Burime Kukeli ka kaluar një pasdite shumë të vështirë sot. Mesfushori i kombëtares sonë ka mbetur i dëmtuar në finalen e Kupës së Zvicrës, mes Zyrihut e Luganos.
Në minutën e 20-të të finales ishte shumë i pafat, sepse u përplas kokë më kokë me shokun e skuadrës JapiJapo, duke mbetur i shtrirë dhe i gjakosur.
Pas ndihmës mjekësore dhe një fashimi të dukshëm, Kukeli u detyrua të braktiste fushën e lojës, ndërkohë që nuk dihet ende shkalla e dëmtimit.
Ky nuk është aspak një lajm i mirë për De Biasin, që pas dy ditësh duhet të shpallë listën me 23 futbollistët që do të marrë në “Euro 2016”.
