Kukës, 38 zjarrfikësit e pushuar i rikthehen protestës

anazapta

Janë rikthyer në protestë 38 zjarrfikësit e larguar nga puna në Kukës, që kërkojnë rikthimin e tyre. Dje ata kanë dalë përpara prefekturës, ndërsa paralajmëruan se nëse nuk marrin një zgjidhje, do të bllokojnë tunelin në Rrugën e Kombit dhe bashkë me familjarët e tyre do të hyjnë në grevë urie. Punonjësit u larguan nga puna me motivin e shkurtimit të strukturës. Pjesa më e madhe e tyre janë larguar nga shërbimi i mirëmbajtjes së tunelit të Kalimashit, plotë 28 vetë dhe 10 të tjerë të shërbimeve Kukës e Tropojës.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *