Kryetari i delegacionit të Parlamentit Europian për Europën Juglindore, Eduard Kukan u bën thirrje politikanëve shqiptarë që të vazhdojnë atmosferën pozitive pas zgjedhjeve të 23 qershorit, integrimi bëhet për shqiptarët.
Z. Kukan, Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, që përbëjnë Këshillin Europian, arritën dje një kompromis mes pesë vendeve anëtare të fuqishme të BE-së që nuk dhanë votën pro dhënies për Shqipërinë të statusit të vendit kadidat për anëtarësim dhe shumicës tjetër prej 22 vendesh që ishin pro: ata vendosën shtyrjen e vendimit për Shqipërinë deri në qershor 2014. Ndërkohë edhe Parlamenti Europian pati dhënë ditë më parë votën e tij pro. A ishte e papritur kjo shtyrje për Ju si europarlamentar dhe kryetar i delegacionit të Parlamentit Evropian për Europën Jug-Lindore?
Nuk ishte krejt e papritur për mua. Nuk është sekret që disa vende anëtare të BE-së deklaruan rezervat e tyre lidhur me dhënien e statusit kandidat Shqipërisë. Mendoj që kjo ishte e ditur edhe nga politikanët e Shqipërisë. Megjithatë, ne të gjithë shpresuam që vendimi që do të merrej do të ishte pozitiv. Por për fat të keq kjo nuk ndodhi. Mendoj se ky vendim, shtyrja e statusit për Shqipërinë, nuk është një vendim i drejtë, nisur nga natyra e një hapi të tillë në procesin e anëtarësimit – ai do të thotë thjesht inkurajim për forcat politike në vend pa asnjë implikim të mëtejshëm konkret në procesimn e integrimit.
Në fund të fundit a e gjeni realist skepticizmin e pesë vendeve të rëndësishme të BE-së: Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe, Holandës dhe Danimarkës, skepticizëm që u bë shkak që Shqipëria edhe këtë herë të mos e marrë statusin e vendit kandidat, për të cilin ka aplikuar që në vitin 2009?
Me aq sa di këto pesë vende dëshirojnë prova më të rëndësishme se sa atmosdera e re, në vend është pozitive politika e qëndrueshme dhe sidomos lufta kundër korrupsionit do të jetë efektive me rezultate konkrete. Këto vende dëshirojnë një lloj historiku dokumentimi që do të vërtetojë qëndrueshmërinë dhe rezultatet konkrete.
A mendoni se në skepticizmin këtyre pesë vendeve ndaj Shqipërisë, mund të ketë ndikuar edhe përvoja jo pozitive nga vala e fundit e zgjerimit të BE-së, kam këtu parasysh anëtarësimin e vendeve të tilla si Rumania apo Bullgaria, që u provuan të jenë të parakohshme për nga arritja e standardeve që duhet te ketë një vend që anëtarësohet?
Mësimet e nxjerra nga anëtarësimi në BE i Rumanisë dhe Bullgarisë luajnë rolin e tyre në përqasjen e vendeve anëtare të BE-së lidhur me anëtarësimin e gjithë shteteve të reja, që janë në procesin e hyrjes në BE. Kjo do të thotë që kriteret që duhen plotësuar plotësisht duhet të ndiqen deri në një periudhë të caktuar, gjatë së cilës duhet të realizohen reformat.
Cilat mendoni se janë pritshmëritë konkrete të pesë vendeve, të cilat Shqipëria duhet t’i realizojë brenda gjashtë muajve, deri në qershor 2014? A mund të konsiderrohen arritjet në këtë hark kohor të qëndrueshme?
Eduard Kukan: Ashtu si e theksova, tanimë, pritshmëritë janë që Shqipëria gjatë këtyre gjashtë muajve duhet të provojë që kjo atmosferë e re politike, bashkëpunimi mes qeverisë dhe opozitës, është e qëndrueshme dhe do të sjellë rezultate në përparimin e axhendës europiane. Provat konkrete janë të nevojshme dhe duhet të ketë shumë të tilla në mënyrë që trendi, prirja të jetë qartësisht e dukshme. Besoj se është jo realiste të presësh nga Shqipëria që të arrijë gjithçka në gjashtë muaj. Dëshiroj t’ ju sjell ndërmend këtyre pesë vendeve, se po flasim për status kandidat për Shqipërinë, jo për datën e fillimit të negociatave të pranimit, jo për pranimin e Shqipërisë në BE që do të kërkojë 8 – 10 vjet të tjera. Kjo nuk duhet harruar. Më duket se kërkesat e disa vendevre anëtare të BE-së nuk janë të qarta dhe po ngatërojnë këto dy faza të procesit. Mendoj se ato duhet të jenë më objektivë dhe realistë.
Çfarë do t’i këshillonit apo sugjeronit Shqipërisë, të dy palëve, maxhorancës qeverisëse dhe opozitës, që në qershor 2014 të mos ketë një shtyrje tjetë? A ka diçka që do t’i jepnit rëndesi të posaçme për t’u arritur në këtë kuadër që ju përshkruat?
Mund të përsëri svetëm atë që e theksova gjatë diskutimeve në seancën plenare të Parlamentit Europian dhe në Këshillin e Marrdhënieve me Jashtë: që të dyja palët, qeveria dhe opozita duhet të vazhdojnë në trendin pozitiv, që filloi në vend pas zgjedhjeve të fundit parlamentare. Të dyja palët duhet të tregojnë me rezultate konkrete, se integrimi i Shqipërisë në BE është në interesin e tyre të përbashkët dhe përderisa kemi të bëjmë me një proces të gjatë në kohë, përtej mandatit të një qeverie, është e rëndësishme të provojnë që këtë e pranojnë të dyja palët para gjithkujt. Të dyja palët duhet të kenë vazhdimisht në mendjen e tyre, se integrimin po e bëjnë për shqiptarët.

Eshte per te te ardhur keq se si na trajton BE-ja…Eshte per te te ardhur keq se si politika shqiptare (pozite – opozite) luan me popullin shqipetar duke i prishur imazhin e tij ne Europe.
Politikane mafioze, politikane te korruptuar, politikane te pa edukuar, politikane mendjemedhenj, politikane te pakualifikuar…Deri sa keto lloj prototipash te ekzistojne BE-ja nuk ta hap deren edhe per shume vite te tjera…
AB : http://darsiani.jimdo.com/dars-klos-news-albania/news-2013/
Me duket se do ishte më mirë të orientohemi drejt Rusise.Le te flase njeri me kunder Enver Hoxhes.
Pse nuk u tregoni deren ketyre qylaxhinjve njehere nuk po e kuptoj ,perse ,kush me thote pse duhet patjeter te futet edhe i fundit i fshatit ne” kooperativen e madhe te bashkuar “kur si ai jashte ka edhe te tjere ,perse nuk mund te hedhe nje inisiative ne rajon e te formoje nje” kooperative te vogel”,Shqiperi ,Kosove, Maqedoni,Malizi duke u dhene lehtesira psh per shfrytezimin e perbashket te porteve ,mungese dogane,plaifikim tregetie etj
Ne fund te fundit Evropian nuk te ben as perkatesia politike e as aderimi ne bashkesi shtetesh te medhaja evropiane ,evropian te ben respekti qe ke si individ ndaj ligjit ,serioziteti ndaj taksave e dialogu qe ben perfaqesuesi yt ne parlament me kundershtarin politik …ka edhe te tjere pjesetare qe po i mbajne me aspirina se nuk kane ditur nje jete ta marrin seriozisht shtetin e tyre ,konsiderate e tille me mire te na mungoje !
Qe rruga ishte shume e gjate kete e dinte edhe BUFI. Por nje gje me çudit. Kur Sala ja fuste si KAU – PELES dhe mburrej ta fuste memedheun ne Europe ne 2014…….Pse nuk rreagonte zoti QYQAN dhe ti vinte kufirin tek THANA plakut MERE. Mire qe ne Shqiperi kishin frike nga Sala kur ishte ne pushtet…..por me sa duket me frike e kane patur keta zoterinjte europiane !!!!!!!
Ik o Kukan ,boll na mbushe mendjen…Ju jeni qe te gjitha plera dhe mafioz….Ju as na keni dashur dhe as na doni…A e dini pse…Se ne jemi me te mencur se ju,jemi me puntor se ju,jemi me te ndershem se ju,dhe mbi te gjitha jemi race me e bukur se ju…Ju ne nuk na pranoni se na keni frike se e dini mire qe nejemi popull ambicioz ….Mos flisni me per status se na krijoni trumbullenca ne stomak..Abandonoin keta plera e popull…Politikanet shqiptar te gjitha pislleqet nga ju i kane mesuar…
Lidhuni me Kinen dhe do te shihni se si do iu vi ìne anash, pse jo dhe me Rusine, jane shtete te fuqishme te cilat ne 10 vitet e fundit kane nje potencial te madh ne ekonomite e tyre. Lereni Evropen plake qe eshte plot me probleme. Mos iu qyravisni te ashtuquajturve Eksperte qe vijne e ikin ne Tirane nga BE se te vetmet gjera qe shikojne jane rrogat e tyre, dietat dhe ne momentin qe avioni ngrihet ne Rinas thone FUCK YOU
BE eshte si puna e femres,sa me shume ti lutesh aq me shume te largohet,sa me indiferent te jesh me te aq me shume te ngjitet….kemi rastin konkret UKRAINEN…KURSE KETA FYLE-MYLE NUK I PYET NJERI NE BE…
more shqiptare intiligenta ::::: , cfare ka nje arab qe jeton ne europe me teper se ne shqiptaret asgje :::: cfare ka nje zezak me teper se ne shqiptaret asgje nuk ka ::: vetem qe ngrefet se jam francez jam hollandez :: ne vlejme 1000hee me mire se keto europiane afrikane arabe qe jane dembela hajduta pushta ::::perse hallanda do me u nda ne dy :::: sepse ne njeren krah ka frankofone francez arabe dembela dhe krahu tjeter hollandeze qe punojne qe jane me te pasur : kjo eshte Europa :une qe jetoj ne France i shikoj arabet qe e mbajne veten per fraceze zezake te piset qe nuk punojne dhe e kane futur francen ne borxhe ::::albania po te kete nje president te zgjuar te kultivuar ja del vete pa pasur nevojen e piselliqeve te europes ;qe shikojne vetem interesin personal :::: isha ne kroacie ne sllovenie :: dhe i pashe sllovenia eshte nje shtet i Vogel por ja dalin shume mire ::: SEPSE QEVERIA MENDON PER POPULLIN PARA SETE MENDOJE PER VETE SI RAMA //BERISHA /BASHA // META ///NE KEMI VEND PER TU ZHVILLUAR POR NUK KEMI EKONOMISTA TE MIRE ///// RAMA I FUTI TE GJITHE PIONIERET NE QEVERIE /// NUK KANE NJE PROJEKT NJE PLAN PER TA LUFTUAR PAPUNESINE /// PRANDAJ VENI NJE NJERI TE MENCUR NE QEVERI DHE HIQINI KETO HAJDUTE TE PISET /// DHE DO TJA DALIM /// JENI ME MIRE PA EUROPEN //// E BRUKSELIT QE KOMANDOHET NGA FRANCA DHE GERMANIA /// JU THEM TE VERTETEN … JETA ISHTE ME E LEHTE KUR NUK KISHTE EUROPE EKONOMIKE ///
Zoti Fylee! Ne po te rregullojme sa probleme tonat ,nuk do ju ndiqnim kaq me endje se…; ne mes te evropit jemi ,anes detit rrethuar me liqenet me te bukur te evropit me token me pjellore se e tere evropi ,me male gjigande e fusha te gjera me pasuri marramendese mbi e nentokesore me lumenj qe na vijne nga evropi e derdhen ne detin tone .Me pasurine me te madhe ne arkeologji se evropi,por mbi te gjitha zoti Fyle ne.. kemi bijte e bijat me te zgjuar e me te bukur ne te gjithe evropin .
Ne nuk kishim c’ti benim kufirit te Veros pa tani …!
Principi i gjelit te detit qe ushqehet para se te therret ndiqet edhe ne politike. I semuri qe hyn ne Europe nuk duhet te jete i semure per vdekje se stacioni intensiv ka kosto shume te larte, por i semure sa per ti dhene disa ilace qe ta paralizosh dhe pastaj duke e rrahur ngadale, ngadale si qumeshtin ne dybek ta marrin gjalpin e te lene hiren.
Kush nuk di kaq nuk di asgje. Kush ka harruar historine e shkruar deri me sot, qe Shqiperine kane dashur gjithmone ta gllaberojne sdi asgje, kush mendon se kjo Europa kapitaliste ka ndryshuar mendje dhe na ndihmon eshte i goditur dhe kush nuk e di qe jemi te pasur dhe te keq qeverisur eshte i verber. Atehre cfare te bejme?
Po sikur ta fillojme nga kjo e fundit dhe mjaft me e lagu se lagu. Kush mund te organizoje ose te ma thote mua si organizohet, nje peticion ku ti drejtohemi qeverise te ndeshkoje hajdutet. Te nxirren para gjyqit ata qe ajo akuzoi deri para zgjedhjeve si hajduta. Te nxirren para gjyqit krimenelet e shqiperise te ketyre 23viteve. Perse te merret nje hua 1 miliard dhe te mos sekuestrohen politikanet hajdute? Te hapen dosjet.