Kukan: Reforma në drejtësi, gur themeli për Shqipërinë!

Dita

Brukseli është duke humbur durimin me politikanët shqiptarë. Mungesa e kompromisit për arritjen e konsensusit në realizimin e reformës në drejtësi, duket se po i detyron funksionarët e Parlamentit Europian të lëshojnë deklarata njëra pas tjetrës. E gjitha në funksion të arritjes të votimit të reformës në drejtësi, tani, menjëherë, bashkë.

Kështu shprehet edhe Eduard Kukan, raportues i PPE për Shqipërinë në PE, në një intervistë për dritare.net, dhënë gazetares Arta Tozaj, në Bruksel.

Reforma e drejtësisë është për momentin çelësi për përparimin e Shqipërisë në procesin e integrimit. Tani, mendoj se është koha e duhur për të bërë këtë hap. Kjo do të ndihmonte sigurisht procesin e hapjes së negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë. Unë i kam ndjekur përgatitjet për këtë reformë dhe jam i impresionuar nga ambicja dhe niveli i saj. Për këtë arsye, unë shpresoj me të vërtetë se do të miratohet dhe zbatohet. Ky mund të jetë një moment historik për shqiptarët dhe një gur themeli për Shqipërinë.

Tashmë është në duart e politikanëve shqiptarë për ta finalizuar këtë proces dhe për të përmbushur pritshmëritë e qytetarëve për drejtësi të pavarur dhe efikase”, tha Kukan.

Share This Article
1 Comment
  • Miresetevini perseri ne Shqiperi e i thoni PS qe te gjeje gjuhen e perbashket me Salihalej.Harrove zotrote, qe i hodhe salvazhentin ,e na le me goje hapur, se pa Saliun ,nuk shkojme ne Evrope .Ja keto paguan sot populli shqiptare kshillat pa buke qe i jepni politikes shqiptare.
    Per mua Salihalej ka te drejte .Deri di e 25 vjete e kini konsideruar arqitektin e shembjes se komunizmit.Qe i hapi rrugen Shqiperise kapitaliste qe na futi ne NATO dhe e beri Shqiperine rrush e kumbulla per vete e kompanite te huaja .Tani ai do shperblimin per ato qe ju ka degjuar me verberi. Ju doni nje reforme qe tja fusni pistoni e te marri arratine .Jo maloku kete bese nuk e pranon .Ndryshoni formulen e nenit 88 dhe Saliu nga xhind do te behet ujke .Nga ujke ne qenjgje ,nga qenjgje drejt parajses.Per ne skipetaret z.Kukan cfare na mbetet ? Saliu na ika thene .Noc Rrokun e Malokut .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *