Kukan “shumë i lumtur” për marrëveshjen Rama-Basha

DITA Online

 

Eurodeputeti Eduard Kukan ka përshëndetur sot marrëveshjen e arritur mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për zgjidhjen e krizës politike në vend.

“Shumë i lumtur për lajmin e mirë nga Shqipëria këtë mëngjes pasi Kryeministri Rama dhe Lulzim Basha arritën marrëveshjen për zgjedhjet”, shkroi Kukan në Twitter.

Më herët, edhe Prezenca e BE-së në Shqipëri, zyra e OSBE-së dhe ambasadori amerikan Donald Lu përshëndetën arritjen e marrëveshjes që i hap rrugë pjesëmarrjes së partive opozitare në zgjedhje.

Share This Article
1 Comment
  • Nuk ka marreveshje pa u firnosur dokumenti zyrtar. Luli mund te dale sot nga zyra e Saliut dhe te kerkoje ndonje pike shtese per te prishur marreveshjen dhe kthehemi ku ishim.
    Une personalisht nuk dua as PD, as PR e as partickat e vogla me kryetare si puna e Nard Ndokes e Dukes qe te marrin pjese ne zgjedhje se jane alternative korrupsioni dhe jo progresi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *