Jam skeptik për Shqipërinë

redaktor

Parlamenti Europian diskuton sot raportin për Shqipërinë, ndërkohë që presin nga Tirana plotësimin e kushteve të vendosura për statusin. Europarlamentari Eduard Kukan, njëkohësisht dhe kreu i delegacionit të PE, për Evropën Juglindore u shpreh se ka nevojë për prova nga pala shqiptare për të kapërcyer skepticizmin e tij. Kukan nuk harroi të vlerësojë edhe rëndësinë që do të kenë zgjedhjet e ardhshme dhe ajo çfarë do të ndodhë më pas.

“Kam nevojë për më shumë prova konkrete qe të ndihmojë në kapërcimin e skepticizmit tim ndaj situatës në Shqipëri. Do të ishte e rëndësishme për Shqipërinë se si do të menaxhojë këto zgjedhjet e ardhshme parlamentare, dhe si do të kryhen këto zgjedhje, dhe si do të jetë ajo çka do të pasojë pas këtyre zgjedhjeve”, është shprehur Kukan.  Ai ka kërkuar që të shtohen dy amendamente ajo  për hetimet e 21 janarit dhe për ish të burgosurit politik.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *