Eduard Kukan ka marrë pjesë në koncertin e organizuar me rastin e “Ditës së Europës” në qytetin antik të Butrintit, në Sarandë.
Të pranishëm në këtë event, ishin të pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama, Kryeparlamentari Ilir Meta, anëtarë të kabinetit qeveritar, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin si dhe mjaft personalitete të jetës publike në vendin tonë.
Në koncertin e organizuar me rastin e “Ditës së Europës”, performoi sopranoja e njohur shqiptare Inva Mula, tenori Armand Kllogjeri si dhe Kori dhe Orkestra e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.
I organizuar në një nga monumentet e trashëgimisë së pasur kulturore dhe historike të vendit tonë, në koncert u luajtën pjesë të shkëputura nga kryevepra të kompozitorëve më të njohur shqiptarë dhe evropianë.

BURG BURG BURG BURG
BURG BURG BURG BURG
BURG BURG BURG BURG
BURG BURG BURG BURG
BURG BURG BURG BURG
DHE SEKUESTRIM PASURIE PER ILIR METEN DHE GJITHE LSI.