Kukan: Shqiptarët do ta vlerësojnë së tepërmi reformën në drejtësi

Dita
Eduard Kukan u Sarajevu: BiH zaostaje za zemljama regiona

Eduard Kukan, ish-kryetar i Delegacionit të Parlamentit për Evropën Juglindore, është një njohës dhe dashamirës i Shqipërisë. Ai e ndjek me vëmendje politikën e Tiranës zyrtare, duke bërë herë pas here edhe ndërmjetësin në raste krize apo çështjesh të ndryshme, siç ishte së fundi ligji për dekriminalizimin etj. Si bashkëraportues në përgatitjen e raportit të PE-së për Shqipërinë, i cili u votua javën e kaluar, ai analizon situatën dhe jep opinionet e tij për disa nga prioritetet e vendit, në pritje të çeljes së negociatave me BE-në.

Shqipëria ka shënuar progres në reformat e domosdoshme për etapën e re që pret. Sigurisht, vazhdimi i këtyre reformave dhe zbatimi në praktikë do të jetë përcaktues për çeljen e negociatave. Të gjitha partitë politike në Shqipëri kanë punuar shumë për këtë reformë që prej disa kohësh tashmë. Unë jam i bindur se është në interesin e tyre krijimi i një sistemi të pavarur, të përgjegjshëm e më funksional, dhe që vendi të bëjë progres të mëtejshëm.

Kjo nuk është vetëm një nga kërkesat e procesit të integrimit në BE, por është gjithashtu çështja që vetë qytetarët do të vlerësonin jashtëzakonisht. Pas vizitës sime të fundit në Tiranë, mendoj se të gjithë drejtuesit politikë kanë një vlerësim të ngjashëm për sa i përket rëndësisë së kësaj reforme dhe shpresoj se ajo do të miratohet nga të dyja palët”, thotë Kukan .

Sipas tij, dialogu politik është i rëndësishëm edhe për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE dhe se të gjitha partitë e mëdha politike duhet të kenë mirëkuptim për sa u përket reformave dhe orientimeve kryesore të Shqipërisë, që është hyrja në BE.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *